Saturday, 16 June 2012

8 ushqimet që ju zhdukin vënien e barkut

http://morevesh.com/wp-content/uploads/2012/06/lifestyle.jpg



1) Perimet

Përbërës të domosdoshëm të çdo diete, ato sigurojnë proteina, fibra, kalcium dhe hekur.

2) Frutat e thata

Lajthitë, arrat, fistikët etj, duhet të jenë një pjesë integrale e një diete të shëndetshme, sepse janë të pasura me yndyra, por edhe vitaminë E, e cila është një antioksidant i fuqishëm.

3) Gjethet jeshile


Sallata, spinaqi e të tjera si këto, e mbrojnë shëndetin tuaj dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Janë gjithashtu të dobishme për të mbrojtur ngjyrën e flokëve nga dielli.

4) Qumështi dhe kosi

Ushqim thelbësor për të gjitha moshat, janë burim i mirë i kalciumit, i rëndësishëm për eshtra të shëndetshme.

5) Vezët

Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave, por ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë duhet ta shmangin të verdhën e tyre, por mund të hani të bardhë veze, e cila është e përbërë nga proteina dhe nuk përmban yndyrë.

6) Vaj Ulliri

Mban kolesterol të ulët, yndyrë bimore dhe ka një veprim mbrojtës për arteriet. E pasur në vitaminë E gjithashtu luan rol si një antioksidant.

7) Drithërat

Drithërat janë aleatë të mirë kundër kancerit, duke siguruar karbohidratet komplekse, burim më të mirë energjie të përdorur nga trupi, duke shmangur që të rritet shumë niveli i sheqerit në gjak.

8) Manaferrat

Manaferrat janë ushqime që e ndalin kohën. Ju rinojnë, domethënë, sepse janë të pasura me ” vitamina A, B1 dhe B2, por veçanërisht vitaminë C dhe minerale.

0 comments:

Post a Comment