Persona ende të paidentifikuar vjedhin banesën e truprojes së
kryeprokurores, Ina Rama. Burime të besueshme policore thanë se mes
sendeve të vjedhura hajdutët kanë marrë edhe pistoletën tip “Bereta” të
Maria Ramajt, armë zjarri dhënë nga Garda e Republikës për ruajtjen
fizike të prokurores së përgjithshme.

Sipas të tjerave burime të besueshme bëhet e ditur se ka qenë vetë e dëmtuara e cila ka njoftuar Komisariatin Nr.3, pasi ka vënë re vjedhjen.
“Ishte më tepër e shqetësuar për pistoletën e punës”-bënë të ditur agjentët policorë të cilët kanë marrë dhe kallëzimin e Maria Ramajt.
Kjo e fundit kujdeset prej më shumë se dy vitesh për ruajtjen fizike të kryeprokurores Ina Rama, detyrë të cilën e mori pas disa të tjerave të rëndësishme në Gardë. Ramaj është truproja kryesore e numrit një të akuzës.
0 comments:
Post a Comment