Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA..

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)

Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!

Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.

Showing posts with label SHQIP. Show all posts
Showing posts with label SHQIP. Show all posts

Tuesday, 26 June 2012

Albana Osmani: S’kam ambicie për këngëtare, por për botën e show-t

Gjithçka nisi si një shaka mes miqsh… Rezultati?! Një këngë e re e sapoprezantuar në tregun muzikor shqiptar. Albana Osmani provon të vihet në vendin e atyre që ka prezantuar në skenat muzikore dhe në ekranin e “Top Channel”, duke bashkëpunuar me Mentor Hazirin, solistin e grupit kosovar “Kthjellu”. 
 
Simpatike, shtatlartë, dhe e pozicionuar mirë profesionalisht në ekranin e “Top Channel”, Albana Osmani është shfaqur në formate të ndryshme emisionesh, por gjithnjë brenda kuadrit të televizionit. Ndryshe nga përditshmëria e punës së saj, mes skaleteve të formateve muzikore, ato për të rinjtë, apo së fundmi edhe “Fun Club” dedikuar personazheve të reality show-t “Big Brother Albania”, këtë herë ajo ka sprovuar veten në një tjetër aspekt, siç është muzika. “I çmendur për ty” është titulli i këngës që prej disa ditësh gjendet edhe në Youtube, por vetëm si audio, pasi për videoklipin nevojitet edhe pak kohë deri në produktin final të tij. Kjo këngë e re vjen si një bashkëpunim mes miqsh: Albana Osmanit, Mentor Hazirit, solistit të grupit “Kthjellu”, teksti është shkruar nga Eneda Tarifa, ndërsa kompozimi mban firmën e Flor Mumajesit. Vetë Albana, duke rrëfyer për këtë eksperiencë të re, nuk e fsheh entuziazmin, por as nuk rreket të pranojë se muzika është ambicia e qenësishme artistike për të.

“Muzika preferencë, por jo ambicie profesionale”

Tentativat e së shkuarës për t’u marrë me muzikën kanë rezultuar jetëshkurtra. Disa herë i qëlloi të këndonte drejtpërdrejt në formatin televiziv “E diell” në sfidat muzikore mes skuadrave të personazheve publikë dhe këngëtarëve profesionistë, por gjithçka mbeti brenda studiove të “Top Channel”, pa ndonjë synim të veçantë për t’u marrë me muzikën. Situata u përsërit edhe në momentin kur, e synuar në kuadrin e shakasë, si një
orvatje për një eksperiencë ndryshe, ajo krijoi një këngë me Flor Mumajesin, me titull “My number one”. Por, pa e kuptuar as vetë, Albana Osmani u gjet përpara ftesës së hapur nga solisti i grupit kosovar “Kthjellu”, për të realizuar një bashkëpunim mirëfilli muzikor. “Ideja e realizimit të këngës nisi që në dhjetor, periudhë kur unë isha pjesë e rubrikës ‘Famë’ në ‘E diell’. Në këtë format televiziv garonin skuadrat në dy disiplina, këngë dhe kërcim, e skuadra ime doli fituese. Mentori ishte pjesë e ‘E Diell’ bashkë me Rovena Dilon në rubrikën “Dyshet fantastike”. Gjithçka nisi me shaka mes meje dhe mikut tim, Mentorit. Më pas Flori Mumajesi që është edhe kompozitori i këngës, më inkurajoi duke më thënë ‘Ti këndon Albana dhe bashkë mund të bëjmë një këngë të bukur’. Teksti u realizua nga mikja ime Eneda Tarifa e kësisoj kënga u realizua me një frymë të madhe bashkëpunimi mes miqsh të mirë dhe profesionistësh siç janë ata të tre, që koha i ka vlerësuar”, thotë Albana. Përpjekjet e para deri në realizimin final të këngës, jo pak herë u shoqëruan me emocione, me prova të njëpasnjëshme muzikore në studion e Flor Mumajesit, sepse nëse për Mentor Hazirin muzika është zgjedhja profesionale e jetës, gjë e cila e identifikon edhe si një artist të kompletuar, për Albanën muzika mbetet ende në nivele amatoreske, përjashtuar rastet kur ritmet e saj i qetësojnë shpirtin dhe gjendjen emocionale sa herë ajo dëgjon muzikë në makinë, kufje apo në ambientet që frekuenton. Atëherë, natyrshëm lind pyetja, çne ky interes i beftë i 32-vjeçares për t’u prezantuar edhe si këngëtare?! “Unë nuk kam asnjë ambicie për t’u bërë këngëtare e afirmuar. Por, këtë përvojë e cilësoj si iniciativë personale për të qenë brenda botës së show-t. Aktualisht, po e shijoj pa fund këtë moment, si shumë të tjerë që kam përjetuar dhe do të përjetoj në atë çka ofron bota që zgjodha t’i përkushtohem, ajo e televizionit”, thekson Osmani.

Një këngë dashurie

Kënga “I çmendur për ty” dhe audio e këtij bashkëpunimi muzikor mes Albana Osmanit dhe Mentor Harizit ka disa ditë që është bërë pjesë e sitit elektronik Youtube, dhe deri më tash ka thithur mbi 2 mijë klikime. Kjo këngë është një dedikim për cilindo që ka përjetuar një ndjenjë të fortë dashurie të mundur, apo të pamundur qoftë. “Gjithçka ndodhi kaq shpejt, e besoj se pati impakt shumë pozitiv. Kënga është e rrymës dance, tipike për sezonin veror, ku plazhet mbipopullohen nga pushuesit. Ka shumë ritëm në të, ka një tekst të spikatur, për më tepër është një himn për dashurinë. Nga miqtë e mi, njerëzit që më njohin, apo edhe pjesëtarët e familjes kam marrë shumë komplimente dhe fjalë të bukura. Unë vetë ndihem e plotësuar që sprovova veten në një tjetër zhanër artistik, dhe ndiej se më tërheq pa fund muzika, por sërish kjo mbetet në cilësinë e një preference individuale, e jo si një zgjedhje profesionale e të ardhmes. Tanimë, e kam gjetur veten në botën e televizionit e ndihem më tepër se komode”, vijon Albana Osmani. Teksa i këndon ndjenjës së dashurisë, ajo tregohet diskrete në detajet mbi statusin e momentit dhe faktin nëse është në një lidhje dashurie ose jo. Tani është e përqendruar te kënga e re dhe po shijon suksesin. Edhe pse këto ditë të nxehta vere janë më intensivet për të. Mes përgatitjeve serioze për videoklipin e këngës “I çmendur për ty”, ku protagonist do të jetë Mentori bashkë me Albanën, për prezantuesen simpatike nevoja për disa ditë pushime pas mbylljes me sukses të sezonit televiziv, ka trokitur në derë… E bashkë me të, edhe dëshira për të udhëtuar e për t’u argëtuar.

Sunday, 24 June 2012

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!



Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.
Mediat rozë përflasin se pak javë pas daljes nga BBA5, Mes Liamit dhe Gertës ka ndodhur një lidhje dashurie.
Liam është duke u angazhuar si DJ dhe mixer muzike në jetën e natës në lokale të ndryshme dhe atje mesa duket ka ndodhur edhe pikëtakimi.
Dy progatonistët ende nuk kanë folur për këtë gje ndërsa nuk dihet çfarë ka ndodhur me partneren gjermane të Liamit.

Wednesday, 20 June 2012

Kamerat kapin politikanin duke kryer marrdhenie në pyll

Një politikan në Austri u kap duke kryer marredhenie nga kamerat e vendosura aty për të monitoruar jetën e egër në pyll.
Por politikani pritet të marrë një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh nëse gjykata vendos se atij i është dhunuar privacia.
Kamerat që ndjejnë lëvizjet ishin vendosur në pyll, në një zonë që nuk frekuentohet nga njerëzit.
Por ekspertët ligjorë thonë se kamerat bien në kundërshtim me ligjet e Austrisë për përdorimin e kamerave monitoruese.
Organizata mjedisore që e ka vendosur kameran thotë se ata nuk kanë pasur nevojë për regjistrim. Kamerat ishin aty për të monitoruar sjelljen e kafshëve sa i përket mënyrës së ushqimit.

Arbër Zeka, modest edhe pas fitores se BB5


Atë e gjen nëpër lokalet e Prishtinës sikurse më parë. Është modest dhe për të shokët e tij thonë se nuk ka ndryshuar edhe pas daljes. Nuk flet shumë për jetën private, përderisa thotë se u kërkon falje adhuruesve të tij nëse ka bërë komente euforike pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania 5.


Fituesin e edicionit të sivjetmë të Big Brother Albania 5, Arbër Zekën e gjen me shoqëri nëpër lokale të ndryshme të Kosovës. Ai nuk ka ndryshuar shumë, përderisa celulari i tij i thjeshtë nuk ndalon së cingëruari. Të gjithë e thërrasin dhe e urojnë për fitoren, përderisa ai vetë thotë se është dyfish i angazhuar pas daljes nga BBA.

Angazhimet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, duke marrë parasysh faktin që interesimi i medieve për të ditur gjithçka rreth asaj shtëpie dhe gjithçka rreth lojës time deri të fitimi i çmimit ishte i madh. Por, mediat, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë gjithmonë më kanë telefonuar. Më kanë pritur jashtëzakonisht mirë, më kanë përkrahur tej mase, më urojnë për gjithçka që kam bërë brenda dhe kjo më bën të ndihem krenar”.
Shokët të cilët e shoqërojnë Arbrin thonë se ai nuk ka ndryshuar shumë dhe vazhdon të jetë i njëjti. Ata janë edhe kolegë të punës së tij nga Enti i Statistikave të Kosovës.

“Edhe pasi ka dalë nga ‘Big Brother Albania 5’, Arbri vazhdon të jetë i njëjti, pra nuk ka ndryshuar në kuptimin që mos të na flasë më pasi ka fituar çmimin. Nuk iu ka rrit mendja. Ai vazhdon të jetë i komunikueshëm, i shoqërueshëm ashtu sikurse ka qenë edhe më parë”, thotë Shpend Lala i cili ka punuar me Arbrin për një kohë të gjatë në Entin e Statistikave të Kosovës.
Edhe shoku tjetër i ngushtë i tij, Fidan Thaçi thotë se Arbri nuk ka ndryshuar fare qëkurse ka dalë nga shtëpia.

“Me Arbrin ka kohë që njihemi dhe kryesisht na ka lidhur puna në Ent, ku kemi punuar bashkë një kohë të gjatë. Arbri gjithmonë është shquar për nga mënyra e komunikimit, pak i hedhur, i shkathët dhe batutat e tij që gjithmonë e kanë karakterizuar gjatë kohës sa kemi punuar”, thotë Thaçi.

“S’shoh asnjë ndryshim te Arbri dhe ai vazhdon të jetë i njëjti, madje tashmë është edhe më modest, është edhe më i hapur me njerëz që takohet në rrugë”.
Nga ana tjetër, vetë Arbri flet për marrëdhëniet e tij me banorët, sidomos me Liamin me të cilin ka pasur polemika, por kanë qenë edhe shokë.

“Që nga koha që ka përfunduar emisioni i së dielës nuk e kisha pasur numrin e kontaktit të Liamit dhe e gjeta dhe gjatë javës që lamë bisedova më të. Na ka ngelur një kontakt dhe unë i uroj gjithë të mirat në jetë dhe shoqëria jonë do të vazhdojë nga tash e tutje të jetë si më parë. Na ka ngelur një kontakt dhe i uroj të gjithë të mira dhe do të vazhdojë shoqëria jonë si ka qenë më parë”.

Arbri ka folur edhe për komentet e tij menjëherë pas daljes nga shtëpia. Ai thotë se ndoshta është ngutur paksa në komente.
“Andaj, kërkoj ndjesë për disa komente paksa euforike, sepse jam ngutur në disa raste dhe për këtë kërkoj ndjesë…, kanë qenë paksa të nxituara dhe i kërkoj ndjesë edhe Liamit edhe lexuesve dhe shikuesve për euforizmin tim”.

Duke folur për qëndrimin në shtëpi për javë të tëra, Arbri thotë se është një gjë shumë e rëndë. “Vetë fakti që je i mbyllur me njerëz që nuk i ke njohur, me persona që nuk i njeh dhe në të njëjtën kohë i ke konkurrentë, atëherë kuptohet që është stresues. Je i rrethuar me qindra kamera dhe normalisht duhet të mendosh vazhdimisht që mos të humbësh origjinalitetin tënd”, thotë ai.

Kur pyetet për atë se si para se të hynte në shtëpi a ka menduar që nuk do të fitonte atë për shkak se konkurrentët e tjerë kishin thënë se kosovarët s’mund ta fitojnë këtë spektakël, ai thotë se është fut në BBA me mendimin se nuk ka rëndësi nga je dhe kush je – po loja që bën.

“Jam fut me të menduarit se nuk ka rëndësi nga vjen. Është origjinaliteti jem dhe kam dëshmuar që jam lojtar i mirë. Ka qenë dedikim për prindërit e mi dhe pavarësisht momenteve të këqija që kam pasur, e kam përballuar presionin ndonjëherë dhe kam ruajtur qetësinë. Nuk i kam dëgjuar paragjykimet”.
Ai thotë se nuk është mirë që shqiptarët të kenë paragjykime ndaj njëri-tjetrit.

“Nuk mendoj që duhet të ketë paragjykime për shqiptarët. E rëndësishme është që të prezantohesh në mënyrë të denjë. Si në Kosovë dhe Shqipëri kanë votuar për mua dhe unë i falënderoj për përkrahjen”.
Kur pyetet për të ardhmen, ai thotë se ka dëshirë të punojë në ndonjë media. “Është dëshirë e imja me qenë pjesë e një mediumi dhe nëse vazhdoj menjëherë me televizion, nuk besoj që mund të kem sukses. Nuk e di çka do të ndodhë dhe nuk kam ofertë, por do të kërkoj vetë nëpër dyer të medieve dhe nëse është diçka e mirë, punë e mirë, do ta pranoj”.

Tuesday, 19 June 2012

44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro


ITALI - Një 44-vjeçare shqiptare akuzohet se ka përvetësuar rreth 200 mijë euro nga një pensionist në Itali, duke u shtirur si e dashuruar pas tij.

Policia Financiare e qytetit të Cuneo-s po heton mbi rastin e emigrantes shqiptare R.L., e cila dyshohet se ka shfrytëzuar ekonomikisht një pensionist me banim në Mondovì. Një i afërm i 69-vjeçarit italian ka sinjalizuar këtë histori dashurie nga e cila me sa duket gruaja shqiptare ka përfituar shuma të mëdha parash.

Mësohet se miqësia fillestare, e transformuar më pas në një lidhje më të ngushtë, ka shtyrë të moshuarin që për vite të tëra t’i dhuronte shuma parash gruas shqiptare. Edhe kur ajo ishte kthyer në Shqipëri, ai vazhdonte t’i dërgonte para për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzime nga më të ndryshmet. Taksa, pagesa për sëmundje të rënda, borxhe dhe deri në një shtatzëni që mendohet se gruaja ka trilluar për të shfrytëzuar situatën.

Sipas 44-vjeçares, nga marrëdhënia me pensionistin italian, ajo kishte lindur dy binjakë, njëri prej të cilëve kishte vdekur. Gjithçka në Shqipëri, larg syve të 69-vjeçarit që e mendonte veten babain e fëmijëve dhe ndihej i detyruar moralisht të paguante për ta.

Në pritje të verifikimeve mbi vërtetësinë e atësisë, është ngritur padi kundër gruas shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher



Jeta Faqolli tashmë nuk është më një emër i panjohur. Ajo është pjesë e shumë festivaleve edhe aty ku këndohet live. Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja. Në një intervistë për gazetën “Koha jonë” në suplementin “Summer Time”, Jeta rrëfen se tashmë ka ardhur momenti që artistët duhet të kenë një menaxher. Ajo ndihet e pafat që ende nuk e ka gjetur një menaxher të mirë, gjë që thotë se e ka penalizuar qoftë në menaxhimin e klipeve të saj, ashtu edhe në pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme. Për më shumë lexoni intervistën.
Jeta, kënga juaj më e fundit “Vetëm jeto” ishte bashkëpunimi me Kellyn, me të cilën ju dolët deri në natën finale edhe në “Top Fest”, ç’mund të na thoni më shumë mbi këngën, që është goca e klikuar në “YouTube”?

Po, mund të them në radhë të parë që këtë duet dhe bashkëpunim ia kam kërkuar unë vetë Kellyt, pasi ai është një këngëtar shumë potent dhe me një zë shumë të veçantë ai e pranoi me kënaqësi ftesën. Këngën e kemi punuar tek Darko Dimitrov me tekst të Big Bastës dhe ka qenë një këngë e bërë enkas për të konkurruar në “Top Fest”. Më bëhet qejfi që kënga u pëlqye dhe bashkëpunimi rezultoi i suksesshëm, sepse ky ishte edhe qëllimi im, që të dilja sa më mirë, pasi edhe vjet isha në natën finale dhe sigurisht që doja të mbajë këtë pozicion, por edhe për më lart pse jo.

Keni menduar që t’i bëni një klip kësaj kënge?

Jo, më mirë do ta le kështu, sepse më këtë këngë ne kemi tre prezantime në faza të ndryshme. Kështu që kemi goxha dalje në skenë dhe nuk mendoj se ka nevojë për një klip, normalisht për klip unë kam një ide tjetër, pasi duhet një këngë tjetër, një rrymë tjetër që të jetë një hit veror.

Pretendonit më shumë nga “Top Fest”-i, apo u kënaqët me faktin që shkuat deri në finale?

Isha shumë e kënaqur njëherë që unë isha në finale, duke marrë parasysh që shumë këngëtarë të tjerë nuk arritën të kalonin në këtë fazë. Sigurisht që do të më pëlqente që të merrja edhe një çmim, por, të them të drejtën, edhe prisja, edhe nuk e prisja marrjen e një çmimi. Megjithatë jam shumë e kënaqur me atë që arrita, pasi bëra një performancë shumë të mirë, arrita të dominoja edhe emocionet, që të them të vërtetën ua kisha frikën. Sepse finalja është një natë shumë e madhe dhe të jep shumë emocion dhe emocioni të bllokon në vokal, në interpretim, gjë që unë arrita ta kaloj me sukses.

Ky ishte bashkëpunimi juaj i dytë, pasi gjithmonë keni interpretuar solo, si u ndjetë në këtë duet?

Shumë mirë dhe shumë e sigurt të them të vërtetën, sepse të këndosh në duet përgjegjësia ndahet në mes. Dhe klikimet janë më të shumta në numër, sepse jemi dy dhe kështu numri i fansave rritet dhe normalisht duetet janë shumë të bukura, pasi ka një ndërthurje timbresh. Ky është dueti im i dytë, ashtu siç thatë edhe sigurisht që do të kem edhe të tjera, pasi edhe ofertat kanë qenë të shumta, por mendoj se për këngën e vërës do të jem solo.

Ju thatë se keni disa oferta për duete, a janë këta emra të njohur të skenës apo emra të rinj?

Dy bashkëpunimet e mia, janë i pari me një grup shumë të njohur dhe të dashur për publikun, “Deep Sistem” ashtu edhe me Kellyn, që është me disa këngë të suksesshme në treg. Dhe të them të vërtetën, unë e synoj këtë fakt, që bashkëpunimet e mia të jenë vetëm me emra të suksesshëm. Sepse edhe unë ndihem më e sigurt, pasi mendoj se ende nuk i kam arritur ato maja që unë i synoj, sepse, pasi unë të bëj atë bumin tim, sigurisht që do të pranoj edhe ofertat e emrave më të rinj. Kam pasur oferta nga këngëtarë shumë të mirë, por që nuk janë aq të njohur dhe fatkeqësisht unë i kam refuzuar, pasi nuk e kam arritur majën.

Po meqenëse ju kërkoni majat, cila është maja për ju, sa i përket karrierës suaj?

Unë do të doja që të arrija suksesin dhe sa i përket pjesëmarrjes në festivale të ndryshme, do të doja që të vlerësohesha me çmime dhe sigurisht edhe me çmimin e madh. Sa i përket klipeve do të doja që të arrija numër rekord klikimesh, gjë që unë nuk i kam arritur në realitet. Kur them këtë të fundit do të doja që realisht të arrija një numër të konsiderueshëm klikimesh, por unë nuk kam një menaxher që të menaxhojë klipin dhe ta shpërndajë në faqe të ndryshme dhe që të tjerët e kanë dhe kanë arritur deri në 1 milion klikime.

Mendoni se ka ardhur koha që këngëtari të jetë menaxher për veten, apo të ketë agjenci që të merret me menaxhimin e artistëve?

Sot nuk ka një agjenci që të menaxhojë artistët, ndërkohë që menaxherë që merren me menaxhimin e këngëtarëve të tyre, ka. Dhe duket fama që merr një këngëtar që ka një menaxher të mirë, dhe ai apo ajo tjetra që vetëmenaxhohen. Dhe mendoj se është një gjë shumë e mirë, pasi të lehtëson shumë gjëra. Unë gjithçka që e kam arritur e kam bërë me forcat e mia, por që e ndjej mungesën e një menaxheri të mirë që të më mbështes apo që të bëjë marketing për mua. Ndoshta është pikërisht kjo mungesë që mua më ka lënë paksa mbrapa, qoftë si në klikime ashtu edhe me pjesëmarrjen time në evenimente të rëndësishme.

Po çfarë duhet të bësh për të pasur një menaxher, duhet ta kërkosh vetë, apo është ai që afrohet tek artisti?

Po nuk është problemi që të të afrohet, pasi edhe mund të shkosh ti tek ai. Por këtu tek ne nuk ka menaxherë të mirëfilltë. Janë disa producentë që bëjnë edhe rolin e menaxherit, por që mbështesin atë grup artistësh që tashmë bëjnë pjesë në stafin e tyre dhe nuk pranojnë të tjerë. Nuk e di, por mund të jem edhe unë pa fat, që nuk e kam gjetur deri ta personin e duhur që të më mbështesë.

Kemi parë së fundmi që shumë prej këngëtareve të suksesshme kanë për menaxher njeriun e zemrës. A do ta donte Jeta një gjë të tillë?

Do të ishte një gjë shumë e mirë dhe shumë e bukur, por është shumë e vështirë që të gjendet them unë, sepse duhet t’i përshtatet shijeve të mia, në radhë të parë duhet të jetë i duhuri, ashtu siç thatë edhe ju dhe më pas të më mbështesë në karrierën time. Unë mendoj se këtu në Shqipëri është pak e vështirë ose unë jam pa fat. Sepse ende nuk e kam gjetur as njeriun e zemrës, sa një menaxher të mirë do të ishte shumë e bukur po të ndodhte.

Gjatë kësaj kohe, a ka ndodhur ndonjë gjë e re në jetën personale tuajën?

Jo, nuk ka ndodhur asgjë, dhe unë “fajësoj” edhe veten time disi, pasi kam shumë pretendime për personin që do të kalojë jetën me mua. Jo se e dua të bukur, apo dua princin e kaltër, por dua njeriun që të më dojë dhe të më përkrahë në profesionin tim.

Cili është njeriu ideal për ju?

Njeriu im ideal është një person që të më respektojë, të kalojmë mirë me njëritjetrin dhe mbi të gjitha të më mbështesë dhe të më përkrahë në profesioni tim. Duhet të jetë mendje hapur, pasi ashtu jam edhe unë vetë.

Si e shihni mentalitetin e meshkujve shqiptarë sot?

Mentaliteti i meshkujve shqiptarë është ende i prapambetur dhe sot ka shumë meshkuj fanatikë, që nuk do ta pranonin kurrë për grua një femër që ngjitet në skenë dhe performon.

Vera sapo ka nisur, cili është projekti juaj veror?

Momentalisht kam dy materiale në dorë dhe nuk kam vendosur ende se kë duhet të përgatis. Pasi tashmë kam filluar që të mos nxitohem më, por të mendohem mirë para se të vendos për diçka. Patjetër që do të jetë një këngë ritmike, për momentin jam ende duke e marrë avash-avash, por mendoj se do ta kap ritmin shumë shpejt dhe sigurisht që deri nga fillimi i gushti, kënga dhe klipi do të ketë dalë.

Këngët do të realizohen me bashkëpunëtorë të rinj apo janë bashkëpunëtorët tuaj të mëparshëm?

Bashkëpunëtorët e mi janë të rinj sa i përket bashkëpunim me mua, pasi ata janë emra shumë të njohur në fushën e muzikës, dua të them vetëm diçka, që njeri është nga Maqedonia dhe tjetri nga Kosova.

Sa i përket look-ut tuaj, do të bëni ndonjë ndryshim, apo do të vazhdoni të rrini në këto ngjyra?

Këtë nuk e kam menduar, por sigurisht që do të jetë diçka ndryshe, pasi mua më pëlqejnë ndryshimet. Vitin e kaluar ndërrova ngjyrën e flokëve kur bëra klipin, me siguri që edhe këtë verë do të bëj një ndryshim, por duhet të përfundojë kënga, pasi unë look-un tim gjithmonë ia përshtat këngës që këndoj.

Ndërkohë, ju keni rikthyer format tuaja perfekte, si ia keni arritur?

Ia kam arritur me shumë palestër dhe duke ngrënë gjërat që duhet të konsumosh. Unë jam një vegjetariane dhe ha ushqimet që më duhet mua, pra janë të dyja, palestra dhe ushqimi.

Saturday, 2 June 2012

Prifti vret veten me mbidozë viagre

Prifti vret veten me mbidozë viagre
Tabletat "e famshme" blu
 
Një prift 47-vjeçar në Britaninë e Madhe fitoi faqet e para të gazetave me aktin final të jetës së tij, vetvrasjen, të arritur në mënyrë krejt të pazakontë, nëpërmjet marrjes së një mbidoze të madhe viagre.

Martin Rowe u gjet i vdekur në dhomën e tij në një famulli në Sauthempton, i veshur me veladonin e tij të shenjtë, pasi mungoi në mënyrë të pashpjegueshme në meshën e së dielës.

Personat e parë që gjetën trupin u befasuan nga fakti se pavarësisht vdekjes, i ndjeri kishte disa “shenja” të pazakonta në trup për një njeri të pajete.

Analizat toksikologjike treguan më pas se në mënyrë që t’i jepte fund jetës, prifti kishte konsumuar dhjetëra tableta viagre, të cilat më pas i shkaktuan një bllokim të zemrës.

Një ilaç i përdorur gjerësisht për problemet e seksualitetit mashkullor, viagra jepet me recetë nga mjeku, i cili duhet të vlerësojë më parë gjendjen kardiologjike të pacientit, pasi është provuar se efekti i mjekimit mund të provokojë probleme në zemër e deri në infarkt, tek personat që kanë që më parë probleme.

Friday, 1 June 2012

Plot 10 vite jete artistike-kulturore instrumentisti i talentuar i Matit z.Ikli Punavija!





1-2001-Nisi aktivitetin e tij per here te pa re ne Q.K.F Burrel me drejtor z.Shemsi Sulaj edhe Instruktor z.Ymerr Nelin (Artisti i Merituar),te mesonte instrumentAT popullor si cifteli,fyell,bilbil etj.
2-2002-2003-Aktivitete Lokale mbrenda Rrethit Mat.
3-2004-Pjesmarres ne Festivalin e I...nstru...mentave Popullor............ zhvilluar ne Fush-Arrez.
4-2005-Pjesmarres ne Festivalin Folk Nderkombetar zhvilluar ne Ankara -Antalja te Turqis.
5-2006-Nisi te mesonte instrumentin karekteristik -Lauria-nga instruktori i tij z.Qamil Beshku(Artisti Matjan)-Hapi kursin e femijve duke i mesuar vet ne instrumentin e Ciftelis-Fyellit-Pjesmarres ne Festivalin Kombetar zhvilluar ne Gjirokaster.
6-2007-Pjesmarres ne Festivalin e Rapsodeve dhe Instrumentisteve Popullor zhvilluar ne Lezhe.
7-2008-Pjesmarres ne Festivalin Folkorik Tipologjik -Polifonik zhvilluar ne Berat.
8-2009-Hapi kursin e Lauris duke ju a trashguar tjereve-Pjesmarres ne Festivalin -Celesi i Arte-ne T.O.K zhvilluar nga Z.Alban Karabashi-Pjesmarres ne Festivalin Folkorik -RAPSHA 2009-zhvilluar ne Tuz te Malit te Zi,Pjesmarres ne promovimin e librit -Mati Veshtrim Etnomuzikor--zhvilluar ne Burrel nga Drejtori i Q.K.V.F Z.Esat Ruka .
9-2010-Themeloj Shoqaten Kulturore Talentet e Reja-Ahmet Zogu-Mat ku u zgjodh edhe President i kesaj Shoqate-Ka konkuruar tek emisioni -Ti Vlen-ka organizuar koncert ne Burrel me grupe te ftuar nga Gjilani Kosoves e Shkodra-Ka qene pjesmarres ne nje koncert artistik zhvilluar ne Peshkopi-Ka organizuar koncert festiv me rastin e fundvitit ne Burrel.
10- 14 Mars 2011-Festival Folk ne Krrab -Tirane-.
11- 2 Prill 2011-Pjesmarres ne festivalin -Lahutaret e Matit.
12- 5 Prill 2011-Koncert me rastin e ditelindjes se Leka Zogu l re edhe 1-vj te themelimit se Shoqates.
13- 3 Maj 2011-Pjesmarres ne festivalin folk -Gjonaj-Prizren Kosove.
14- 24 Nentor 2011-Takim me Princ Leka ll.
15- 28 Nentor 2011-Festivalin Folk ne drenic Komunen Skederaj ne Kosove.
16- 30 Maj 2011 -Takim me Kryetar Komunash,Bashkis,Shoqatash zhvilluar ne Burrel.
17- 7-Qershor 2011-Pjesmarres ne Festivalin Folk Kline Kosoves.
18- 31 Gusht 2011-7 Shtator 2011-Pjesmarres ne Festivalin Folk Nderkombetar ne Turqi.
19- 27-28-29 Nentor 2011-Pjesmarres ne Festivalin Folk -Rapsodia Shqipetare-Komuna Skenderaj Kosove.
20- 3 Dhjetor 2011-Pjesmarres ne homazhet e familjes mbreterore.
21- 26 Dhjetor 2011 -koncert me rastin e Vitit te Ri 2012.
22-06-Prill 212-Ka organizuar Aktivitet Kulturore -Artistike me rastin e 2- Vjetorit te Shoqates Kulturore Talentet e Reja-Ahmet Zogu-Mat.
23-17-25 Prill 2012 -Disa Artiste te Shoqatesqe drejtohen nga vet Ikli, i ka derguar ne Festivalin Folk Nderkombetar zhvilluar ne Turqi bashkpunim me Shoqaten -Gora-Tirane-dhe Shoqaten -Shqiponja-Tirane!




Genta e BB5 kerkon takim me reperin Stresi

Genta Gjalpi, e renditura e treta nga votat e publikut ne reality-show-n “Big Brother 5”, ka shprehur deshiren per te takuar reperin e hitit “Lamtumire”, Arkimed Lushajn, i njohur me emrin e artit, Stresi. Tanime qe Genta eshte shnderruar ne nje personazh te njohur fale eksperiences ne BB, eshte e qarte qe do te kete mundesine te takoje shume kengetare apo VIP-a te tjere, por cfare e lidh ate me Stresin?!


Eshte mesuar se Genta deshiron ta takoje “rivalin” e Noizy-t per te vellane, te riun e quajtur Elton, i cili aspiron qe te behet nje reper i njohur. Te gjithe e mbajme mend performancen e tij ne mbremjen finale te “Big Brother 5”, teksa nje nga surprizat qe iu be vajzes nga fshati Baban i Devollit ishte pikerisht kenga me klip qe i vellai i kishte kushtuar asaj, mbi bazen muzikore te kenges se njohur te 50 Cent “In da club”.

Sa u takon thashethemeve Genta ka thene: “Big Brother ka ndikuar per mire tek une. Tani dua dicka te mire per jeten time, por ne radhe te pare qetesi shpirterore dhe psikologjike pas atyre qe kam kaluar. Kam deshire te punoj ne televizion. Fotot ishin nje abuzim nga nje person tek i cili une kisha besim”.

 

Vlorë, përdhunohet e mbetet shtatzënë e sëmura mendore

Një 22-vjeçare me inicialet L.S. me prapambetje mendore nga fshati Mesaplik i Vlorës ka abortuar fëmijën e saj rreth 6 muajsh. Sipas mjekëve, fëmija kishte vdekur në bark dhe se ishte mrekulli që nëna e foshnjës arriti të mbijetonte.

Ndërsa policia e Vlorës ka deklaruae se fëmija ishte fryt i një abuzimi seksual. Kjo konfirmohet dhe nga prindërit e viktimës, si dhe nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Dyshohet se 20-vjeçarja është përdhunuar nga një banor i fshatit Mesaplik, emri i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore. Ky i fundit akuzohet për “Kryerje të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona që janë të pazotë për t’u mbrojtur”.

 Ndërkohë policia dhe prokuroria e rrethit të Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në lindjen e parakohshme të 20-vjeçares.

.Name:  spital1.jpg

Views: 1615

Size:  9.0 KiloByte

Facebook per here te pare hackohet nga Anonymous


Facebook” përjetoi një ndërprerje të shërbimit për një pjesë të 900 milionë përdoruesve të tij në orët e para të së premtes, pasi ra pre e një sulmi kompiuterik të grupit famëkeq të piratëve, “Anonymous”.

Duke përdorur rrjetin tjetër shoqëror, “Twitter”, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, mijëra përdorues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Singapori shprehën irritimin e tyre për pamundësinë e hyrjes në faqe për rreth tre orë, nga ora 2-5 të mëngjesit me orën shqiptare.

Goditja e “hackers” vjen në momentin më të keq të mundshëm, teksa kuotimi i rrjetit më të madh shoqëror në bursë ka shkuar gjithmonë e më keq, ndërsa vlera e aksioneve ka rënë me 22% nga kuotimi fillestar, dy javë më parë.

Këto lajme të njëpasnjëshme të këqija vijnë në momentin kur themeluesi dhe aksioneri kryesor i rrjetit, Mark Zuckerberg, ndodhet në Itali në muaj mjalti, pas martesës surprizë që realizoi më parë.

Në një komunikatë, “Facebook” pranoi vështirësitë teknike: “Më parë gjatë ditës, përjetuam disa vështirësi në përdorimin e faqes sonë. Këto probleme janë zgjidhur dhe kushdo tashmë ka akses në rrjet. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”.

Kjo është hera e parë që gjigantët e “Facebook”, nëse do të verifikohet, bien pre e një sulmi nga “hackers”. Në të shkuarën, Zuckerberg ishte krenuar me faktin që rrjeti nuk kishte pësuar kurrë vështirësi apo të kishte rënë që prej lëshimit të tij fillestar, në shkurt 2004.

Yjet pa make up, ndoshta femrat e zakonshme janë më të bukura

Një pjesë e femrave vuajnë nëse dalin nga shtëpia pa u lyer, pasi make up për to është një pjesë shumë e rëndësishme për ti bërë të bukura.

Por nëse do të shihnin se si janë pa u lyer, sapo zgjohen nga gjumi disa nga idhujt e tyre të botës së showbiz, atëherë ndoshta do ndiheshin vërtetë të bukura.

Ikona për pamjen e jashtme Pamela Anderson i tregon më së miri vitet e saj, ashtu sikundër edhe Madonna, lëkura e të cilave duket tamam si e një plake.

Në fotografitë bashkëngjitur që transmeton noa.al, shfaqen të pa trukuara edhe Britney Spears, Carla Bruni, Jennifer Lopez, Paris Hilton, Beyonce dhe Julia Roberts.


















Ja kush jane 20 trashegimtaret me te pasura ne bote

Të jesh fëmija e një miliarderi, apo një vip-i është privilegj. Jo vetëm se mund të kesh gjithçka ke ëndërruar, por edhe pse kë të gjitha mundësitë për t’u bërë e famshme. 


Revista “Forbes” ka bërë një përzgjedhje të 20 trashëgimtarëve të cilët kanë arritur sukses në saj të miliona lekëve të trashëguara nga prindërit e tyre.
Sot ato janë super të suksesshme në art, sport, biznes dhe fusha të tjera. Ivanka Trump është një prej tyre. Vajza e miliarderit Donald Trump është një nga femrat që trashëgon sot jo vetëm një pasuri të madhe, por edhe vëmendjen e të gjithëve për paraqitjen e saj.
Ish-modelja është diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën “Trump” si anëtare e bordit të zhvillimit. Por ja kush janë 20 trashëgimtaret sipas revistës “Forbes”:
Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump: trashëgon plot 3 miliardë dollarë
Vajza e Sër Richard Branson, Holly Branson: 3.8 miliardë dollarë
Vajza e Anne Hearst, mbesa e Patty Hearst dhe stërmbesa e William Randolph Hearst, Amanda Hearst: 8.7 miliardë dollarë
Vajza e Berndard Eccelstone, Tamara Ecclestone: 3.6 miliardë dollarë
Vajza e Berndard Arnault, Delphine Arnault Gancia: 28 miliardë dollar
Vajza e Ralph Lauren, Dylan Lauren: 4.7 miliardë dollarë
Vajza e Ronald Lauder, Aerin Lauder Zinterhofer: 3.2 miliardë dollarë
Vajza Michael Bloomberg, Georgina Bloomberg: 11.5 miliardë dollarë
Vajza e Amancio Ortega, Marta Ortega Perez: 24 miliardë dollarë
Mbesa e princit Albert II, Charlotte Casiraghi: 1.2 miliardë dollarë
Vajza e Lakshmi Mittal, Vanisha Mittal Bhatia: 51 miliardë dollarë
Vajza e John Kluge, Samantha Kluge: 9.5 miliardë dollarë
Vajza e Galen Ëeston, Alannah Ëeston: 7.9 miliardë dollarë
Vajza e Stanley Ho, Josie Ho Chiu Yi: 7 miliardë dollarë
Vajza e Rafik Hariri, Hind Hariri: 5.5 miliardë dollarë
Stërmbesa e John Paul Getty; mbesa e Gordon Getty, Anna Getty: 2.4 miliardë dollarë
Vajza e J. Robert Pritzker, Liesel Pritzker: 2.7 miliardë dollarë
Vajza e Vassily Anisiov, Anna Anisimova: 2 miliardë dollarë
Vajza e Fayez Shalaby Sarofim, Allison Sarofim: 1.5 miliadë dollarë
Vajza e Robert dhe Sheila Johnson, Paige Johnson: 1 miliard dollarë

Thursday, 31 May 2012

Kush tradheton me shume, kacurrelsat, apo ata me floke te drejte?

A eshte e mundur qe te njohim me shikim te pare tradhtaret?




Taglio-capelli-ricci-uomo-2012A eshte e mundur qe te njohim me shikim te pare tradhtaret? Sipas nje studimi , ka nje pike te rendesishme dhe ato jane floket.  Personat qe jane me te predisponuara per te tradhtuar jane kaçurresat. Mashkulli kacurrels , rezulton qe te jete nje playboy: kete e kane thene 500 parukiere , duke mbledhur informacionet e 2 mije klientëve.27% e femrave ka deklaruar qe eshte joshes dhe braktisur nga nje mashkull me floke kaçurrela.

Mbas burrave kacurrelsa jane ne klasifikim tradhtaret meshkuj me floke te gjate : 21%  e femrave thone qe jane ne gjendje te thyejne zemran e shume femrave, me bukurine e e tyre.
Ne vend te trete jane qeroset , me 18% te preferencave , te konsideruar shume sexy dhe te forte: per disa jane nje simbol i vertet macosh.Mos mendoni se te tjeret jane qengja , si do qofte floket tregojne shume per nje person. Ne fakt nga menyra se si i mban floket partneri juaj, mund te zbuloni shume: per shembull nese eshte mendjemadh , i sigurte ne vetvete etj.  Gjejini ju perfundimet e juaja...

Sinjalet e tradhetise
Jane gjithashtu sjellje qe mund te bejne te dyshosh. Gjeja e pare nje prerje flokesh e  papritur , mund te tregoj  nje femer te re ne 24%  te rasteve, me pas si rrjedhoje jane regjistrimet ne palester  dhe pasioni i ri per shopping (20%).  Nuk ka mbaruar ketu: nese ju thote qe do te bej nje tatuazh dhe ka nje kujdes te veçante per mjekren dhe per depilimin  (11%). Gjithashtu duhen vëzhguar meshkujt qe rrine gjate gjithe kohes ne kompjuter ose ne telefon. Si përfundim sipas tradhtive kombetare, 12% e meshkujve blen nje makine te re gjate kohes kur ka neper duar nje tradhti jashtemartesore.

Kryen marrdhënie sek*uale me një qen, vdes pas disa minutash!


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ishullin e Smeraldte në Irlandë.Gruaja vdiq pasi beri sek* me qenin.Një grua 43-vjeçare, nënë e katër fëmijëve vdiq pasi kreu marrëdhënie sek*uale me një qen.Mjekët kanë thënë se shkak i vdekjes së gruas ka qenë një reaksion alergjik i pazakontë tek gruaja pas mardhënies së pazakontë.43-vjeçarja ishte njohur nëpërmjet internetit me pranarin e një qeni. Pronari i kafshës është shtetasi Sean McDonnell, 57 vjeç.Pronari i qenit tani ndodhet në gjyq me akuzën e shkaktimit të vrasjes pasi ka shtyrë qenin e tij në mardhënie sek*uale me gruan.Sipas medias, pronari i qenit po akuzohet për vdekjen e gruas edhe pse ata kishin rënë dakord që viktima të kryente sek* me qenin.
Sipas medias, pavarësisht se policia irlandeze ka prova se akti ishte konsensual, McDonnell mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Francë, aktorja porno konkurron për deputete

Një aktore filmash pornografikë në Francë do të konkurrojë për të fituar një vend si deputetete, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 10 dhe 17 qershor.

33-vjeçare, Celine Bara është bërë e njohur për publikun nëpërmjet xhirimit të 180 filmave të ndaluar për minorenë.

Francë, aktorja porno konkurron për deputete
Celine Bara pozon me posterin e saj elektoral ne duar
 
Aktorja shpjegoi në të përditshmen “Liberation” se vendimi i saj për t’u përfshirë në politikë u motivua nga dëshira për të ndryshuar diçka në vend, pasi vështirësitë financiare prekën edhe shtëpinë e saj të vogël të prodhimit të filmave “me pullë të kuqe”, aktivitet që e drejton së bashku me bashkëshortin.

Përpara se të kandidonte, Bara mblodhi firmat dhe regjistroi në gjykatë një parti të re, të quajtur Lëvizja Antiteiste dhe Liberale Franceze.

Aktorja ka pranuar më parë se prirjet e saj janë të ekstremit të majtë dhe se do të formonte një koalicion me komunistët, nëse do të fitonte ndonjë vend në Parlamentin Francez.
 

Momenti kur me mijëra anglezë u lutën

Momenti kur me mijëra anglezë u lutën 
 Disa mijëra spektatorë të një kampionati golfi në Londër mbetën të shtangur dhe të tmerruar, përpara pamjes së dy avionëve, që u afruan i shkuan shumë pranë përplasjes midis tyre në qiell

Për disa sekonda, e vetmja gjë që mund të dëgjohej në fushë ishin pasthirrma frike, murmurima dhe ankth.

Megjithatë, “viktimat” e vetme të kësaj ngjarje ishin vetë spektatorët, të vendosur në vendin
ideal për të rënë pre e një iluzioni optik.


Në të vërtetë, dy aeroplanët ishin të ndarë midis tyre me një mijë metra lartësi, një distrancë tërësisht e sigurt për të kaluar mbi ose nën një tjetër mjet fluturues.



Aeroporti i Londrës, si më i madhi në Europë dhe një prej më të ngarkuarve me trafik në botë është i detyruar të vendosë avionët në një linjë pritje për t’u ulur dhe kalimet në të njëjtën vijë, në lartësi të ndryshme janë të zakonshme.





Megjithatë, në rastin e fushës së golfit, ekspertë të iluzioneve optike shpjeguan se këndi me të cilin spektatorët shihnin pamjen nga fusha ishte i tillë që e zhdukte ndarjen, duke bërë që të dukej sikur avionët ishin ngjitur, siç dëshmojnë edhe disa fotografi të marra nga turneu i golfit. 


 

Organizimi i dasmës ideale

Organizimi i dasmës ideale  
Organizimi i dasmës është një nga gjërat më të vështira, por dhe më të bukura. Kërkon punë, kohë, durim dhe mbi të gjitha shumë para.

Që në fëmijëri mendojmë për dasmën tonë ideale. Për vajzat përfytyrimi kalon çdo lloj fantazie, që nga princi i kaltër e deri tek fustani përrallor, vendi i ceremonisë dhe shpesh herë edhe të ftuarit.

Por sa arrijmë që fantazinë tonë ta bëjmë realitet? Pikësëpari, ajo që na nevojitet për organizimin e një dasme është prakticiteti. Mundësitë që na ofrohen për të realizuar atë që kemi ruajtur në mendje janë të pafundme, por e rëndësishme është që dëshirat tona të jenë sa më afër mundësive reale. Ja cilat janë disa nga detajet që duhet të kemi parasysh kur duam të organizojmë një dasmë.

Duhet të përcaktojmë listën e të ftuarve, e më pas të merremi me përgatitjen e ftesave dhe dërgimin e tyre minimalisht 1 javë para dasmës.

Në rast se nuk duam të kemi ndonjë surprizë të pakëndëshme kur hyjmë në sallë, duhet të gjejmë kohë të merremi vetë me çdo detaj, që nga ndriçimi e deri tek përzgjedhja e luleve.

Margarita, tulipan, trëndafil apo orkide, janë këto disa nga llojet e luleve që përzgjidhen si baza e buqetës së luleve në tryezat e të ftuarve. Lulja jonë e preferuar mund të jetë e duhura, ajo që i dhuron dasmës një nga pjesët më të bukura.

Duhet pasur shumë kujdes në zgjedhjen e orkestrës apo të DJ-it. Në një mënyrë apo në një tjetër ai mund të na shkatërrojë ose të na “nderojë” para të ftuarve. Cdo këngë duhet përzgjedhur me kujdes! Në këtë pikë nuk mbetet pas as kameramani dhe as fotografi. Ata janë personat që do të fiksojnë disa nga momentet më të paharrueshme të jetës sonë. Pra, dasma që do shohim në të ardhmen është këndvështrimi që ata e kanë parë dasmën tonë. Duhet të sigurohemi që këndvështrimi i tyre të jetë i duhuri, pse jo dhe më i miri.

Torta është një nga momentet më emocionuese gjatë të gjithë mbrëmjes. Sa kate, cilat janë elementët e dekorit të tortës, si dhe detajet dytësore si muzika dhe shampanja.

Ndër të tjera duhet të kemi shumë kujdes që të përzgjedhim ambientin e duhur. Në natyrë apo në një ambient të mbyllur? Ka mendime nga më të ndryshmet, por një nga zgjedhjet më interesante dhe më romantike është organizimi i ceremonisë në natyrë. Gjithsesi, pavarësisht të gjitha këtyre detajeve, të cilat në kompleks ndërtojnë të gjithë dasmën, duhet të jemi shumë fanatikë në mirëorganizimin e të ftuarve para se të fillojë dasma. Duhet dikush që të orientojë të ftuarit sipas listës së emrave përkrah të cilës qëndron tavolina dhe karrigia përkatëse.

Nëse duam diçka ndryshe nga e zakonshmja duhet të dalim nga tradicionalja, ku afër tavolinës kryesore qendrojnë dajat, hallat dhe xhaxhallarët. Njerëzit argëtues dhe ata që janë miqtë më të afërt të çiftit janë ata që mbajnë në këmbë dasmën dhe që i japin ritëm asaj.



Nënat e vetme, heroinat e kohëve moderne

Nënat e vetme, heroinat e kohëve moderne  
Ka nëna të divorcuara, të cilat kanë hedhur pas krahëve një lidhje të marrë fund mirë ose keq. Ka të tjera që, pasi kanë marrë vesh lajmin e shtatzënisë kanë vendosur ta çojnë deri në fund atë, të bindura për faktin se nuk do të kenë mbështetjen e babait të fëmijës.

Femrat që kishin në dispozicion të ardhura të mjaftueshme, por që s’kishin gjetur njeriun e duhur, i janë drejtuar fekondimit artificial. Të gjitha këto nëna kanë kënaqësi të madhe të sjellin në jetë një fëmijë dhe të kujdesen për të, edhe pse vështirësitë janë të mëdha: shumë prej tyre vuajnë problemin financiar, vetminë dhe mospasjen e kohës së lirë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, në vendet europiane nënat e divorcuara me një fëmijë përbëjnë mbi 11 për qind të popullsisë. “Zanati” i nënës beqare është zanati më i vështirë në botë. Tensioni psikologjik që ndiejnë është i madh kur shtohet pesha e përgjegjësisë që një nënë duhet të përballojë e vetme. Ndonjëherë ka nga ato nëna që ndihmohen nga prindërit, motrat, vëllezërit dhe të afërmit, por ka të tjera që mbështeten vetëm te forcat e veta. Energjia që kërkohet është shumë e madhe. Të jesh nënë dhe të punosh në të njëjtën kohë është tepër e vështirë, edhe kur një grua ka burrin pranë. Kënaqësi e madhe, por edhe shumë përgjegjësi: të jesh një nënë e vetme është një detyrë mjaft e vështirë, ndoshta më e rënda që mund të ekzistojë.

Pas punës një nënë nuk di se çfarë të bëjë më parë: të marrë fëmijën në shkollë, të bëjë pazarin, të shkojë në shtëpi që të ndihmojë fëmijën të bëjë detyrat, të gatuajë, të vendosë rrobat në lavatriçe për t’u larë apo të pastrojë shtëpinë? Ajo e di se të gjitha punët presin atë, kështu që vendos të bëjë disa minuta pushim duke bërë një banjë me ujë të nxehtë. Pas gjithë kësaj sforcoje është normale të ndihet në ankth dhe e lodhur ose t’i duket sikur është e izoluar. Mikeshat beqare, ose ato që mund të mbështeten te një shok të paktën bashkëpunues, sigurisht që kanë një jetë më të thjeshtë. E mira do të ishte që të kërkoni të ndërtoni një rrjet shpëtimi me të tjera mama beqare për të pasur ndihmë reciproke. Duhet të shihni me kujdes anën pozitive të gjendjes suaj familjare.

Gabimi që bëjnë mamatë e vetmuara është pikërisht fakti që nuk e vënë veten asnjëherë në vendin e fëmijëve. Nëse keni krijuar bindjen se ekzistoni vetëm për fëmijën, sigurisht që kjo nuk është një mënyrë e drejtë të jetuari. Nuk do të ishte keq që njëherë në javë për disa orë t’ia besonit fëmijën një dadoje, një mikes suaj, apo gjyshes, ndërsa ju shkoni disa orë në palestër apo bëni diçka tjetër për të hequr mendjen. Një nga gabimet e shpeshta që bëjnë mamatë e vetmuara është mënyra e të qenët prepotente dhe shumë e pranishme në jetën e fëmijës. Lërini fëmijët të bëjnë jetën e tyre, mos u bëni të bezdisshme. Përpiquni që edhe ju të viheni në kontakt me realitetin, mos u mbyllni si në guaskë. Kujtoni se fakti që fëmija juaj është duke u rritur vetëm nga një prind nuk do ta bëjë atë të mos ndihet i dëshiruar. Gjëja më e rëndësishme është të mos mbizotërojë dëshpërimi. Të gjesh një ekuilibër nuk është e lehtë, por jo e pamundur. “Kur vajza jonë Eva ishte 15-muajshe, bashkëshorti im më la dhe iku jashtë shtetit me të dashurën e tij të re. Prindërit e mi jetojnë larg. Në atë periudhë ndihesha totalisht e pafuqishme për të përballuar e vetme jetën”, tregon Meri. E kush nuk do të kishte ndier të njëjtën gjë? “Për fat të mirë, sidomos gjatë periudhës së parë, më ndihmoi tezja e ish-bashkëshortit tim. Problemi më i madh pas parave ishte menaxhimi i kohës dhe organizimi. Për këtë gjë vendosa ta ndërgjegjësoja dhe ta vija para përgjegjësisë vajzën time. Nuk kishte asgjë të veçantë: do t’i mësoja të vishej dhe të lahej vetë, të rregullonte krevatin, të bënte gati rrobat për ditën tjetër, të shtronte dhe të ngrinte tavolinën”. Nëse divorci ose ndarja është e freskët, mos ia mohoni fëmijës prezencën e figurës atërore. Babai nuk do të jetë i përditshëm në familje, por ai vazhdon të jetë prindi i tij. Jo më pak i rëndësishëm është edhe kontributi në rritjen e fëmijës: një krizë financiare është gjëja e fundit nga e cila do të vuajnë.