Natyrën e saj moskokëçarëse e shfaqi në shtëpinë e vëzhguar, por tashmë i
duhet të bjerë në sy me mënyra të ndryshme. Kështu që Genta e “Big
Brother 5” nuk ngurron të bëjë “show” në publik, e zhveshur me rroba
banje dhe duke luajtur në shoqërinë e meshkujve. Pasi ka hequr dorë nga
dashuria e saj e vjetër, Rubensi, ajo ka pohuar se do të bëjë të
pamundurën të arrijë në formë perfekte trupore, duke mos ngurruar të
shprehë ambicien e saj për televizionin. Le të shohim se cili do të jetë
i dashuri i ri i Gentës, dhe si do të ndryshojë jeta e saj pas
zhvendosjes në Tiranë.