
Mësohet se në orët e para të mëngjesit gjatë kontrollit të befasishëm në lagjen “Bregu i Spilos” janë zbuluar 600 fidanë në kubike, gati për tu mbjelle në parcele. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 100 kilogramë marijuane. Lënda narkotike është gjetur ne banesën e Xhelo Rabit, 59 vjeç, i cili është vënë në prangat e policisë. Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe bashkëshortja e Rabit. Në operacionin e koduar “Kubiku” u angazhuan veç efektiveve te Gjirokastrës edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe Delta Force. Policia bën me dije se do të vijojë kontrollet në fshatin e Lazaratit. Prej ditësh në hyrje të fshatit është vendosur një postbllok që kontrollon hyrje- daljet ne fshat. Javën e kaluar u shoqëruan mbi 170 persona, burra e gra te punësuar nga kultivuesit e drogës ne Lazarat. Megjithatë ende nuk është sqaruar nëse ky është një aksion i gjerë, apo policia ka bastisur një shtëpi.
0 comments:
Post a Comment