Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA..

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)

Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!

Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.

Monday 2 July 2012

Vendet në trupin e femrës të cilat mezi presin të preken

Shumica e meshkujve shpesh pyesin se ku duhet prekur partneren, në mënyrë që t’ia mundësojnë të përjetojnë ekstazën. Në qoftë se nuk i dini dhjetë zona kryesore erogjene të femrave, po jua japim listën e tyre! Jo, në vend të parë nuk është klitorisi! Derisa te meshkujt është krejt e thjeshtë, zonat e tyre kryesore erogjene janë testisët, penisi dhe anusi, ndërkaq kur është fjala te femrat te ato ka shumë pika në trupin e tyre të cilat mezi presin t’u preken. Mësohuni se si te arrihet deri te kulmi i kënaqësisë! Ana e brendshme e kërdhokullave Kjo pjesë e trupit të femrës është në vendin e dhjetë. Është shumë e ndjeshme në prekje, puthje dhe lëpirje. Mbani në mend – as të mos ju shkojë mendja që të “kafshoni”, sepse kjo pjesë është tepër e ndjeshme. Zona pas gjunjëve Kjo pjesë është në vendin e nëntë dhe do të befasoheni se si do të reagojë femra kur në atë vend me butësi e prekni apo e puthni. Mirëpo, me rëndësi është që të mos jeni të vrazhdë apo të mos e teproni me butësi, ndoshta partnerja juaj mund të guduliset. Prapanica Kjo pjesë e trupit të femrës është në vendin e tetë! Mund të mos besoni, por shumica e femrave ndiejnë kënaqësi kur i kushtoni kujdes prapanicës së tyre. Shumica e dëshirojnë edhe “drejt”, mirëpo nuk është kjo e tëra! Disa duan që ajo pjesë t’u lëpihet, madje duan edhe penetrim me gisht apo penis. Po, fjala është për sek*in an*l. Pjesa e pasme e qafës Kjo zonë e trupit të femrës është në vendin e shtatë. Dhe, sapo t’ia afroni faqen tuaj asaj pjese, ajo do ta ndiejë frymën tuaj, do t’u jetë parapërgatitje e mjaftueshme. Dhe, vazhdoni ta prekni, ta puthni, mos humbni shumë kohë, filloni t’i bëni masazh. Veshët Janë në vendin e gjashtë. Shumica e femrave e dëshirojnë lëpirjen, puthjen dhe “kafshimin” tepër të butë. Mos i fryni në vesh, këtë gjë nuk e dëshirojnë. Mund vetëm t’u pëshpëritni. Mirëpo, mos u thoni që t’jua lajë pantallonat, le të jenë pëshpëritje vetëm e*otike. Shputat Janë në vendin e pestë. Disa femra e duan masazhin, disa i duan puthjet, madje edhe thithjen e gishtave të këmbës. Mos hezitoni, por duhet patjetër që shputat e partneres suaj të jenë të pastra dhe të kuruara mirë. Karpa Me siguri që shumica e meshkujve do të befasohen përse karpa është në vendin e katërt. Mirëpo, provojeni sapo t’ju jepet rasti. Kjo zonë është e shkëlqyeshme për të filluar paralojën. Filloni me puthje dhe do të shihni se sa shumë kënaqet. Gjinjtë (thimthat) Janë në vendin e tretë. Kjo me siguri nuk është kurrfarë befasie. Lëpirja dhe puthja e thimthave do ta bëjë të gatshme partneren tuaj brenda sekondave. Kujdes të mos jeni tepër i vrazhdë. Kjo zonë është mjaft e ndjeshme. Vagjina (klitorisi) A po çuditeni pse kjo zonë është në vendin e dytë! Nëse keni pushuar së befasuari, supozojmë që nuk ju nevojiten udhëzime të posaçme, sepse këtë qëmoti e keni praktikuar. Nëse jo – turp për ju dhe urgjentisht bëni diçka me gishta dhe me gjuhë. Buzët Janë në vendin e parë. Po, e vërtetë është! Nëse dini se ç’duhet të bëni me buzët e saj, sapo të filloni ta puthni, kjo gjë do t’ju çojë shumë më larg. Nëse mashkulli nuk di t’i japë puthje të zjarrta femrës, që asaj t’i dridhen këmbët, nuk do të ndahet mirë.

Sunday 1 July 2012

Fernando Torres edhe zyrtarisht është shpallur golashënuesi më i mirë në Euro 2012

Fernando Torres edhe zyrtarisht është shpallur golashënuesi më i mirë në Euro 2012

Ai ka shenuar tre gola sa edhe Mario Gomez, Mario Mandzukic dhe Alan Dzagoev, por sipas rregullores vlen goli në finale dhe asistimi
që e bëri për Juan Matan i cili shënoi në çastet e fundit të takimit.

Sulmuesi i Chelseat njeherit bëhet dhe lojtari i parë dhe i vetëmi cili ka shënuar në dy finale të Kampionatit Evropian.

Luana: 3 vite e përndjekur nga një profesor

Luana Vjollca, bukuroshja e Top Channel, ka folur hapur për një problem që e përcjellë tash e një kohë të gjatë.
Ajo thotë se një pedagog e ngacmon çdo ditë prej tre vitesh.

“Gjërat janë tejkaluar, duke qenë se është një personazh që më bezdis, të them të drejtën çdo ditë prej tre vitesh. Si fillim më është bërë qejfi, sepse vura re një interes të madh tijin, por pas tre vitesh ka ardhur koha t’i them stop këtij personi, që tashmë po shqetëson vërtet. Jam munduar të qëndroj indiferente. Mirëpo me aq sa mund të them, ai mundohet të jetë në kontakt të përditshëm me e-mailin tim,” thotë Luana
“Mund të zbuloj vetëm inicialet O.Z dhe thotë që është profesor në një universitet. Nuk e kam takuar dhe nuk e di nëse më përndjek ose jo. Di që është i informuar kudo që ndodhem dhe kjo është shqetësuese të dish se të ndjek përditë një person i fiksuar pas teje.”
E pyetur se pse nuk ka bërë denoncim, ajo thotë: “E kam menduar shumë herë, por nuk kam dashur t’i bëj keq një personi që ndoshta më do me të veten”.

Liami dhe Gerta e BB5: Rrëfejmë të vërtetën e lidhjes sonë


Janë komentuar shumë dy ish-banorët e edicionit të BB5 për një lidhje mes tyre këtë javë. Megjithatë, të dy ata kanë versionin e tyre të historisë për të treguar. Liami, i cili është aktualisht në lidhje me të dashurën gjermane, Evelinë, dhe Geri, vajza simpatike që pohon se në krah të saj nuk ka asnjë mashkull. Të vërtetën e tyre, ata e tregojnë në intervistat që kanë dhënë për “Mapomania”.
Geri, vajza simpatike, e cila u bë e njohur në formatin e “Big Brother 5” , vjen në këtë intervistë duke rrëfyer të vërtetën e marrëdhënies së saj me Liamin. “Ne jemi vetëm miq”, – thotë ajo dhe tregon se kjo gjë e ka shqetësuar pak jo vetëm atë, por edhe miqtë dhe familjen e saj. Edhe pse thotë që shoqëria e tyre nuk ka ndryshuar, sërish ajo pohon se tani ka frikë të dalë në shoqëri me Liamin pas fjalëve që kanë qarkulluar për një histori dashurie mes të dyve. Gjithashtu, Geri tregon edhe për marrëdhënien e saj me Evelinën, të dashurën e Liamit, për të cilën thotë se ka një miqësi të mirë. Veç kësaj, Geri beson në dashurinë e fortë që ata kanë për njëri-tjetrin, ndaj i vjen keq për këtë situatë të krijuar, ku ajo është protagonistja kryesore.
Geri, së fundmi është shkruar se ti dhe Liami jeni në një lidhje? Sa e vërtetë është kjo gjë?
Është absolutisht false. Unë dhe Liami jemi miq shumë të mirë. Njihemi familjarisht dhe kemi një raport shumë të mirë miqësor. Nuk mund të flitet fare për diçka të tillë.
Cila është marrëdhënia që ti ke me Liamin pas daljes nga BB5?
Është një marrëdhënie shoqërore. Ne dalim gjithmonë, si me Dritanin ashtu edhe Liamin. Mblidhemi të gjithë tek lokali i Tanit, ku shkoj me motrën dhe miqtë e tij dhe rrimë të gjithë bashkë.
Sa i përket faktit që punoni bashkë në clube?
Unë nuk di të punoj në ndonjë lokal nate dhe as nuk menaxhoj asgjë. Ne jemi takuar nëpër pub-e me Liamin po dhe miq të tjerë për qejf, asgjë më shumë se kaq.
A ka ndodhur ndonjë gjë më shumë se miqësi mes ju të dyve?
Jo. Absolutisht s’ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur asnjëherë.
Mendon se kjo është një dashakeqësi apo thjesht spekulim me miqësinë tuaj?
Mendoj se këto janë thjesht lajme për të shitur, por opinioni është shumë i rëndë për mua dhe këtu shoh një lloj dashakeqësie deri diku.
Çfarë komentesh ke pasur nga miqtë, apo edhe nga familjarët e tu?
Vëllezërit e mi e kanë shok Liamin dhe dalin për kafe bashkë. Normalisht janë mërzitur, por janë edhe të qetë sepse e dinë se nuk ka asgjë. Është pak turp, duke qenë se njihemi familjarisht të dyja palët.
A e ke takuar Evelinën kur ka qenë në Shqipëri. Çfarë kontaktesh ke me të?
Me Evelinën flas vazhdimisht. Kur flet me Liamin i dërgoj të falat e mia dhe e presim që të vijë shumë shpejt sërish në Shqipëri. Flasim edhe me telefon apo në Facebook.
E keni diskutuar me Evelinën këtë gjë?
E kemi diskutuar, por duke qenë se e di realitetin, nuk e ka marrë për bazë. Është keq edhe për atë, edhe për mua. Ata kanë një dashuri shumë të fortë dhe në bazë të këtyre thashethemeve kaq absurde të dyja ne jemi ndjerë keq.
Jeni shoqe?
Shoqe është fjalë e madhe, por mund ta quaj një miqësi të re.
A ke një njeri në krah?
Jo. Kur të ndodhë kjo gjë, do ju them. (qesh)
Me Liamin do të vazhdojë i njëjti raport apo diçka ka ndryshuar?
Nuk ka ndryshuar asgjë tek shoqëria jonë, por kam frikë të dalë shpesh për shkak të thashethemeve që janë krijuar.
Liami: Nuk më tundon asnjë femër shqiptare, do martohem me Evelinën
Liami në këtë intervistë, veç marrëdhënies me Gerin, të shumëdiskutuar gjatë javës, flet edhe për punën e tij si Dj në Shqipëri. Zhanri i muzikës tekno që ai bën vërtet nuk ka shumë popullaritet në Shqipëri, por Liami tregon se deri tani është mjaft i kënaqur nga ofertat. Sa i përket Gerit dhe marrëdhënies me të, ai shprehet: “Mua më vjen keq, sepse njoh edhe dy vëllezërit e Gerit. Nga njëra anë është turp kur dalin gjëra të tilla”.
Liam, pas BB je fokusuar në punën tënde si Dj në të gjithë Shqipërinë. Si e ke parë këtë treg deri tani?
Është një treg jashtëzakonisht i çuditshëm sa i përket rrymës që bëj unë. Unë jam Dj tekno, por përpiqem të bëj diçka komerciale që populli shqiptar e pëlqen shumë. Falë Dritanit, menaxherit, e kam thuajse gjithë verën të zënë.
Pse tregu nuk është ai i duhuri?
Sepse kultura në Gjermani e muzikës dhe rrymës tekno është shumë më e zhvilluar se në Shqipëri. Është një pakicë që e pëlqen rrymën tekno, të cilën unë e përshëndes.
Ke hasur vështirësi në lokalet ku ke shkuar, pasi njerëzit mund të jenë larguar apo të kenë shprehur pakënaqësi ndaj asaj që ti bën?
Aspak, sepse nuk është se jam Dj që kam dalë nga ‘Big Brother’ dhe kam vendosur të bëhem DJ. Unë kam dhënë pothuajse 8 vite për këtë profesion dhe di të manovroj mirë, di ta mbaj publikun tek vendi i tij.
Përse pas daljes nga BB nuk u ktheve direkt në Gjermani, po vendose ta provosh këtu?Tek kjo pyetje unë kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Në datën 1 nisem në Gjermani, ku kam 2 data ku duhet të luaj, njëkohësisht edhe në Austri. Atje kam edhe një menaxher tjetër gjerman dhe këto janë arsyet që po iki në Gjermani. Në datën 1 do të largohem, por do të kthehem sërish.
Ke thënë se lekët që nuk fitove në BB5 do i fitosh si Dj. Mendon se mund t’ia dalësh?
Pse jo?! Është një profesion që paguhet dhe vlerësohet. Nuk është shumë e përhapur si kulturë që Dj të fitojë shumë në Shqipëri.
Liam si i ke marrëdhëniet me fanset femra?
I kam të gjitha shumë xhan. I dua fort, po rëndësi ka që edhe ato e dinë që unë e kam një të dashur dhe më afrohen vetëm si fanse.
Evelina bëhet xheloze, sepse kudo në foto shfaqesh i rrethuar nga vajza?
Jam i rrethuar, por është edhe një kufizim që i vihet çdo vajze që më rrethon.
Nuk ka asnjë vajzë shqiptare që mund të të tundojë?
S’e besoj. Momentalisht jo.
Momentalisht jo, apo je i sigurt?
Momentalisht jo, sepse jam në një lidhje.
Së fundmi është përfolur se ti dhe Geri keni diçka bashkë..
Geri është një shoqe dhe do të ngelet e tillë. Më vjen keq që disa media shkruajnë gjëra që nuk janë reale. Sa i përket Gerit, mendoj që është po aq e fortë sa unë, se nuk lëkundet karakteri i njeriut me një fjalë gazete.
Çfarë impakti ka pasur kjo tek ty?
Nuk e kam vrarë mendjen fare, sepse e di se ku jam dhe se çfarë kam bërë. Thjesht kam qeshur dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe shoqja ime. Po ashtu edhe Geri mendoj.
Pse pikërisht është folur për ju të dy dhe jo për dikë tjetër?
Mua më vjen keq sepse njoh edhe dy vëllezërit e Gerit. Nga njëra anë është turp kur dalin gjëra të tilla.
Evelina ka pasur ndonjë koment?Jo. Thjesht ka qeshur.
A ka pasur ndonjëherë një pëlqim mes ju të dyve, siç është komentuar edhe gjatë kohës që ishit në shtëpinë e BB5?
Aspak. Keni parë shumë keq. Ka qenë kamera pa pastruar.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja aktualisht?
Përveçse mund të na prishet shoqëria që kemi, asgjë tjetër nuk është bërë. Ajo ka familje motër, vëlla.
Liam e mendon martesën me Evelinën?
Normale që e mendoj. Pse jo?!
Mendon se fakti që po jeton në Shqipëri dhe ajo në Gjermani mund ta lëkundë marrëdhënien tuaj?
Aspak. E bën më të fortë.
Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kë do zgjidhje?
Shqipërinë për punë, Gjermaninë për jetesë.