Ndërsa luhej ndeshja Spanjë-Portugali,
Tirana u trondit në mbrëmje nga një vrasje. 35-vjecari Bledar Balliu u
qëllua me armë pranë pallatit ku banonte pranë gjimnazit “Petro Nini
Luarasi”, ndërsa ndërroi jetë kur mbërriti në Spitalin Ushtarak.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22.50 minuta, ndërsa Balliu ishte duke ecur në trotuar drejt banesës së tij, ku sapo kishte dale nga një lokal aty afër.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pasi u njoftua për të shtëna armësh. Policia thotë se është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes, të cilin e ka ndihmuar jo vetëm nata, por edhe fakti që në ato caste luhej ndeshja dhe dëshmitarët e rastit kanë qenë të pakët.
Bledar Balliu, i cili njihej edhe me identitetin Arif Shehu, është një emër i njohur për policinë. Një vit më parë ai u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Koliqit, edhe ky i fundit u vra pranë banesës së tij afër shkollës “Petro Nini Luarasi” në orët e vona të natës.
Balliu u arrestua dhe qëndroi disa kohë në burg për vrasjen e Koliqit, por u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.
Në vitin 2006 Balliu dhe Koliqi, tashmë të dy të ekzekutuar, u arrestuan për akuzën e pjesëmarrjes në një rrjet të fuqishëm të trafikut të lëndëve narkotike.
Ne operacionin “Poter AL” të asaj kohe në pranga ranë edhe disa persona të tjerë të dyshuar për trafikun e drogës nga Holanda në Gjermani. Vrasjet e tyre ndodhën pasi ata kryen dënimin e dhënë nga gjykata.
0 comments:
Post a Comment