Monday, 18 June 2012

Ja Kush Është Futbollisti Më I Preferuar Nga Femrat Në Itali

 Kush janë futbollistët e preferuar nga femrat? Meqë në këto moment jemi në Europianin 2012 në të gjithë botën flitet vetëm për futboll. Në disa sajte mode dhe estetike në Itali, që frekuentohen rregullisht nga femrat është bërë një pyetje e thjeshtë seksin femër. Aty kërkohet një përgjigje e saktë prej tyre se kush është futbollisti më i pëlqyer

Sigurisht që ato nuk janë marrë me punën e lojtarëve në fushë, por se sa simpatik duken ata. Fituesi i “Palmës së Artë” në këtë renditje të veçantë, me 24 për qind të votave, është Mario Balotelli, 22 vjeçari me origjinë të vjetër Ghanaian, i quajtur ndryshe dhe Super Mario. I ndjekur nga Claudio Marchisio, i cili shënoi një gol të bujshme në ndeshjen kundër Kroacisë.

I treti renditet Sebastian Giovinco, sulmuesi i ri nga Parma me 14 për qind; Cristian Maggi, mesfushori Napolitan me 13 për qind; Leonardo Bonuçi, mbrojtësi me 11 për qind, Daniele De Rossi me 7 për qind; sulmuesi Udinese Antonio Di Natale me 6 për qind dhe së fundi me 4% renditet portieri Gianluigi Buffon. Në këtë sondazh morën pjesë 1.208 pjesëmarrëse të moshave nga 35 deri në 50 vjeç.

0 comments:

Post a Comment