Thursday 21 June 2012

Çdo prind në botë që do e shikonte këtë foto do e shante



Fotot që realizohen nëpër botë janë sa të cuditshme dhe aq të frikshme. Mediat kineza kanë publikuar një foto e cila ka hapur një diskutim të madh në këtë vend. Një baba ka dalë shëtitje me djalin e tij 3 vjeçar, duke e vendosur vogëlushin në një kuti pijesh dhe duke e tërhequr me litar pas motorit të tij. Dhe pse ai nuk ecën me shpejtësi, prindërit janë trembur dhe terrorizuar teksa e kanë parë nëpër rrugë, por dhe ata qytetarë që e kanë parë fotografinë në emisionet e mengjesit kanë telefonuar në studio duke e sharë dhe ofenduar babin kinez.Fotoja është bërë në një nga rrugët e provincës ShaanxiKinë dhe ka nisur të qarkullojë në të gjitha rrjetet sociale. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur babain, pasi ai veprim dënohet dhe mund të arrihet deri në heqjen e të drejtës prindërore.

0 comments:

Post a Comment