Prej ditësh policia e Gjirokastrës e
mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Delta kanë
rrethuar fshatin Lazarat për të ndaluar fuqinë punëtore që shkon për të
mbjellë kanabis sativa.
Por përvec postoblloqeve dhe
ndalimit të rreth 170 personave nga qytetet të tjera që shkojnë të
punojnë atje, policia nuk ka mundur të hyjë në fshat, edhe pse Drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se uniformat do të
ndërhyjnë.
Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka transmetuar
pamjet të cilat tregojnë se cfarë ndodh në Lazarat, ndërsa fshati është i
rrethuar me policia.
Banorët vijojnë punën për mbjelljen e
kanabisit dhe pa ndihmën e krahut të punëtorëve që i ka ndaluar policia
këto ditët e fundit.
Ka gropa të bëra gati për
mbjelljen e bimës. Depozitat e ujit po ashtu janë mes parcelave gati për
vaditjen e kanabisit. Ndërkohë nga pamjet mësohet se sa paguhet krahu i
punës në Lazarat.
Tuesday, 19 June 2012
Si mbillet kanabisi në Lazarat
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment