Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA..

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)

Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!

Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.

Showing posts with label SHOWBIZ. Show all posts
Showing posts with label SHOWBIZ. Show all posts

Sunday, 1 July 2012

Luana: 3 vite e përndjekur nga një profesor

Luana Vjollca, bukuroshja e Top Channel, ka folur hapur për një problem që e përcjellë tash e një kohë të gjatë.
Ajo thotë se një pedagog e ngacmon çdo ditë prej tre vitesh.

“Gjërat janë tejkaluar, duke qenë se është një personazh që më bezdis, të them të drejtën çdo ditë prej tre vitesh. Si fillim më është bërë qejfi, sepse vura re një interes të madh tijin, por pas tre vitesh ka ardhur koha t’i them stop këtij personi, që tashmë po shqetëson vërtet. Jam munduar të qëndroj indiferente. Mirëpo me aq sa mund të them, ai mundohet të jetë në kontakt të përditshëm me e-mailin tim,” thotë Luana
“Mund të zbuloj vetëm inicialet O.Z dhe thotë që është profesor në një universitet. Nuk e kam takuar dhe nuk e di nëse më përndjek ose jo. Di që është i informuar kudo që ndodhem dhe kjo është shqetësuese të dish se të ndjek përditë një person i fiksuar pas teje.”
E pyetur se pse nuk ka bërë denoncim, ajo thotë: “E kam menduar shumë herë, por nuk kam dashur t’i bëj keq një personi që ndoshta më do me të veten”.

Liami dhe Gerta e BB5: Rrëfejmë të vërtetën e lidhjes sonë


Janë komentuar shumë dy ish-banorët e edicionit të BB5 për një lidhje mes tyre këtë javë. Megjithatë, të dy ata kanë versionin e tyre të historisë për të treguar. Liami, i cili është aktualisht në lidhje me të dashurën gjermane, Evelinë, dhe Geri, vajza simpatike që pohon se në krah të saj nuk ka asnjë mashkull. Të vërtetën e tyre, ata e tregojnë në intervistat që kanë dhënë për “Mapomania”.
Geri, vajza simpatike, e cila u bë e njohur në formatin e “Big Brother 5” , vjen në këtë intervistë duke rrëfyer të vërtetën e marrëdhënies së saj me Liamin. “Ne jemi vetëm miq”, – thotë ajo dhe tregon se kjo gjë e ka shqetësuar pak jo vetëm atë, por edhe miqtë dhe familjen e saj. Edhe pse thotë që shoqëria e tyre nuk ka ndryshuar, sërish ajo pohon se tani ka frikë të dalë në shoqëri me Liamin pas fjalëve që kanë qarkulluar për një histori dashurie mes të dyve. Gjithashtu, Geri tregon edhe për marrëdhënien e saj me Evelinën, të dashurën e Liamit, për të cilën thotë se ka një miqësi të mirë. Veç kësaj, Geri beson në dashurinë e fortë që ata kanë për njëri-tjetrin, ndaj i vjen keq për këtë situatë të krijuar, ku ajo është protagonistja kryesore.
Geri, së fundmi është shkruar se ti dhe Liami jeni në një lidhje? Sa e vërtetë është kjo gjë?
Është absolutisht false. Unë dhe Liami jemi miq shumë të mirë. Njihemi familjarisht dhe kemi një raport shumë të mirë miqësor. Nuk mund të flitet fare për diçka të tillë.
Cila është marrëdhënia që ti ke me Liamin pas daljes nga BB5?
Është një marrëdhënie shoqërore. Ne dalim gjithmonë, si me Dritanin ashtu edhe Liamin. Mblidhemi të gjithë tek lokali i Tanit, ku shkoj me motrën dhe miqtë e tij dhe rrimë të gjithë bashkë.
Sa i përket faktit që punoni bashkë në clube?
Unë nuk di të punoj në ndonjë lokal nate dhe as nuk menaxhoj asgjë. Ne jemi takuar nëpër pub-e me Liamin po dhe miq të tjerë për qejf, asgjë më shumë se kaq.
A ka ndodhur ndonjë gjë më shumë se miqësi mes ju të dyve?
Jo. Absolutisht s’ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur asnjëherë.
Mendon se kjo është një dashakeqësi apo thjesht spekulim me miqësinë tuaj?
Mendoj se këto janë thjesht lajme për të shitur, por opinioni është shumë i rëndë për mua dhe këtu shoh një lloj dashakeqësie deri diku.
Çfarë komentesh ke pasur nga miqtë, apo edhe nga familjarët e tu?
Vëllezërit e mi e kanë shok Liamin dhe dalin për kafe bashkë. Normalisht janë mërzitur, por janë edhe të qetë sepse e dinë se nuk ka asgjë. Është pak turp, duke qenë se njihemi familjarisht të dyja palët.
A e ke takuar Evelinën kur ka qenë në Shqipëri. Çfarë kontaktesh ke me të?
Me Evelinën flas vazhdimisht. Kur flet me Liamin i dërgoj të falat e mia dhe e presim që të vijë shumë shpejt sërish në Shqipëri. Flasim edhe me telefon apo në Facebook.
E keni diskutuar me Evelinën këtë gjë?
E kemi diskutuar, por duke qenë se e di realitetin, nuk e ka marrë për bazë. Është keq edhe për atë, edhe për mua. Ata kanë një dashuri shumë të fortë dhe në bazë të këtyre thashethemeve kaq absurde të dyja ne jemi ndjerë keq.
Jeni shoqe?
Shoqe është fjalë e madhe, por mund ta quaj një miqësi të re.
A ke një njeri në krah?
Jo. Kur të ndodhë kjo gjë, do ju them. (qesh)
Me Liamin do të vazhdojë i njëjti raport apo diçka ka ndryshuar?
Nuk ka ndryshuar asgjë tek shoqëria jonë, por kam frikë të dalë shpesh për shkak të thashethemeve që janë krijuar.
Liami: Nuk më tundon asnjë femër shqiptare, do martohem me Evelinën
Liami në këtë intervistë, veç marrëdhënies me Gerin, të shumëdiskutuar gjatë javës, flet edhe për punën e tij si Dj në Shqipëri. Zhanri i muzikës tekno që ai bën vërtet nuk ka shumë popullaritet në Shqipëri, por Liami tregon se deri tani është mjaft i kënaqur nga ofertat. Sa i përket Gerit dhe marrëdhënies me të, ai shprehet: “Mua më vjen keq, sepse njoh edhe dy vëllezërit e Gerit. Nga njëra anë është turp kur dalin gjëra të tilla”.
Liam, pas BB je fokusuar në punën tënde si Dj në të gjithë Shqipërinë. Si e ke parë këtë treg deri tani?
Është një treg jashtëzakonisht i çuditshëm sa i përket rrymës që bëj unë. Unë jam Dj tekno, por përpiqem të bëj diçka komerciale që populli shqiptar e pëlqen shumë. Falë Dritanit, menaxherit, e kam thuajse gjithë verën të zënë.
Pse tregu nuk është ai i duhuri?
Sepse kultura në Gjermani e muzikës dhe rrymës tekno është shumë më e zhvilluar se në Shqipëri. Është një pakicë që e pëlqen rrymën tekno, të cilën unë e përshëndes.
Ke hasur vështirësi në lokalet ku ke shkuar, pasi njerëzit mund të jenë larguar apo të kenë shprehur pakënaqësi ndaj asaj që ti bën?
Aspak, sepse nuk është se jam Dj që kam dalë nga ‘Big Brother’ dhe kam vendosur të bëhem DJ. Unë kam dhënë pothuajse 8 vite për këtë profesion dhe di të manovroj mirë, di ta mbaj publikun tek vendi i tij.
Përse pas daljes nga BB nuk u ktheve direkt në Gjermani, po vendose ta provosh këtu?Tek kjo pyetje unë kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Në datën 1 nisem në Gjermani, ku kam 2 data ku duhet të luaj, njëkohësisht edhe në Austri. Atje kam edhe një menaxher tjetër gjerman dhe këto janë arsyet që po iki në Gjermani. Në datën 1 do të largohem, por do të kthehem sërish.
Ke thënë se lekët që nuk fitove në BB5 do i fitosh si Dj. Mendon se mund t’ia dalësh?
Pse jo?! Është një profesion që paguhet dhe vlerësohet. Nuk është shumë e përhapur si kulturë që Dj të fitojë shumë në Shqipëri.
Liam si i ke marrëdhëniet me fanset femra?
I kam të gjitha shumë xhan. I dua fort, po rëndësi ka që edhe ato e dinë që unë e kam një të dashur dhe më afrohen vetëm si fanse.
Evelina bëhet xheloze, sepse kudo në foto shfaqesh i rrethuar nga vajza?
Jam i rrethuar, por është edhe një kufizim që i vihet çdo vajze që më rrethon.
Nuk ka asnjë vajzë shqiptare që mund të të tundojë?
S’e besoj. Momentalisht jo.
Momentalisht jo, apo je i sigurt?
Momentalisht jo, sepse jam në një lidhje.
Së fundmi është përfolur se ti dhe Geri keni diçka bashkë..
Geri është një shoqe dhe do të ngelet e tillë. Më vjen keq që disa media shkruajnë gjëra që nuk janë reale. Sa i përket Gerit, mendoj që është po aq e fortë sa unë, se nuk lëkundet karakteri i njeriut me një fjalë gazete.
Çfarë impakti ka pasur kjo tek ty?
Nuk e kam vrarë mendjen fare, sepse e di se ku jam dhe se çfarë kam bërë. Thjesht kam qeshur dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe shoqja ime. Po ashtu edhe Geri mendoj.
Pse pikërisht është folur për ju të dy dhe jo për dikë tjetër?
Mua më vjen keq sepse njoh edhe dy vëllezërit e Gerit. Nga njëra anë është turp kur dalin gjëra të tilla.
Evelina ka pasur ndonjë koment?Jo. Thjesht ka qeshur.
A ka pasur ndonjëherë një pëlqim mes ju të dyve, siç është komentuar edhe gjatë kohës që ishit në shtëpinë e BB5?
Aspak. Keni parë shumë keq. Ka qenë kamera pa pastruar.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja aktualisht?
Përveçse mund të na prishet shoqëria që kemi, asgjë tjetër nuk është bërë. Ajo ka familje motër, vëlla.
Liam e mendon martesën me Evelinën?
Normale që e mendoj. Pse jo?!
Mendon se fakti që po jeton në Shqipëri dhe ajo në Gjermani mund ta lëkundë marrëdhënien tuaj?
Aspak. E bën më të fortë.
Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kë do zgjidhje?
Shqipërinë për punë, Gjermaninë për jetesë.

Friday, 29 June 2012

Adelina: Flej me të dashurin tim për centimetrat e tij

Këngëtarja më e njohur kosovare e viteve të fundit, Adelina Ismajli ka rrëfyer jetën e saj në emisionin Rubikon të KTV-së. Fillimisht, ajo ka folur për të dashurin e ri Valin, duke thënë se dëshiron ta mbajë personale lidhjen e larg publikut, por prapë ka folur për të.

“Unë nuk flej me xhirollogarinë e të dashurit tim, por me centimetrat e tij”, ka thënë Adelina.

E pyetur për lidhjen me Enver Sekiraqën e Triumf Rizën, ajo ka mohuar se është bërë shkak ndonjëherë për përleshjet midis tyre.

Madje, për Sekiraqën ka thënë se janë të tjera këngëtare që e njohin shumë më mirë se ajo.
Adelina i është kthyer edhe rrahjes me Leonora Jakupin, duke thënë se nuk pajtohet asnjëherë me të, për shkak se ajo e ka shfrytëzuar këtë rast edhe më vonë për ta sulmuar e për të popullarizuar veten. Këngëtarja e shumë hiteve ka thënë se vazhdon të mbetet Rugoviste, por nuk do të thotë se është akoma me LDK-në.
Po ashtu Adelina gjatë emisionit ka thënë se do të jetë një nënë e mirë për deri sa fëmijët e vet do të rriten në Zvicër. Ajo ka treguar se vjehrri e vjehrra e saj janë profesor të Gjuhës Frenge përkatësisht Gjuhës Shipe.

Thursday, 28 June 2012

Kush e ndau ciftin VIP, Ledri & Dafina?

Sipas disa burimeve te Info Globit eshte arritur te kuptohet se çifti Dafina-Ledri jane ndare perfundimisht.
“Te merkuren e kaluar, pas nje zenke jane ndare Ledri dhe Dafina” ka thene burimi.
Info Globi ka tentuar ta kontaktoj Ledrin mirepo kjo ka qene e pamundur.Para disa ditesh pati nje perleshje fizike mes ish te dashurit te Dafines , Krenarit dhe Ledrit ku keqas perfundoi ky i fundit.

Beme mama te te ngjaj!

Është vetëm 15 vjeç, por vajza e Madonna ka genet e divës së muzikës botërore.

Adoleshentja Lourdes Leon është fotografuar me reçipetat konike të famshme që Madonna përdor në çdo koncert.

Fotoja është publikuar në Twitter të mërkurën dhe disa momente më pas Madonna u ngjit në skenë me po këto reçipeta për koncertin e saj të radhës, pjesë e turit MDNA.





Megan Fox tregon barkun e fryrë (Foto)

Më në fund mund të thuhet se Megan Fox po pret fëmijë. Zërat në media që nuk janë konfirmuar kurrë nga vetë aktorja janë vërtetuar me anë të disa fotove që i janë bërë protagonistes së ‘Transformers’ në plazh.

Fox aktualisht po kalon disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj Brian Austin Green në Hauai. Më 24 qershor çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës.




Në një intervistë të disa kohëve më parë Fox ishte shprehur për ‘E!news’ se do i pëlqente të kishte fëmijë: “Nuk kam planifikuar asgjë, por do të ndodhë një ditë sepse më pëlqejnë fëmijët.”



Zërat se Megan Fox po priste një fëmijë kanë lindur në fillim të këtij viti, por kurrë nuk janë konfirmuar nga aktorja apo personat pranë saj.



Madje bashkëshorti Brian Austin Green i përgënjeshtroi të tilla lajme në muajin maj.



Tuesday, 26 June 2012

Aksidentohet 50 Cent ne New York Me 1 Kamion.(Foto)




Reperi i njohur 50 cent ka pësuar një aksident me makinë mbrëmjen e të hënës.
Reperi është marrur nga ndihma e shpejtë dhe në foto shihet që është lidhur menjëherë me paisjet mjekësore që ndihmojnë qafën.
Pasi ishin bërë disa fotografime në kokë dhe qafë, 50 cent ishte larguar nga spitali.

Albana Osmani: S’kam ambicie për këngëtare, por për botën e show-t

Gjithçka nisi si një shaka mes miqsh… Rezultati?! Një këngë e re e sapoprezantuar në tregun muzikor shqiptar. Albana Osmani provon të vihet në vendin e atyre që ka prezantuar në skenat muzikore dhe në ekranin e “Top Channel”, duke bashkëpunuar me Mentor Hazirin, solistin e grupit kosovar “Kthjellu”. 
 
Simpatike, shtatlartë, dhe e pozicionuar mirë profesionalisht në ekranin e “Top Channel”, Albana Osmani është shfaqur në formate të ndryshme emisionesh, por gjithnjë brenda kuadrit të televizionit. Ndryshe nga përditshmëria e punës së saj, mes skaleteve të formateve muzikore, ato për të rinjtë, apo së fundmi edhe “Fun Club” dedikuar personazheve të reality show-t “Big Brother Albania”, këtë herë ajo ka sprovuar veten në një tjetër aspekt, siç është muzika. “I çmendur për ty” është titulli i këngës që prej disa ditësh gjendet edhe në Youtube, por vetëm si audio, pasi për videoklipin nevojitet edhe pak kohë deri në produktin final të tij. Kjo këngë e re vjen si një bashkëpunim mes miqsh: Albana Osmanit, Mentor Hazirit, solistit të grupit “Kthjellu”, teksti është shkruar nga Eneda Tarifa, ndërsa kompozimi mban firmën e Flor Mumajesit. Vetë Albana, duke rrëfyer për këtë eksperiencë të re, nuk e fsheh entuziazmin, por as nuk rreket të pranojë se muzika është ambicia e qenësishme artistike për të.

“Muzika preferencë, por jo ambicie profesionale”

Tentativat e së shkuarës për t’u marrë me muzikën kanë rezultuar jetëshkurtra. Disa herë i qëlloi të këndonte drejtpërdrejt në formatin televiziv “E diell” në sfidat muzikore mes skuadrave të personazheve publikë dhe këngëtarëve profesionistë, por gjithçka mbeti brenda studiove të “Top Channel”, pa ndonjë synim të veçantë për t’u marrë me muzikën. Situata u përsërit edhe në momentin kur, e synuar në kuadrin e shakasë, si një
orvatje për një eksperiencë ndryshe, ajo krijoi një këngë me Flor Mumajesin, me titull “My number one”. Por, pa e kuptuar as vetë, Albana Osmani u gjet përpara ftesës së hapur nga solisti i grupit kosovar “Kthjellu”, për të realizuar një bashkëpunim mirëfilli muzikor. “Ideja e realizimit të këngës nisi që në dhjetor, periudhë kur unë isha pjesë e rubrikës ‘Famë’ në ‘E diell’. Në këtë format televiziv garonin skuadrat në dy disiplina, këngë dhe kërcim, e skuadra ime doli fituese. Mentori ishte pjesë e ‘E Diell’ bashkë me Rovena Dilon në rubrikën “Dyshet fantastike”. Gjithçka nisi me shaka mes meje dhe mikut tim, Mentorit. Më pas Flori Mumajesi që është edhe kompozitori i këngës, më inkurajoi duke më thënë ‘Ti këndon Albana dhe bashkë mund të bëjmë një këngë të bukur’. Teksti u realizua nga mikja ime Eneda Tarifa e kësisoj kënga u realizua me një frymë të madhe bashkëpunimi mes miqsh të mirë dhe profesionistësh siç janë ata të tre, që koha i ka vlerësuar”, thotë Albana. Përpjekjet e para deri në realizimin final të këngës, jo pak herë u shoqëruan me emocione, me prova të njëpasnjëshme muzikore në studion e Flor Mumajesit, sepse nëse për Mentor Hazirin muzika është zgjedhja profesionale e jetës, gjë e cila e identifikon edhe si një artist të kompletuar, për Albanën muzika mbetet ende në nivele amatoreske, përjashtuar rastet kur ritmet e saj i qetësojnë shpirtin dhe gjendjen emocionale sa herë ajo dëgjon muzikë në makinë, kufje apo në ambientet që frekuenton. Atëherë, natyrshëm lind pyetja, çne ky interes i beftë i 32-vjeçares për t’u prezantuar edhe si këngëtare?! “Unë nuk kam asnjë ambicie për t’u bërë këngëtare e afirmuar. Por, këtë përvojë e cilësoj si iniciativë personale për të qenë brenda botës së show-t. Aktualisht, po e shijoj pa fund këtë moment, si shumë të tjerë që kam përjetuar dhe do të përjetoj në atë çka ofron bota që zgjodha t’i përkushtohem, ajo e televizionit”, thekson Osmani.

Një këngë dashurie

Kënga “I çmendur për ty” dhe audio e këtij bashkëpunimi muzikor mes Albana Osmanit dhe Mentor Harizit ka disa ditë që është bërë pjesë e sitit elektronik Youtube, dhe deri më tash ka thithur mbi 2 mijë klikime. Kjo këngë është një dedikim për cilindo që ka përjetuar një ndjenjë të fortë dashurie të mundur, apo të pamundur qoftë. “Gjithçka ndodhi kaq shpejt, e besoj se pati impakt shumë pozitiv. Kënga është e rrymës dance, tipike për sezonin veror, ku plazhet mbipopullohen nga pushuesit. Ka shumë ritëm në të, ka një tekst të spikatur, për më tepër është një himn për dashurinë. Nga miqtë e mi, njerëzit që më njohin, apo edhe pjesëtarët e familjes kam marrë shumë komplimente dhe fjalë të bukura. Unë vetë ndihem e plotësuar që sprovova veten në një tjetër zhanër artistik, dhe ndiej se më tërheq pa fund muzika, por sërish kjo mbetet në cilësinë e një preference individuale, e jo si një zgjedhje profesionale e të ardhmes. Tanimë, e kam gjetur veten në botën e televizionit e ndihem më tepër se komode”, vijon Albana Osmani. Teksa i këndon ndjenjës së dashurisë, ajo tregohet diskrete në detajet mbi statusin e momentit dhe faktin nëse është në një lidhje dashurie ose jo. Tani është e përqendruar te kënga e re dhe po shijon suksesin. Edhe pse këto ditë të nxehta vere janë më intensivet për të. Mes përgatitjeve serioze për videoklipin e këngës “I çmendur për ty”, ku protagonist do të jetë Mentori bashkë me Albanën, për prezantuesen simpatike nevoja për disa ditë pushime pas mbylljes me sukses të sezonit televiziv, ka trokitur në derë… E bashkë me të, edhe dëshira për të udhëtuar e për t’u argëtuar.

Eneda Tarifa nuk e ka në plan të martohet

Për Eneda Tarifën, ceremonitë serioze në jetë janë konvencion, ndërsa spektaklet plot humor si “Portokalli” janë arsyeja që një artist me shpirt melankolik të zbresë me këmbë në tokë. Për martesën dhe pritjen e një fëmije ajo thotë se nuk ka ndërmend të bëjë plane. Festoi 30-vjetorin në një darkë krejtësisht private, ndërsa po jeton karrierë ndryshe në televizion.

“Kur një shoqja ime e gjimnazit që jeton jashtë më pyeti pas 15 vitesh nëse unë dhe Erioni vazhdojmë ende, dhe mori përgjigjen “po”, ajo më tha: “Nëse do mësoja se historia jote me Erionin ka mbaruar, do vërtetoja që nuk kishte dashuri. Shoqet e mia të klasës, miqtë e mi e kanë si etalon lidhjen tonë, e lakmojnë në kuptimin e mirë të fjalës.

Është fat të përjetosh një lidhje të tillë, pra të jesh kaq gjatë me një person. E vërteta është se ne jemi ndarë disa herë dhe kemi kaluar ato krizat e një lidhjeje, por përsëri i kemi tejkaluar. Me kalimin e viteve kemi kuptuar se ne nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin. Është një ndjenjë që e kemi mbajtur gjallë me shumë kujdes duke larguar tundimet që na rrethojmë, ndërkohë që nuk kemi pasur ndonjë kërcënim real. Lidhja jonë është vendim, edhe pse vazhdimin nuk mund ta parashikoj” tha Eneida për panorama plus.

Motrat Marina dhe Luana Vjollca rivalitet ne televizone!

Motrat Marina dhe Luana Vjollca u bë një kohë e gjatë që e kanë krijuar identitetin dhe imazhin e tyre në televizion. Por mbrapa nuk mbetet as prezantuesja e “Pasdite në Top- Channel”, Lira Burgija.Të tria vajzat kanë bërë një foto së bashku, ku ato duken shumë të qeshura dhe miqësore. Megjithatë dihet se në televizione ekziston edhe konkurrenca e rivaliteti profesional, edhe pse këtë gjë nuk mund ta themi për tri vajzat e bukura të ekranit.

Monday, 25 June 2012

Rihanna “nxeh” fundjavën


Rihanna mbylli Festivalin e Fundjavës në Hackney të dielën me një performancë që përfshinte disa nga këngët e saj më të njohura dhe sigurisht një veshje shumë ekstravagante.

24-vjeçarja e filloi performancën e saj me këngën Only Girl In The World. Më pas ndoqën këngët Disturbia dhe S&M të cilat i këndoi tek publiku pasi zbriti nga skena.


Më pas, këngëtarja tha se kishte një problem me mikrofonin dhe kërkoi ndihmën e një personi nga publiku që t’ia rregullonte në reçipeta.

Më pas në skenë këngëtares nga Barbados iu bashkua edhe Jay-Z.

 

Sunday, 24 June 2012

Në vilën “modeste” të Medës

Meda është djali nga Prishtina që prej vitesh mbizotëron në skenën e muzikës popullore dhe sërish nuk ndalon së punuari e prodhuari.

“Së shpejti do prezantoj një projekt të veçantë për fansat e mi. Kam punuar shumë dhe të shohim si do pritet”, thekson Meda për ‘Pasdite në Top Channel’.

Gjithashtu prej kohësh ai është lakuar si një nga këngëtarët absolutisht më të paguar në tregun shqiptar të muzikës live, rrjedhimisht si një nga artistët më të pasur shqiptarë.

Skena, hotele, udhëtime e para’, por në fund secili nga ne dorëzohet në shtëpi. Meda, edhe pse modest, nuk ka një shtëpi të shëmtuar. Por, këmbëngul: “Shtëpia ime është e zakonshme, është si të tjerat. Nuk ka asgjë të veçantë aty.”

Meda mbase nuk di si ta arredojë një shtëpi, por e di shumë mirë se çfarë i pëlqen: “Më pëlqejnë shumë oxhaqet dhe në shëpi kam dy.”

Meda jeton së bashku me prindërit e tij.

“Unë më shumë e kaloj kohën në hotele. Edhe kur jam në shtëpi më duket vetja si në hotel. Megjithatë kur rri në banesën time është kënaqësi më e madhe”, shprehet Meda.

Shpesh të paragjykuar, duket se këngëtarët e muzikës popullore janë më të vetëdijshmit për produktin e tyre dhe tregut të cilit i drejtohen. Meda e di se çfarë duan shqipfolësit.

“Me muzikën popullore kam punuar deri më sot dhe kam dalë shumë mirë. Gjithmonë kam fituar mirë nga profesioni im sepse njerëzit më kanë pranuar”, thekson këngëtari.

“Unë nuk kam kohë të qëndroj 2-3 javë në festivale për një këngë sepse nuk mund t’i lë angazhimet e mia”, deklaron Meda.

Oops, e dashura i publikon fotot intime Sinanit…

http://www.ikub.al/Handlers/Images.ashx?id=0ec6a20c-818d-43d8-b291-cbb6e790f12eAi eshte fotografuar kete jave, ne nje resort vilash jashte Shqiperise, nen shoqerine e nje vajze mjaft simpatike.
Biondja qe shfaqet ne krah te kengetarit Hoxha, mesohet te jete njeheresh edhe modele ne klipin e ketij te fundit.
Historia e tyre mendohet te kete nisur gjate xhirimeve, megjithese askush nuk e di te sigurte kete…Sinani vete, telefonin e ka te fikur, ndonese edhe po te rezultonte e kunderta, s’do te kishim marre asnje prononcim prej tij, sepse ai asnjehere s’ka dashur te beje publike detaje nga jeta e tij private.2sinanhoxha
Madje edhe fotot, ka qene e dashura e tij, bukuroshja e panjohur per publikun, ajo qe i ka publikuar. Sinani eshte aktualisht nje nga kengetaret me te paguar ne diaspore, me axhenden me te ngjeshur te koncerteve, dhe kjo deshmohet qarte me vendin qe ka zgjedhur per te pushuar, – nje ishull ne periferi te Italise.


Dafina Zeqiri: Do E Heq Silikonin Ne Gjoks Per Arsye….

Bëhet fjalë për ndërhyrjen kirurgjikale që ka kryer për të rritur përmasat e gjoksit. Dafina mesa duket nuk është e kënaqur me rezultatin pasi qarkullojnë zëra që Dafina dëshiron ta ribëjë gjoksin, shkruan Bluetooth.
Nuk bëhet fjalë për përmasat sesa për formën. E pakënaqur me këtë fakt, qarkullojnë thashetheme se Dafina do ti nënshtrohet edhe njëherë një ndërhyrjeje tjetër për të sjellë në vend format e gjoksit.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)


Të gjithë e njohim natyrën e tij komike dhe gazmore. Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare. Besi është shkëputur nga shokët, dhe ka preferuar të shfaq natyrën dhe gjestet e tij komike edhe në kryeqytetin britanik. Ai ka hipur në një top lufte dhe duke bërë lojëra humori me këtë objekt, gjë të cilën e kuptojmë nga mimika që Kallaku ka përdorur.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!



Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.
Mediat rozë përflasin se pak javë pas daljes nga BBA5, Mes Liamit dhe Gertës ka ndodhur një lidhje dashurie.
Liam është duke u angazhuar si DJ dhe mixer muzike në jetën e natës në lokale të ndryshme dhe atje mesa duket ka ndodhur edhe pikëtakimi.
Dy progatonistët ende nuk kanë folur për këtë gje ndërsa nuk dihet çfarë ka ndodhur me partneren gjermane të Liamit.

Friday, 22 June 2012

Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA.

Duke folur në një intervistë për Oprah Winfrey, Kim shpjegoi se marrëdhënia e saj me reperin është shumë e ngushtë dhe përforcohet edhe nga situatat e ngjashme që kanë kaluar në jetë.

Kështu, ajo iu referua humbjes së parakohshme të prindërve të tyre, si një eksperiencë bashkuese.



Kardashian humbi babain e saj në vitin 2003, pasi ai u prek nga një tumor, ndërsa nëna e West ndërroi jetë në 2007, si rrjedhojë e ndërlikimeve shëndetësore me origjinë tek një ndërhyrje kozmetike.




”Është shumë komfortuese që të kesh përkrah një njeri që njeh gjithçka për të, që të respekton, që të kupton dhe që ka përjetuar gjëra të ngjashme”, tha Kardashian.
  


 

Ashton Kutcher si Steve Jobs

Kurrë nuk ka qenë sekret se themeluesi i Apple Steve Jobs ka qenë qejfli i drogave dhe në filmin biografik paraqitet në vitet e tij kur merrte LSD. 


u

Aktori që do të interpretojë Jobs është Ashton Kutcher dhe në këto foto të marra nga sheshxhirimi 34-vjeçari duket nën efektin e LSD-së me krahët e ngritura drejt qiellit dhe duke bërtitur.



Filmi po xhirohet në Santa Clarita të Kalifornisë.



Dokumente të lëshuara nga Pentagoni tregojnë se Steve Jobs ka thënë se LSD-ja I ka ndryshuar jetën. Nga viti 1972-1978 Jobs, sipas dokumenteve të Pentagonit, ka marrë 15 herë LSD dhe gjithashtu ka pirë hashash.



Steve Jobs vdiq në tetor të vitit të kaluar në moshën 56-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas. Filmi do të tregojë historinë e biznesmenit vizionar, i cili nga një “hipi” arriti të bëhej bashkëthemelues i Apple.

Thursday, 21 June 2012

Liami, ja ku po i kerkon ato qe nuk i fitoi dot neBB5.

Sic duket, ish-banori i ka vene qellim vetes qe leket qe nuk fitoi ne BB5 t’i fitoje duke punuar si Dj. Ofertat nuk kane munguar dhe as fansat e shumte te Liamit. Kjo vere do te jete me shume pune sesa pushime per Liamin nese do te vazhdoje me kete ritem. Nderkohe, fansat jane perhere e kudo me afer tij, sidomos tani qe Evelina eshte larguar drejt Gjermanise. Nese behet sadopak xheloze ajo duke pare fotot ne Facebook, kete nuk dime ta themi, po cifti duket se ka vertet nje marredhenie speciale dhe te konsoliduar

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë. Këtë e ka deklaruar vetë ajo përmes statuseve të njëpasnjëshme që ka publikuar në ‘Facebook’, por arsyet e këtyre udhëtimeve duket se nuk lidhen vetëm me punën. Këngëtarja Hajati po korr një sukses të madh këto kohë dhe dihet që ka një axhendë të ngjeshur koncertesh, ama jo gjithçka ka lidhje me muzikën.Siç kemi mësuar një arsye që Ronela shkonë kaq shpesh në Kosovë, është Modeli nga Prishtina dhe ish banori i Big Brother 5 (BB5) Meti Alshiqi. Siç tregojnë miq të afërt mes tyre ka nisur të lindë një ndjenjë që i kalon kufijtë e miqësisë,ata po dalin bashkë”. këngëtarja shqiptare e pëlqen vërtet shumë Metin, dhe se ajo po shpreson që sa më shpejt ai të bëjë publike lidhjen e tyre. ata këto ditë jan parë nëpër disa clube të natës në Prishtinë.