Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA..

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)

Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!

Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.

Showing posts with label LIFESTYLE. Show all posts
Showing posts with label LIFESTYLE. Show all posts

Tuesday, 26 June 2012

1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njekohësisht

Një në katër femra në Britani del njëkohësisht me të paktën tre meshkuj, vlerësoi një anketë e kryer nga e përditshmja “Daily Mail”. 

Studime të ngjashme kanë nxjerrë përfundime pothuajse identike edhe për vende si SHBA apo shtete të tjera të BE-së.
Mesatarisht, një vajzë single shoqërohet me 1.46 meshkuj njëkohësisht, por në një në katër vajza beqare kontribuon dukshëm për rritjen e mesatares.
Në total, një femër tipike beqare del me pesë meshkuj në vit, por në 20% të rasteve numrat bëhen dyshifrorë.
Anketa tregoi se femrat moderne janë duke lënë pas dore vazhdimisht zakonet tradicionale, me një të tretën që do të ishte e gatshme t’i propozonte ajo një mashkulli për martesë pa pritur që partneri ta bënte këtë hap.

Saturday, 23 June 2012

Si Ta Beni Mashkullin Per Vete, Vetem Per 1 Minute


Femrat nuk janë të vetëdijshme për fuqitë e tyre seksuale. A dëshironi që partnerin ta çoni deri në kulm vetëm për 60 sekonda? Zgjoni seksualitetin tuaj të fshehtë dhe bëhuni sundimtare e pasioneve. Lakuriqe dhe e lagur Trupi lakuriq dhe i lagur i një femre është skenë e cila bën cdo mashkull të mos I rezistojë.
Zëri Zërat në seks si tingujt dhe psherëtimat me zë të lartë janë tejet erotike.
Erotike Femra e cila e njeh trupin e saj dhe e di se me çfarë të joshë është ëndërr e çdo mashkulli.
Lakmuese Nuk ekziston asgjë më shumë erotike se gruaja që merr iniciativën. Edhe pse më shpesh janë meshkujt ata që pyesin për seks provojeni dhe ai do të jetë falenderues.
Shpërthyese Edhe pse shumicën e kohës jemi të lodhur dhe nën stres, por ndonjëherë nevojitet ta çlironi shpirtin e lire dhe të tërhiqeni anën anën tuaj shpërthyese.

Friday, 22 June 2012

”Nuk mund të fitoj çdo betejë”, 16-vjeçari pranon vdekjen

Një 16-vjeçar në Britaninë e Madhe fitoi vëmendjen e gazetave kryesore në vend, pasi vendosi të pranojë me qetësi faktin që i mbeten vetëm pak javë jetë në rastin më të mirë dhe kërkoi të heqë dorë vetë nga mjekimi që mund t’i zgjaste jetën pak më shumë.

David Langton-Gilks u shpreh se tashmë ndihet i lodhur nga një betejë 5-vjeçare me kancerin në tru dhe si rrjedhojë, dëshiron vetëm të jetojë sa më i qetë kohën e shkurtër që i mbetet mbi Tokë.

I prekur nga një medulloblastoma, të riut iu dha se ishte shumë pranë rikuperimit të plotë vetëm disa javë më parë, por testet e fundit mjekësore treguan se tumori i tij kishte lëshuar metastaza dhe ishte zhvendosur edhe në shtyllën kurrizore.

Mjekët i bënë të qartë prindërve të djalit se fatkeqësisht, në gjendjen në të cilën ai ndodhet, nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar jetën e të riut dhe si rrjedhojë, iu këshillua që të rritej doza e radioterapisë dhe kimioterapisë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së mbetur.




Megjithatë, pasi mësoi të vërtetën, vetë 16-vjeçari vendosi kundër çdo trajtimi. “Tashmë jam i lodhur me kurat. Në jetë, nuk mund të fitosh çdo betejë”, deklaroi David.

I riu, i cili ka nevojë për 15 tableta në ditë për të luftuar dhembjet dhe nuk frekuenton më shkollën, pasi sëmundja i ka dëmtuar vatrat e kujtesës afatshkurtër, ka vendosur të shijojë kohën e mbetur duke mësuar kitarën dhe duke praktikuar sërf, sportin që adhuron më shumë.

Për fat të keq, mjekët nuk japin dot garanci nëse ai mund të jetojë deri në korrik, për të qenë i pranishëm në mbrëmjen e diplomimit, por David nuk ka ndërmend të tërheqë zgjedhjen e tij.

”Dua të shijoj kohën e mbetur. Nuk ka kuptim që të shkoj në mbrëmjen e diplomimit i shtrirë në krevat. Tashmë e shoh jetën në një perspektivë krejt tjetër”.

 


Thursday, 21 June 2012

Thashethemet të bëjnë mirë

Një sagë e shkruar nga dy profesorë të Universitetit të Berkeley-t lartëson thashethemet. Përmes tyre mund të njohim rrezikun që na kanoset nga të tjerët. Veç të tjerash thashethemet janë baza e bashkëjetesës sonë.

Kush flet keq për të tjerët të helmon edhe ty që e dëgjon, kështu që bëni kujdes me llafazanët. Edhe pse thashethemet nuk para vlerësohen nga njerëzit që nuk merren me llafe, sipas antropologëve dhe psikologëve, janë të dobishme dhe të nevojshme për njerëzit. Për këtë qëllim është bërë edhe një studim që është aprovuar edhe nga “Journal of Personality and Social Psichology”. Në të thuhet se thashethemet janë shkëmbime informacionesh që i ndihmojnë personat, të cilët merren nëpër gojë, të njohin veçanërisht rrezikun. Mesa duket thashethemet nuk na nevojiten vetëm për të shkarkuar tensionet, por edhe për t’u informuar rreth të rejave më të fundit. Përveç kësaj, i bëjnë edhe më tërheqëse faqet e gazetave. Pra me fjalë të tjera në bazë të bashkëjetesës sonë qëndrojnë thashethemet: janë arma e domosdoshme e shoqërisë që lejon mbrojtjen e individit dhe të grupit nga elementi destabilizues. Është pikërisht ajo që Universiteti i Berkeley-t e quan “pro-social gossip”: thashethemet që na shpëtojnë jetën.

“Virtytet e thashethemeve”, kështu titullohet saga e realizuar nga grupi i drejtuar prej Matthee Feinberg. “Natyrisht që të gjithë ne e shohim thashethemin si diçka negative dhe të keqe. Nuk duhet mohuar që një pjesë e thashethemeve janë vërtet të këqija, por sërish kanë rol të rëndësishëm, sidomos kur kemi nevojë të shkëmbejmë informacione me të tjerët për një person të tretë për shembull që nuk është i pranishëm në bashkëbisedim”, thotë autori tjetër Robb Willer për “New York Times”. Gjëja që të çudit vërtet nga ky studim, është funksioni i vetëm pedagogjik i thashethemeve. “Nuk mund të themi se të gjitha thashethemet janë të virtytshme, por nga pikëpamja e interesave të grupit funksionojnë”, thotë Feinberg.

“Unë jam i çmendur pas shoqërisë dhe çdo natë dua të dal”, thoshte Andy Warhol. “Nëse qëndroj në shtëpi do të filloj të bëj thashetheme me qentë e mi”. Profesorët e Berkeley-t, me të tyren janë përpjekur të shpjegojnë atë nevojë urgjente: e njëjta që e detyroi berberin e mbretit Mida ta tregonte në një gropë sekretin që kishte zbuluar, gjë që edhe para se të vdiste nuk e tregoi.

Nga miti në shkencë, studiuesit morën në studim 50 vullnetarë dhe u kontrolluan rrahjet e zemrës teksa shihnin një grup personash që merrnin pjesë në një lojë shoqërore. Kur një lojtar fillonte të mashtronte i shtoheshin rrahjet e zemrës. Pulsi ngadalësohej sapo njëri nga lojtarët lajmëronte të tjerët se një i tretë po gënjente. Thashetheme mbi atë lojtar hileqar i bënte të tjerët të ndiheshin mirë. Grupi ishte i njoftuar: lojtarët e tjerë mund ta kishin shmangur.

Por si mund të bëhet dallimi mes thashethemeve të mira dhe të këqija? Në këtë pikë loja fillon të nxehet. Antropologu Robin Dunbar e ka shpjeguar thashethemin si evolucionin e “grooming”. Dihet që e folura ka favorizuar komunikimin mes njerëzve dhe i ndihmoi ata të ndanin miqtë nga armiqtë. Kështu nga “grooming” lindi gjuha në formën e thashethemeve, për shembull: “E di që ai zotëria atje shoqërohet me dy vajza të reja, ose më saktë ka dy të dashura njëkohësisht?”.

Thashethemet mund të tregojnë edhe anë të pazbuluara të njeriut, për shembull që Hillary Clinton ishte shumë e lodhur dhe e palyer gjatë një udhëtimi diplomatik në Azi, ose që kishte kthyer një shishe të madhe me birrë gjatë një misioni në Afrikën e Jugut?

Thashethemet për të ndenjurat e Pippa Middleton nuk kanë fund. Por ç’vlerë ka një muhabet kur përsëritet vazhdimisht? Me të vërtetë, peripecitë e Lindsay Lohan, që një ditë paraqitet në gjyq, një ditë tjetër e sheh në burg, apo në qendër rehabilitimi mund të kenë ndonjë vlerë pedagogjike? Shkrimtarët këshillojnë të mos bëni shumë thashetheme, edhe pse si gjithmonë çdo gjë e keqe e ka edhe një të mirë. Në këtë rast e mira e thashethemeve është paralajmërimi: që mund të ruhesh nga dikush, pikërisht nga ai që i ka përhapur këto fjalë.

Tuesday, 19 June 2012

Këshilla për pushime të shëndetshme

Kur mendojmë plazhin, mendojmë pushime, argëtim, lojra dhe not në det… por jo gjithçka është perfekte. Shpeshherë pushimet shoqërohen edhe me probleme që mund të shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin tonë.

Lëkura - Siç dihet lëkura duhet të mbrohet nga dielli pasi rrezet e tij janë dëmtuese, por pushuesit e dëmtojnë lëkurën duke ndenjur nën rreze edhe në orët e drekës dhe kjo gjë sjell plakjen e parakohshme.

Pasoja të tjera të rrezatimit të tepërt sjell dermatologia Eva Jorgaqi: “Duhet të kufizohet medoemos qëndrimi në orët e pikut të diellit 12:00-16:00. Kur ekspozohemi për një kohë të gjatë në rrezatim shfaqet edhe kanceri i lëkurës. Këshillohet të përdoren kremra me numra të ndryshëm. Duhet të lyhemi me krem çdo dy orë.”

Sytë - Moda e syzeve ndryshon çdo vit dhe ne i blejmë pa e ditur nëse janë të përshtatshme për tu përdorur në diell.

Okulisti Klevis Javzxhi tregon rreziqet ndaj të cilëve ekspozohet syri në plazh gjatë verës: “Syzet pa faktorë mbrojtës lejojnë hyrjen e rrezeve të diellit dhe pupila e syrit dëmtohet shumë. Në këtë rast është më mirë mos të mbani syze fare sesa syze pa faktor mbrojtës. Nëse dëmtohen nervat e retinës atëherë kemi të bëjmë me dëmtime të parikuperueshme.”

Okulisti shton: “Ka shumë rëndësi që të jenë të mbuluara sa më shumë pjesë të syrit. Ngjyrat e syzeve nuk duhet të jenë të ndezura sepse janë të dëmshme në diell. Grija dhe kafja janë ngjyrat ideale për syze në verë.”

Fëmijët
- Të parët që mezi presin të vijnë në plazh janë fëmijët. Të jetë për ta qëndrojnë gjithë ditën në det, por prindërit duhet të vendosin kufijtë dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj tyre dhe të shmangin oraret e zgjatura në diell.

Këshilla të tjera vijnë nga pediatrja Melinda Agastra: “Duhet të merrni me vete solucione që mbajnë larg mushkonjat, duhet t’i vishni fëmijët me rroba të bardha sepse e bardha redukton thithjen e rrezeve. Duhet të kihet kujdes me higjienën e ujit që konsumon fëmija për të parandaluar infeksionet në rrugët e tretjes, infeksione që në verë janë të shpeshta tek fëmijët.”

Monday, 18 June 2012

Bertina zhvishet ne bikini

Vëmendjen, sidomos të meshkujve. E veshur me një palë bikini si zebër, linjat e Bertinës duken perfekte, pasi ajo deri më tani nuk ka pasur asnjëherë problem me mbipeshën apo celulitin.