Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA..

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)

Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!

Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.

Showing posts with label Lajme. Show all posts
Showing posts with label Lajme. Show all posts

Saturday, 30 June 2012

Matura, 4 mesuese ne pranga

Nje note e mire apo kaluese ne provimet e matures ne Kamez, ne shkollen “Ibrahim Rugova” kushtonte 250 mije leke, ndersa me i veshtiri ai i historise se avancuar deri edhe 350 mije leke.
Kjo eshte tarifa e vendosur nga kater mesuese te kesaj shkolle ndaj kater maturanteve, e zbuluar nga njesia e perbashket hetimore dhe strukturat e krimit ekonomiko-financiar ne perfundim te hetimeve me metodat speciale ne baze te nje autorizimi te leshuar nga Prokuroria e Tiranes. Ne perfundim jane arrestuar kater mesuese te kesaj shkolle, dy prej te cilave ajo e fiskultures dhe historise u kapen ne kushtet e flagrances brenda ambjenteve te shkolles duke korigjuar testet thote nje burim i policise. Ndersa dy mesueset e tjera, ajo e matematikes dhe letersise u kapen ne shtepi, por qe implikohen nga pergjimet dhe vezhgimet e gjata te agjenteve kunder krimit ekonomiko-financiar ne Policine e Tiranes. Burimet e policise thane se rasti i fundit ben fjale per nje vajze nga Kamza e cila ka nderhyre nepermjet nje familjari tek mesuesja e fiskultures qe dyshohet se bente rolin e sekseres ka paguar shumen prej 250 mije lekesh per note kaluese, ndersa shoqja e saj kishte paguar nje shume te ngjashme per note te mire.

Friday, 29 June 2012

Tanket "Pushtojne" Tiranen

Që prej trazirave të 1997 nuk na kishte ndodhur ndonjëherë të shikonim mjetë të rënda luftarake që të kalonin përpara syve tonë në qendër të kryeqytetit.

 Në këtë ditë të nxehtë qershori një kamion i madh mbante mbi “supe” një tank… Sytë kureshtarë u habitën kur përpara syve të tyre u shfaq mjeti i akullt dhe i fortë… Nuk ishte as paradë kalimi ushtarake apo ndonjë ekspozitë, por duke parë dhe gjendjen e amortizuar të mjetit luftarak, tanku ishte i destinuar për skrap.
Pavarësisht faktit se në mesditë nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në zona urbane, kamioni vijoi pa u shqetësuar nga askush rrugën drejt daljes së Tiranës. E ndërsa ai ecte, sytë kureshtarë e shoqëronin deri ku u humbte shikimi… Teksa kudo po zhvillohen luftëra dhe shikojmë tanke që pushtojnë qytetet edhe banorët e Tiranës u “pushtuan” për pak minuta nga tanke

Breshëri plumbash nga Lazarati, banorët përreth në panik

GJIROKASTER – Zhurma e armëve nga Lazarati shoqëron çdo natë banorët përreth zonës problematike. Breshëritë e armëve nisin pak para mesnate, për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

E përcaktuar si një zonë ku mbretëron karteli i drogës, pas goditjeve të fundit nga policia banorët e këtij fshati kanë vendosur të mos lejojnë sërish futjen e forcave të rendit në zonë.

Disa Grupe te xhirimit te televizioneve kombetare kan vëzhguar situatën nga një kodër, që prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme e deri ne orën 2.30 të mëngjesit të sotëm. Breshëritë e armëve kallashnikov duket se vinin nga të gjithë cepat e fshatit.

Të rrezikuar nga kjo situatë janë veçanërisht banorët e lagjes periferike “Zinxhira” në Gjirokastër, të cilët në panik deklarojnë se disa prej plumbave kanë përfunduar në muret dhe depozitat e banesave të tyre.

Por të qenit në një zonë të vogël, sjell stepjen e këtyre banorëve, të cilët refuzojnë edhe fotografimin e plumbave në banesat e tyre.

Përballë kësaj situate, nga policia e Gjirokastrës bëhet e ditur se forca të kësaj policie hyjnë çdo natë në fshat, ndërsa mohojnë të shtënat e armëve.

Burime zyrtare të policisë deklarojnë se nuk ka mbërritur asnjë telefonatë shqetësuese lidhur me të shtëna armësh, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë. Kjo situatë është bërë e përditshme, që pas futjes për herë të parë, pas disa vitesh, në fshatin Lazarat të forcave RENEA, një javë më parë, duke arrestuar njërin nga banoret e kësaj zone, për kultivim të rreth 600 rrënjëve me kanabis sativa.

Pukë, masakër për një copë tokë

Një konflikt dhjetëravjeçar në fshatin Mardhnac të komunës Qel të Pukës ka shkaktuar dy të vrarë dhe tre të plagosur.

Konflikti eshte mes dy familjeve Markaj dhe Permarkaj, per nje toke disa dynyme mes banesave te tyre. Mengjesin e së premtes anëtarët e familjes Markaj po udhetonin me nje autobus, ndersa po ktheheshin nga nje vizite familjare. 200 metra larg baneses se tyre kane rene ne priten e ngritur nga anetaret e familjes Permarkaj, te cilet kane qelluar me bresheri kallashnikovi mbi komshinjte e tyre. 

Per pasoje mbeti i vrare ne vend Paulin Markaj,

43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit te tij privat dhe vellai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Eshte plagosur rende Tone Markaj, 39 vjec, bashkeshorte e nje prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Policia gjeti te plagosur ne vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Permarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se eshte qelluar gabimisht nga familjaret e tij gjate prites se ngritur komshinjeve te tyre. Sipas policise e cila arrestoi edhe shtetasin Seferin Permarkaj, ne prite kane marre pjese edhe persona te tjere. Rreth 70 forca policie nga Shkodra dhe Puka kane rrethuar zonen e pyllezuar afer banesave, ku mendohet se qendrojne te armatosur pjesëmarresit ne kete masaker.

Dy familjet e medha kane qene te njohura per policine. Vazhdimisht ata kane patur perplasje te dhunshme mes tyre jo vetem ne Puke, por edhe ne Kamëz, ku serish banojne prane njera-tjetres. Disa here meshkujt e dy familjeve jane shoqeruar nga policia. Konflikti kulmoi me nje masaker me disa viktima dhe me nevojen qe shteti te nderhyje perfundimisht qe ngjarja te mos pershkallezohet.

Zbulohen armet e Saddam Hussein te gjitha ne flori (FOTO)

Keto jane armet personale qe zoteronte Saddam Hussein perpara se te vritej nga ushtria amerikane. LajmiDites raporton se te gjitha keto arme prej floriri tashme gjenden nen zoterimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe pikerisht tani jane bere publike kete foto.

Thursday, 28 June 2012

Vrasje në Tiranë

Ndërsa luhej ndeshja Spanjë-Portugali, Tirana u trondit në mbrëmje nga një vrasje. 35-vjecari Bledar Balliu u qëllua me armë pranë pallatit ku banonte pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa ndërroi jetë kur mbërriti në Spitalin Ushtarak.



Ngjarja ndodhi rreth orës 22.50 minuta, ndërsa Balliu ishte duke ecur në trotuar drejt banesës së tij, ku sapo kishte dale nga një lokal aty afër.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pasi u njoftua për të shtëna armësh. Policia thotë se është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes, të cilin e ka ndihmuar jo vetëm nata, por edhe fakti që në ato caste luhej ndeshja dhe dëshmitarët e rastit kanë qenë të pakët.

Bledar Balliu, i cili njihej edhe me identitetin Arif Shehu, është një emër i njohur për policinë. Një vit më parë ai u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Koliqit, edhe ky i fundit u vra pranë banesës së tij afër shkollës “Petro Nini Luarasi” në orët e vona të natës.

Balliu u arrestua dhe qëndroi disa kohë në burg për vrasjen e Koliqit, por u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.

Në vitin 2006 Balliu dhe Koliqi, tashmë të dy të ekzekutuar, u arrestuan për akuzën e pjesëmarrjes në një rrjet të fuqishëm të trafikut të lëndëve narkotike.

Ne operacionin “Poter AL” të asaj kohe në pranga ranë edhe disa persona të tjerë të dyshuar për trafikun e drogës nga Holanda në Gjermani. Vrasjet e tyre ndodhën pasi ata kryen dënimin e dhënë nga gjykata. 

Wednesday, 27 June 2012

Londra, gati për “përmbytjen” e prostitutave

Ndërsa Lojrat Olimpike janë duke afruar, Londra përgatitet të përballet me një “përmbytje” të mirëfilltë prostitutash.

Sipas të dhënave të besueshme të policisë dhe duke parë edhe shembujt e aktiviteteve të tilla madhore në të shkuarën, është e sigurt që numri i prostituave do të rritet, së bashku me numrin e shtuar të turistëve që pritet të vizitojnë kryeqytetin britanik në gusht dhe shtator.

Nga ana tjetër, disa shoqata të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, lëshuan alarmin në mediat e vendit, duke kërkuar nga autoritetet që të bëjnë më shumë për të shmangur prostituimin e minoreneve.

Nga klikimi i thjeshtë i disa prej faqeve të shërbimit të vajzave eskort, disa prej tyre kanë filluar që tani të reklamojnë aktivitetin gjatë dy javëve të Lojrave Olimpike, duke vendosur midis të tjerave edhe mundësinë e “shërbimeve olimpike”.

Në një paralelizëm të qartë me ngjarjen më të madhe sportive pas Botërorit, këto faqe kanë nisur të ofrojnë “paketa” ari, argjendi dhe broxi, në varësi të çmimeve, për secilin prej klientëve të tyre.

Trafiku seksual u dyfishua sipas të dhënave të policisë greke gjatë Lojrave Olimpike të 2004-s, ndërsa raste të tilla u evidentuan edhe në Sidney 2000 apo Pekin 2008, ndonëse të dhënat në rastin e fundit nuk u bënë asnjëherë publike nga autoritetet komuniste.

Droga, rrezik i dyfishtë - STOP Droges

Shqipëria ka një rritje të numrit të përdoruesve të drogave, duke regjistruar rreth 50 mijë përdorues dhe 15 për qind të tyre janë përdorues intravenoze.

Sipas specialistëve këto shifra kanosin për shpërthim të hepatiteteve, pasi shpesh përdoruesit e drogave e injektojnë atë me shiringa të përdorura.

"Prevalenca e infeksionit HIV te përdoruesit e drogës është nën 1 për qind. Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të Hepatitit C, që nga të dhënat studimore që ka organizata 'Stop Aids', personat që janë përdorues të drogave intravenozë, përqindja e Hepatitit C është mbi 30 për qind. Transmetohet kryesisht përmes shkëmbimit dhe ripordimit të shiringave të përdorura për injektimin e drogës. Me keqardhje them që programet e shkëmbimit të shkëmbimit të shuiringave që nga marsi i vitit 2012, për mungesë financimesh janë mbyllur dhe ky grup vulnerabël i shoqërisë sonë, sot gjendet pa një shërbim dhe na vë përballë rrezikut të shpërthimit të epidemive të tilla si Hepatiti B, Hepatiti C apo virusi HIV", thotë Arian Boci,nga organizata 'Stop Aids'.

Ne Shqiperi perdorimi i substancave abuzive eshte rritur shume sidomos tek adoleshentet. Madje sipas statistikave ka një rritje te perdorimit të tyre edhe nga femrat. Ne Diten Botërore të Luftës Kundër Drogës eshte organizuar nje aktivitetet sensibilizues mbështetur nga Ambasada Amerikane.

Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik thanë se në luftën kundër drogës duhet te kete bashkepunim ndersektorial.

"Vendi ynë po përballet me një çështje të tillë, është një problem i cili është lehtësisht i parandalueshëm falë mekanizmave apo koordinimit shumësektorial, i cili është i mundshëm dhe është i parashikueshëm dhe është i parashikuar, ndërkohë që kurimi i personave të cilat kanë krijuar varësi është një problem më i komplikuar dhe më i vështirë", thotë Gazmend Bejtaj, drejtor i Shëndetit Publik.

Ministria e Shendetsise ka miratuar tashme strategjine e re ne luften kundër drogës per vitin 2012 -2014, ku  perfshihet ngritja e nje Qendre Kombetare per Informimin e të Rinjve në ISHP.

RENEA qëllohet me armë në Lazarat, po filmonin parcelat

http://lajmidites.com/wp-content/uploads/2012/06/lazot-300x224.jpgKatër oficerë të repartit RENEA janë përballur me të shtëna armësh dje në Lazarat, ndërkohë që po filmonin parcelat e kanabisit.
Sipas Panorama, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Breshëritë e armëve, që dyshohet se kanë qenë kallashnikovë, kanë detyruar oficerët të braktisin misionin e tyre.
Policia e Shtetit vijon të bëhet qesharake duke shpërndarë njëherë lajme se kanë hyrë në Lazarat e më pas duke i përgënjeshtruar ato.
Oficerët e RENEA-s ishin pozicionuar në një grykë dhe po filmonin parcelat, kur persona të armatosur, që mendohet se janë pozicionuar në mal dhe vëzhgojnë çdo lëvizje, kanë qëlluar me armë. Dyshohet se ata kanë qëlluar në ajër. Por kjo nuk është hera e parë kur lazaratasit qëllojnë mbi policinë dhe jo në ajër, por direkt mbi ta.

Monday, 25 June 2012

14 vjeçari letër nënës para se të vdiste. Mos qaj, unë jam duke vdekur


Fjalët e djalit të saj 14 vjeçar Wesley Walker, nga Longton, Stoke-on-Trent, shkruar në një detyrë të ngarkuar nga shkolla e mpinë komplet nënën e tij 42 vjeçare.

Ai ia dha në dorë nëns letrën që kishte shkruar dhe shkoi të flinte, dhe kur e ëma e lexoi vrapoi menjëherë në dhomën e tij për të parë nëse ai ishte duke bërë ndonjë marrëzi vetëvrasëse.

Por djali ishte duke fjetur për mrekulli. E vërteta e letrës ku ai i shprehte nënës së tij se e deshte shumë dhe askush nuk mund ta zëvendësonte atë si dhe falënderonte për jetën që i kishte dhënë, apo dhe momentet që kishin kaluar.
Gjithashtu ai i kërkonte që funerali të bëhej në një vend plot me ngjyra ashtu si personaliteti i tij.

Prindërit duan që shkolla të kërkojë falje për situatën e krijuar, por në fakt ishte një ushtrim në 'artin shprehës' dhe një mundësi për nxënësit për ti treguar nënave të tyre që ata i duan ato.

Zonja Walker, një asistente mësimor, shtoi: "Wesley është një djalë i gjallë dhe për këtë kjo më bëri të mendoj se nuk ishte diçka serioze dhe e gabuar".
Megjithatë shkolla do të rishikojë komunikimin me prindërit.

Sunday, 24 June 2012

Baballaret e sotem, marin informacion si te rrisin femijen!

Ndonëse më  parë nëna që priste një fëmijë nuk kishte  informacion mjaftueshem për mënyrën se si do të kujdesej  gjatë shtatzanisë dhe për momentin e lindjes së bebes, sot po vihet re një trend i ri, sidomos tek ciftet e reja.

Nëna, por edhe babai ndjekin kurse me informacion të detajuar për të qënë të përgatitur për ardhjen e fëmijës së tyre në jetë.

“Ishte një informacion shumë i dobishëm ka qenë një mënyrë më e mirë për të shijuar shtatzaninë”, tha Nelsa Fejzo.

“Ishte shumë interesante u praktikuam si të lanim fëmijën dhe besoj se do kem më pak emocione kur të vijë moment i larjes në të vërtetë”, tha Geldon Fejzo.

Ndonëse në konsultoret e grave, dhe në maternitet jepet informacion, sipas mjekëve pediater informacione të tilla shtesë ndihmojnë shumë ciftet e reja, pasi shpesh nënat  kanë frikë të prekin beben e tyre apo kërkojnë ndihmën e gjysheve për ta larë të miturin.

“Janë informacione që është mirë  që prindi t’i ketë që para lindjes, pasi në shumë raste ato i marrin pas lindjes dhe atëherë janë mjaft të lodhura”, tha  Eda Jazexhiu Postoloi, pediater,neonatologe.

Në Ministrinë e Shëndetësisë theksojnë se në strukturat shtetërore u jepet priroitet edukimit shëndetësor të nënave të reja.

“Edukimi shëndetësor është prioritet i Minstrisë së Shëndetësië duke filluar nga shërbimi parësor me konsultoren dhe më pas në maternitet. Kush i ndjek këto kurse ka një proces lindje më të lehtë”, theksoi Enida Xhumari, specialiste e promocionit MSH.

22 vjeçarja sulmohet barbarisht nga një bandë që kryesohej nga një femër

Fytyra tronditëse e kësaj vajze tregon për një grabitje dhe rrahje me dhunë nga një bande rrugësh.
22 vjeçarja Leanne, po ecte vetëm përmes një parku në Southend, Essex, si ajo është sulmuar nga një bandë e përbërë prej 3 burrash dhe një femër të cilët e kanë shkelmuar dhe gërvishtur me thonj në fytyrë, sa në fund kanë ikur me çantën e saj e cila kishte 62 pound, kartat e bankës dhe i kanë marrë një varëse floriri.
Ajo në atë gjendje ka njoftuar policinë ku i ka dhënë vetëm emrin e saj pasi nuk fliste dot.
Më pas u transportua në spital dhe policia është në kërkim të kësaj bande që mendohet të jenë të moshës 20-25 vjeç.
Akoma nuk dihen shkaqet edhe pse burimet e para tregojnë se nuk ka patur konflikt me ndonjë. Burimet e policisë thonë se këto lloj bandash janë rritur shumë dhe mendohet që një shkak të jetë dhe praktika e tyre para se të futen në banda profesionale.

Saturday, 23 June 2012

Sfidon plumbat e policisë për drogën, vritet në Itali shqiptari

Ka përfunduar me gjak një kontroll antidroge për një shqiptar, përgjatë rrugës që të çon në Siena të Italisë.
Një shqiptar i moshës 26 vjeçare ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me plumba nga një polic.
Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al, viktima u qëllua me armë zjarri teksa ka kaluar me forcë më mjetin e tij një postbllok të ngritur nga policia, ndërsa për ndalimin e tij forcat e rendit kanë përdorur edhe plumba.
I riu duke tentuar ti shpëtojë kontrollit të makinës ka thyer pikën e kontrollit të ngritur nga policia, teksa fillimisht këta të fundit kanë qëlluar në ajër dhe më tej në drejtim të tij.
Sakaq pas hetimeve rezultoi se në makinë ne viktimës u gjetën 10 kilogramë drogë, dhe pikërisht për të shpëtuar kontrollin e lëndës narkotike shqiptari ka sfiduar plumbat e policisë duke mbetur i vrarë.

Friday, 22 June 2012

Policia hyn në Lazarat?!


Pas afro një jave rrethimi të fshatit problematik të mbjelljes se hashashit, policia njofton se ka depërtuar më në fund në Lazarat duke nisur dhe operacionet antikanabis, raporton Vizion Plus.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit gjatë kontrollit të befasishëm në lagjen “Bregu i Spilos” janë zbuluar 600 fidanë në kubike, gati për tu mbjelle në parcele. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 100 kilogramë marijuane. Lënda narkotike është gjetur ne banesën e Xhelo Rabit, 59 vjeç, i cili është vënë në prangat e policisë. Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe bashkëshortja e Rabit. Në operacionin e koduar “Kubiku” u angazhuan veç efektiveve te Gjirokastrës edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe Delta Force. Policia bën me dije se do të vijojë kontrollet në fshatin e Lazaratit. Prej ditësh në hyrje të fshatit është vendosur një postbllok që kontrollon hyrje- daljet ne fshat. Javën e kaluar u shoqëruan mbi 170 persona, burra e gra te punësuar nga kultivuesit e drogës ne Lazarat. Megjithatë ende nuk është sqaruar nëse ky është një aksion i gjerë, apo policia ka bastisur një shtëpi.

Tuesday, 19 June 2012

44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro


ITALI - Një 44-vjeçare shqiptare akuzohet se ka përvetësuar rreth 200 mijë euro nga një pensionist në Itali, duke u shtirur si e dashuruar pas tij.

Policia Financiare e qytetit të Cuneo-s po heton mbi rastin e emigrantes shqiptare R.L., e cila dyshohet se ka shfrytëzuar ekonomikisht një pensionist me banim në Mondovì. Një i afërm i 69-vjeçarit italian ka sinjalizuar këtë histori dashurie nga e cila me sa duket gruaja shqiptare ka përfituar shuma të mëdha parash.

Mësohet se miqësia fillestare, e transformuar më pas në një lidhje më të ngushtë, ka shtyrë të moshuarin që për vite të tëra t’i dhuronte shuma parash gruas shqiptare. Edhe kur ajo ishte kthyer në Shqipëri, ai vazhdonte t’i dërgonte para për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzime nga më të ndryshmet. Taksa, pagesa për sëmundje të rënda, borxhe dhe deri në një shtatzëni që mendohet se gruaja ka trilluar për të shfrytëzuar situatën.

Sipas 44-vjeçares, nga marrëdhënia me pensionistin italian, ajo kishte lindur dy binjakë, njëri prej të cilëve kishte vdekur. Gjithçka në Shqipëri, larg syve të 69-vjeçarit që e mendonte veten babain e fëmijëve dhe ndihej i detyruar moralisht të paguante për ta.

Në pritje të verifikimeve mbi vërtetësinë e atësisë, është ngritur padi kundër gruas shqiptare.

Si mbillet kanabisi në Lazarat



Prej ditësh policia e Gjirokastrës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Delta kanë rrethuar fshatin Lazarat për të ndaluar fuqinë punëtore që shkon për të mbjellë kanabis sativa.

Por përvec postoblloqeve dhe ndalimit të rreth 170 personave nga qytetet të tjera që shkojnë të punojnë atje, policia nuk ka mundur të hyjë në fshat, edhe pse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se uniformat do të ndërhyjnë.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka transmetuar pamjet të cilat tregojnë se cfarë ndodh në Lazarat, ndërsa fshati është i rrethuar me policia.

Banorët vijojnë punën për mbjelljen e kanabisit dhe pa ndihmën e krahut të punëtorëve që i ka ndaluar policia këto ditët e fundit.
       
Ka gropa të bëra gati për mbjelljen e bimës. Depozitat e ujit po ashtu janë mes parcelave gati për vaditjen e kanabisit. Ndërkohë nga pamjet mësohet se sa paguhet krahu i punës në Lazarat.

Lazarati në “shtetrrethim”, policia e pafuqishme për tu futur në fshat…

Në përpjekje për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike Policia e Shtetit prej ditësh po mban të rrethuar fshatin problematik të Lazaratit. Kreu i më i lartë i këtij institucioni Hysni Burgaj ka pohuar për mediat se 22 persona tashmë janë të arrestuar nën dyshimin e trafikimit të lëndëve narkotike ndërsa ka theksuar se do të kërkojë nga homologët italianë helikopterë për të bërë kontrolle nga ajri me synim bllokimin e trafikuesve.
“Do bllokojmë çdo tentativë për kultivimin e kanabisit. Po punojmë me policinë italiane për të mundësuar monitorimin nga ajri të të gjithë territoreve me kanabis në Lazarat. Monitorimi do të nisë shumë shpejt”- është shprehur Burgaj.
Më tej duke lavdëruar punën e policisë ai i ftoi gazetarët që të shkonin atje për të parë se gjedja në këtë fshat nuk është ashtu sic e përshkruajnë mediat. Por ai nuk sqaroi se si mund të hyjnë gazetarët kur vetë policia është e pafuqishme për tu futur në fshat.
Ndërkohë orëte fundit si pasojë e “shterrethimit” të Lazaratit është arrestuar në flagrancë në postobllokun e policisë në Kordhocë nga FNSH , DELTA FORCË dhe Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër një shtetas nga Lazarati i cili qarkullonte me armë zjarri Pistoletë TT. Ai quhet Rigels Proko , 23 vjec, lindur dhe banues në Lazarat, i cili drejtonte një automjet tip benz me targa te huaja. Gjithashtu në një tjetër postoblok është arrestuar Henri Manaj 25 vjec, lindur dhe banues në Memaliaj të rrethit Tepelenë , i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet tip benz dhe iu gjet e fshehur në brez një armë e ftohtë thikë , me presë 14 centimetra të gjatë.