Ishte mësuar me vëmendje mediatike e ndaj përballë kamerave dinte si të
mund të jepte më të mirën e tij. 25 vjeçari Ermal Merdaoni hyri në “Big
Brother 5” me një synim të mirëmenduar, pikërisht për të bërë realitet
ambicien për të qenë një moderator programesh televizive me audiencë.
Aventurën e tij në BB ai e përjetoi në çift me Françeskën ndaj në
intervistën e fundit për Panorama ai tregon atë çka po kalon tani që ka
dalë nga shtëpia. I pyetur nëse do të bashkëjetojë me Françeskën ai
thotë se “mjaft bashkëjetuam për tre muaj, të përkthyera gati në një
vit. Mendoj se është shpejt, nuk ka ndonjë arsye konkrete e të fortë që
ne të bashkëjetojmë. Lidhja jonë është normale dhe nuk ka arritur në atë
gradë që ne të mos bëjmë asnjë moment pa njëri-tjetrin”
Saturday, 16 June 2012
Ermali i BB: Nuk dua të bashkëjetoj me Françeskën
05:24
No comments
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment