Një çift kinezësh nga një provincë në Zhejiang u dënuan të paguajnë
gjobën prej 1.3 milionë yuan ose rreth 150 mijë euro, pasi sollën në
jetë një fëmijë të dytë.
Gjoba erdhi pasi siç informon gjykata qe vendosi masen e gjobes, çifti shkeli ligjin për
planifikimin familjar i vendosur në Kinë, i cili i imponon çiftet që të
kenë vetëm 1 fëmijë.
Dy bashkëshortët në muajin shkurt u bënë prindër të një vajze, pasi më herët në vitin 1995 sollën në jetë një djalë.
Ligji për fëmijën e vetëm është në fuqi në Kinë dhe gjithë ata çifte që e shkelin atë gjobiten.
0 comments:
Post a Comment