Friday, 15 June 2012

Pergjaken Drake e Chris Brown pas fyerjeve për Rihanna-n (FOTO)

Rivalët e hip-hop-it, Drake dhe Chris Brown e shkatërruan një klub nate në Nju Jork pas një sherri që shpërtheu mes tyre. Katër persona përfunduan në spital kur mes tyre nisi një sherr në lidhje me divën e muzikës, Rihanna.
Një turiste australiane, e cila ishte e pranishme në klub gjatë sherrit, u dërgua në spital pasi u godit në kokë nga një shishe. Ajo pati nevojë për 16 qepje.
Dëshmitarët thonë se sherri nisi kur Chris Brown i dërgoi Drake një shishe me shampanjë në shenjë oferte për paqe. Por Drake e ktheu mbrapsht shishen me shënimin: “Unë po q… dashurinë e jetës tëndë, merru me këtë”.
Chris Brown, 23 vjeç, ka pasur një lidhje me Rihanna-n, që përfundoi kur ajo e la atë pasi Brown e rrahu barbarisht. Pas ndarjes, bukuroshja nga Barbados u lidh me rapper-in Drake.
Një zëdhënës i hetuesve tha se Chris Brown, truproja e tij dhe një grua po largoheshin nga klubi kur u përballën me pesë pjesëtarë të grupit të Drake.
Në mes të debatit, dikush hodhi një shishe. Më pas sikur shpërtheu ferri. Lokali u kthye në shesh beteje.
Truproja e Chris Brown, Big Pat, përfundoi në spital me plagë në kokë. Vetë Brown postoi në Twitter një foto të tij, me plagë në mjekër.


0 comments:

Post a Comment