Thursday, 31 May 2012

Francë, aktorja porno konkurron për deputete

Një aktore filmash pornografikë në Francë do të konkurrojë për të fituar një vend si deputetete, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 10 dhe 17 qershor.

33-vjeçare, Celine Bara është bërë e njohur për publikun nëpërmjet xhirimit të 180 filmave të ndaluar për minorenë.

Francë, aktorja porno konkurron për deputete
Celine Bara pozon me posterin e saj elektoral ne duar
 
Aktorja shpjegoi në të përditshmen “Liberation” se vendimi i saj për t’u përfshirë në politikë u motivua nga dëshira për të ndryshuar diçka në vend, pasi vështirësitë financiare prekën edhe shtëpinë e saj të vogël të prodhimit të filmave “me pullë të kuqe”, aktivitet që e drejton së bashku me bashkëshortin.

Përpara se të kandidonte, Bara mblodhi firmat dhe regjistroi në gjykatë një parti të re, të quajtur Lëvizja Antiteiste dhe Liberale Franceze.

Aktorja ka pranuar më parë se prirjet e saj janë të ekstremit të majtë dhe se do të formonte një koalicion me komunistët, nëse do të fitonte ndonjë vend në Parlamentin Francez.
 

0 comments:

Post a Comment