Një mashkull tipik merr atë që dëshiron në shtrat, falë sensit të lindur të drejtimit dhe pak inkurajimi prej saj. Dëshironi të mbeteni thjesht tipikë? Mashkulli i jashtëzakonshëm zbulon vende delikate në trupin e një gruaje dhe di si t’i prekë. Tani është koha që të qëndroni larg gjokseve dhe të fokusoheni menjëherë në pjesë të trupit të saj që i keni shpërfillur. Mundësitë janë që nëse e bëni njëherë, në seancat tuaja seksuale do të nisni të rrëmoni për më shumë se vetëm një penetrim. Kjo sigurisht nuk do të thotë që femrat nuk duan të preken në zonat seksuale të trupit të tyre, por ndonjëherë vjen koha për të provuar diçka ndryshe. Dhe kështu duhet të bëni.
Duart
Mbajani dorën të kthyer nga pëllëmba dhe përdorni dy gishtërinjtë e
mëdhenj për t’ia prekur pëllëmbën butësisht ndërsa gishtërinjtë e tjerë
prekin pjesën e mbetur të dorës. Përshkojeni çdo gisht derisa t’i keni
prekur të gjithë dorën.
Kyçet e duarve
Mbajani dorën, me pëllëmbë dhe prekeni butësisht me majat e gishtërinjve
deri në kyçe dhe parakrah, ndërsa e pyesni si i ka shkuar dita. Pas
disa minutash përkëdhelje, përdorni buzët, dhëmbët dhe gjuhën:
kafshojeni butësisht pjesën e brendshme të kyçit të saj të dorës.
Koka
Përdorni majat e gishtërinjve tregues dhe gishtërinjtë e mesit për t’i
përkëdhelur tëmthat. Më pas, përdorni një dorë për të lodruar me flokët
përpara se të përdorni të gjithë majat e gishtërinjve për të masazhuar
kokën e saj. Bëjeni butësisht.
Veshët
Përshkojani veshin me gjuhë dhe pëshpëritini diçka. Pastaj merreni bulën
e veshit në gojë dhe lini që buzët tuaja të njoma të rrëshqasin.
Qafa
Receptorët e bëjnë këtë të fundit një nga pjesët më të ndjeshme të
trupit të femrës. Merrni frymë ndërkohë që i jepni një puthje të lehtë
në pjesën kur ndahet qafa me flokët. Shumë femra e adhurojnë gjestin kur
largoni flokët e tyre nga qafa me një përkëdhelje të lehtë, puthje,
përkëdhelje me gjuhë dhe ndukje të lehta.
Pjesa e brendshme e krahut
Lëkura në atë zonë është shumë e hollë, kështu që edhe prekja më e lehtë
mund t’i japë asaj drithërima. Lëvizini butësisht lart-poshtë
gishtërinjtë tuaj në brendësinë e parakrahut dhe ledhatojani butësisht
kyçin e dorës me shpeshtësinë e rrahjes së pulsit.
Stomaku
Mbajeni në bel me të dyja duart dhe nuhasni aromën e saj me hundën
pothuajse të ngjitur në stomak. Pastaj putheni stomakun nga njëra anë në
tjetrën, duke e përkëdhelur herë pas here me gjuhë.
Pjesa fundme e barkut
Rrëshqisni kurrizin e dorës dhe nyjën përgjatë pjesë së poshtme të
barkut, rreth këllqeve. Ky është një eksitim mendor sepse ajo po pyet
veten se çfarë vjen më pas. Gjithashtu ndodh edhe reagimi fizik sepse
vetë lëkura është tepër e ndjeshme.
Fundshpina
Shtrijeni me kurrizin të drejtuar në fytyrën tuaj dhe përkëdheleni
ngadalë me gjuhë dhe puthjani shpinën duke nisur nga lart dhe rrëshqisni
poshtë ngadalë. E dini atë pjerrësinë në qendër të shtyllës kurrizore?
Ajo pjesë është perceptuese ndaj çdo lloj përkujdesjeje, sidomos ndaj
prekjeve delikate. Ju dëshironi të masazhoni vendin me një lëvizje të
lehtë rrethore. Mbani mend që synimi nuk është t’i bëni muskujt e saj të
kontraktohen, por të ndizni një reagim seksual.
Kofshët
Edhe nëse është e zhveshur ose ka veshur të brendshme seksi, ndajani
këmbët dhe kaloni disa minuta duke vlerësuar pjesën e brendshme dhe të
jashtme të kofshëve të saj me duart dhe buzët tuaja.
Pjesa e pasme e kofshëve
Pikërisht aty ku të ndenjurat takojnë kofshët është një zonë e mbushur
me receptorë. Këto pjesë janë për t’u përkëdhelur me gjuhë, kështu që
përshkoheni me gjuhë secilën nga këto pjesë dhe shihni konvulsionin me
kënaqësi.
Pjesa e pasme e gjunjëve
Askush nuk mendon të shkojë aty. Kështu që kur ta stimuloni këtë pjesë
asaj do i pëlqejë shumë. Putheni butë ose guduliseni zonën (përfshirë
edhe pulpën e këmbës), por sigurohuni që të jetë e shtrirë. Vetëm nëse
mund ta mbani në krahë kur këmbët t’i këputen.
Nyjat e këmbëve
Nëse jeni duke bërë seks ose sapo keni filluar me lojën, t’i vendosni
nyjat e këmbëve të saj në shpatullat tuaja dhe t’i prekni është një
mënyrë e mirë për ta eksituar. Përkëdhelni secilën me duar dhe më pas
puthini nga njëra anë në tjetrën.
Këmbët
Nëse i rrënjosni në pjesët e zakoneve të të bërit seks ose thjesht
dëshironi ta ndihmoni të relaksohet pas një dite të vështirë, të prekni
këmbët e një gruaje do ju bëjë të fitoni pikë aq sa nuk do e kishit
besuar kurrë. Hidhni pak vaj masazhues ose krem trupi në duar, fërkojini
bashkë për t’i ngrohur pak dhe nisni të masazhoni mes tabanit të
këmbëve të saj. Lëvizni ngadalë nga gishti i madh i këmbës drejt
thembrës.
0 comments:
Post a Comment