GJIROKASTER – Zhurma e armëve nga Lazarati shoqëron çdo
natë banorët përreth zonës problematike. Breshëritë e armëve nisin pak
para mesnate, për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
E
përcaktuar si një zonë ku mbretëron karteli i drogës, pas goditjeve të
fundit nga policia banorët e këtij
fshati kanë vendosur të mos lejojnë
sërish futjen e forcave të rendit në zonë.
Disa Grupe te xhirimit te televizioneve kombetare kan vëzhguar situatën nga një kodër, që prej orës 23:00 të
mbrëmjes së djeshme e deri ne orën 2.30 të mëngjesit të sotëm.
Breshëritë e armëve
kallashnikov duket se vinin nga të gjithë cepat e
fshatit.
Të rrezikuar nga kjo situatë janë veçanërisht banorët e
lagjes periferike “Zinxhira” në Gjirokastër, të cilët në panik
deklarojnë se disa prej plumbave kanë përfunduar në muret dhe depozitat e
banesave të tyre.
Por të qenit në një zonë të
vogël, sjell
stepjen e këtyre banorëve, të cilët refuzojnë edhe fotografimin e
plumbave në banesat e tyre.
Përballë kësaj situate, nga policia e
Gjirokastrës bëhet e ditur se forca të kësaj policie hyjnë çdo natë në
fshat, ndërsa mohojnë të shtënat e armëve.
Burime zyrtare të
policisë deklarojnë se nuk ka mbërritur asnjë telefonatë shqetësuese
lidhur me të
shtëna armësh, në Sallën
Operative të Drejtorisë së
Policisë. Kjo situatë është bërë e përditshme, që pas futjes për herë të
parë, pas disa vitesh, në fshatin Lazarat të forcave RENEA, një javë më
parë, duke arrestuar njërin nga banoret e kësaj zone, për kultivim të
rreth
600 rrënjëve me kanabis sativa.