Tuesday, 19 June 2012

Lazarati në “shtetrrethim”, policia e pafuqishme për tu futur në fshat…

Në përpjekje për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike Policia e Shtetit prej ditësh po mban të rrethuar fshatin problematik të Lazaratit. Kreu i më i lartë i këtij institucioni Hysni Burgaj ka pohuar për mediat se 22 persona tashmë janë të arrestuar nën dyshimin e trafikimit të lëndëve narkotike ndërsa ka theksuar se do të kërkojë nga homologët italianë helikopterë për të bërë kontrolle nga ajri me synim bllokimin e trafikuesve.
“Do bllokojmë çdo tentativë për kultivimin e kanabisit. Po punojmë me policinë italiane për të mundësuar monitorimin nga ajri të të gjithë territoreve me kanabis në Lazarat. Monitorimi do të nisë shumë shpejt”- është shprehur Burgaj.
Më tej duke lavdëruar punën e policisë ai i ftoi gazetarët që të shkonin atje për të parë se gjedja në këtë fshat nuk është ashtu sic e përshkruajnë mediat. Por ai nuk sqaroi se si mund të hyjnë gazetarët kur vetë policia është e pafuqishme për tu futur në fshat.
Ndërkohë orëte fundit si pasojë e “shterrethimit” të Lazaratit është arrestuar në flagrancë në postobllokun e policisë në Kordhocë nga FNSH , DELTA FORCË dhe Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër një shtetas nga Lazarati i cili qarkullonte me armë zjarri Pistoletë TT. Ai quhet Rigels Proko , 23 vjec, lindur dhe banues në Lazarat, i cili drejtonte një automjet tip benz me targa te huaja. Gjithashtu në një tjetër postoblok është arrestuar Henri Manaj 25 vjec, lindur dhe banues në Memaliaj të rrethit Tepelenë , i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet tip benz dhe iu gjet e fshehur në brez një armë e ftohtë thikë , me presë 14 centimetra të gjatë.

0 comments:

Post a Comment