Katër oficerë të repartit RENEA janë përballur me të shtëna armësh dje në Lazarat, ndërkohë që po filmonin parcelat e kanabisit.
Sipas Panorama, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Breshëritë e
armëve, që dyshohet se kanë qenë kallashnikovë, kanë detyruar oficerët
të braktisin misionin e tyre.
Policia e Shtetit vijon të bëhet qesharake duke shpërndarë njëherë
lajme se kanë hyrë në Lazarat e më pas duke i përgënjeshtruar ato.
Oficerët e RENEA-s ishin pozicionuar në një grykë dhe po filmonin
parcelat, kur persona të armatosur, që mendohet se janë pozicionuar në
mal dhe vëzhgojnë çdo lëvizje, kanë qëlluar me armë. Dyshohet se ata
kanë qëlluar në ajër. Por kjo nuk është hera e parë kur lazaratasit
qëllojnë mbi policinë dhe jo në ajër, por direkt mbi ta.
Wednesday, 27 June 2012
RENEA qëllohet me armë në Lazarat, po filmonin parcelat
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment