Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA..

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)

Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!

Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.

Showing posts with label Bota. Show all posts
Showing posts with label Bota. Show all posts

Thursday, 28 June 2012

Megan Fox tregon barkun e fryrë (Foto)

Më në fund mund të thuhet se Megan Fox po pret fëmijë. Zërat në media që nuk janë konfirmuar kurrë nga vetë aktorja janë vërtetuar me anë të disa fotove që i janë bërë protagonistes së ‘Transformers’ në plazh.

Fox aktualisht po kalon disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj Brian Austin Green në Hauai. Më 24 qershor çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës.




Në një intervistë të disa kohëve më parë Fox ishte shprehur për ‘E!news’ se do i pëlqente të kishte fëmijë: “Nuk kam planifikuar asgjë, por do të ndodhë një ditë sepse më pëlqejnë fëmijët.”



Zërat se Megan Fox po priste një fëmijë kanë lindur në fillim të këtij viti, por kurrë nuk janë konfirmuar nga aktorja apo personat pranë saj.



Madje bashkëshorti Brian Austin Green i përgënjeshtroi të tilla lajme në muajin maj.



Tuesday, 26 June 2012

Aksidentohet 50 Cent ne New York Me 1 Kamion.(Foto)




Reperi i njohur 50 cent ka pësuar një aksident me makinë mbrëmjen e të hënës.
Reperi është marrur nga ndihma e shpejtë dhe në foto shihet që është lidhur menjëherë me paisjet mjekësore që ndihmojnë qafën.
Pasi ishin bërë disa fotografime në kokë dhe qafë, 50 cent ishte larguar nga spitali.

Monday, 25 June 2012

Rihanna “nxeh” fundjavën


Rihanna mbylli Festivalin e Fundjavës në Hackney të dielën me një performancë që përfshinte disa nga këngët e saj më të njohura dhe sigurisht një veshje shumë ekstravagante.

24-vjeçarja e filloi performancën e saj me këngën Only Girl In The World. Më pas ndoqën këngët Disturbia dhe S&M të cilat i këndoi tek publiku pasi zbriti nga skena.


Më pas, këngëtarja tha se kishte një problem me mikrofonin dhe kërkoi ndihmën e një personi nga publiku që t’ia rregullonte në reçipeta.

Më pas në skenë këngëtares nga Barbados iu bashkua edhe Jay-Z.

 

14 vjeçari letër nënës para se të vdiste. Mos qaj, unë jam duke vdekur


Fjalët e djalit të saj 14 vjeçar Wesley Walker, nga Longton, Stoke-on-Trent, shkruar në një detyrë të ngarkuar nga shkolla e mpinë komplet nënën e tij 42 vjeçare.

Ai ia dha në dorë nëns letrën që kishte shkruar dhe shkoi të flinte, dhe kur e ëma e lexoi vrapoi menjëherë në dhomën e tij për të parë nëse ai ishte duke bërë ndonjë marrëzi vetëvrasëse.

Por djali ishte duke fjetur për mrekulli. E vërteta e letrës ku ai i shprehte nënës së tij se e deshte shumë dhe askush nuk mund ta zëvendësonte atë si dhe falënderonte për jetën që i kishte dhënë, apo dhe momentet që kishin kaluar.
Gjithashtu ai i kërkonte që funerali të bëhej në një vend plot me ngjyra ashtu si personaliteti i tij.

Prindërit duan që shkolla të kërkojë falje për situatën e krijuar, por në fakt ishte një ushtrim në 'artin shprehës' dhe një mundësi për nxënësit për ti treguar nënave të tyre që ata i duan ato.

Zonja Walker, një asistente mësimor, shtoi: "Wesley është një djalë i gjallë dhe për këtë kjo më bëri të mendoj se nuk ishte diçka serioze dhe e gabuar".
Megjithatë shkolla do të rishikojë komunikimin me prindërit.

Sunday, 24 June 2012

22 vjeçarja sulmohet barbarisht nga një bandë që kryesohej nga një femër

Fytyra tronditëse e kësaj vajze tregon për një grabitje dhe rrahje me dhunë nga një bande rrugësh.
22 vjeçarja Leanne, po ecte vetëm përmes një parku në Southend, Essex, si ajo është sulmuar nga një bandë e përbërë prej 3 burrash dhe një femër të cilët e kanë shkelmuar dhe gërvishtur me thonj në fytyrë, sa në fund kanë ikur me çantën e saj e cila kishte 62 pound, kartat e bankës dhe i kanë marrë një varëse floriri.
Ajo në atë gjendje ka njoftuar policinë ku i ka dhënë vetëm emrin e saj pasi nuk fliste dot.
Më pas u transportua në spital dhe policia është në kërkim të kësaj bande që mendohet të jenë të moshës 20-25 vjeç.
Akoma nuk dihen shkaqet edhe pse burimet e para tregojnë se nuk ka patur konflikt me ndonjë. Burimet e policisë thonë se këto lloj bandash janë rritur shumë dhe mendohet që një shkak të jetë dhe praktika e tyre para se të futen në banda profesionale.