Saturday 2 June 2012

Lindin fëmijën e dytë, gjobitet 150 mijë euro çifti në Kinë



Një çift kinezësh nga një provincë në Zhejiang u dënuan të paguajnë gjobën prej 1.3 milionë yuan ose rreth 150 mijë euro, pasi sollën në jetë një fëmijë të dytë.
Gjoba erdhi pasi siç informon gjykata qe vendosi masen e gjobes, çifti shkeli ligjin për planifikimin familjar i vendosur në Kinë, i cili i imponon çiftet që të kenë vetëm 1 fëmijë.
Dy bashkëshortët në muajin shkurt u bënë prindër të një vajze, pasi më herët në vitin 1995 sollën në jetë një djalë.
Ligji për fëmijën e vetëm është në fuqi në Kinë dhe gjithë ata çifte që e shkelin atë gjobiten.

0 comments:

Post a Comment