Një vajzë, studente në universitet është përjashtuar nga studimet me
argumentin e rektoratit se veshja e saj ishte e papërshtatshme me normat
universitare. Në të vërtetë, studentja 22 vjeçare vishte vazhdimisht
minifunde provokuese të cilat ngjallnin tek djemtë por edhe tek vajzat,
situata të ndryshme.
Studentja quhet Geysi Villa Nova Arruda. Ajo është 22 vjeçe dhe jeton
në Brazil. Deri dje ishte studente e universitetit Universidade
Bandeirante. Sikundër pohojnë mediat braziliane, studentja u largua nga
studimet me urdhër të rektoratit, pas ankesave të shumta që erdhë nga
studentët e tjerë.
“Studentja Geysi Villa Nova Arruda prezantohej në sallat e leksioneve
me veshje skandaloze duke fyer kështu qëllimin akademik që ka një
universitet”, ishte pjesa tjetër e argumentimit të përjashtimit për
studenten 22 vjeçare.
Vetë Geysi Villa Nova Arruda është e irrituar nga ky fakt i përjashtimit që po e mundon prej kohësh dhe thotë se ende nuk po arrin të kthejë të drejtën e vet.
Ne jetojmë në një vend që është i famshëm për karnavalet dhe këta të bëjnë moral se ke veshur fund të shkurtër, – vë në dukje studentja e përjashtuar.
Ata më fyen sepse sollën policinë vetëm se kisha veshur këtë fustan të kuq dhe 6 policë më morën me forcë, tregon 22 vjeçarja.
Kurse shton: Gjatë periudhës para se të largohesha, shumë studentë më shihni si dele e zezë. Më shkatërruan makinën duke e goditur atë me ç’të mundnin.

0 comments:
Post a Comment