Friday 1 June 2012

Ronela Hajati nxjerr te palarat e Top Fest



Ne 3 Qershor, do te mbahet ne kryeqytet finalja e njerit prej kompeticioneve me te rendesishme muzikore, sic eshte “Top Fest”-i. Deri tani jane zbuluar disa nga emrat e finalisteve, nderkohe qe “Bluetooth” ka arritur te zbuloje emrat e disa prej konkurrenteve qe kane mbetur jashte kesaj ngjarjeje. Kengetare te tille si Kejsi Tola, Laura Nezha, Orgesa Zaimi, Ronela Hajati etj., kane mbetur, jane skualifikuar nga konkurrimi, nderkohe qe edhe nje pjese e mire e konkurrenteve te “The Voice”, nuk do munden t’i shkojne deri ne fund kesaj endrre. Natyrisht qe shume prej tyre jane te zhgenjyer, por ne kemi realizuar nje interviste me kengetaren Ronela Hajati, e cila ndan me ne mllefin dhe pazaret qe, sipas saj, jane bere ne kete festival…
Ronela, kush ta komunikoi lajmin per skualifikimin nga gara e “Top Fest”-it?
Lajmi me erdhi te enjten ne darke me nje sms nga nje asistente e Festivalit, ku mbi te gjitha me uronte edhe suksese ne te ardhmen…
U habita qe rezultatet e finales u shpallen gati nje jave pas perfundimit te neteve gjysme finale… Ishte shume e veshtire per te zgjedhur vetem 9 kenge te tjera… Gjithsesi, i falenderoj qe na dhane pak kohe, duke na dhene njeheresh mundesine per te futur ndonje mik apo per te dhene ndonje “ryshfet” te vockel. Gjynah qe s’me shkoi ne mendje…
Si ndihesh qe nuk je pjese e finales?
Nga nje ane me vjen keq vetem per kengen, sepse ishte punuar shume mire, ishte e arrire dhe shume profesioniste. Aq shume elemente kishte ne te, saqe edhe orkestra nuk arriti dot ta luante live ashtu sic duhej. Per vete jam deri diku e cliruar, sepse do kisha humbur shume kohe dhe para duke u stermunduar per nje performance ashtu sic kisha premtuar, dicka qe deri me sot nuk e ka realizuar akoma asnje. Mbase nuk kane dashur qe kjo te realizohej, duke qene se lista e cmimeve eshte gati qe tani, njelloj si me te kualifikuarit automatikisht ne gjysem finale, kur zarfi ishte gati qe para se te fillonte gjysmefinalja “live” dhe mbi te gjitha zarfi ishte bosh, sepse pata mundesine ta shikoja me syte e mi, meqe isha mbrapa prezantuesve ne skene.
Je e zhgenjyer?
Absolutisht po. Une kam dashur te bej performance edhe ne gjysme finale dhe me thane tekstualisht: Mos e ezauro qe tani, por lere per ne finale. Cuditerisht, kur kam marre pjese ne festivale te tjera si “Kenga Magjike” finalistet dalin gjysme ore pas gjysmefinales dhe piket jane te hapura per cdo kenge. Mbase ishte gabimi im, por u nxita vetem nga deshira per te kenduar “live”.
Pse mendon se nuk te kane kaluar?
Ka shume njerez qe nuk duan te te shohin duke ecur me kengen e nje kompozitori te ri si Elgit Doda, duan te transmetojne vetem kenge qe perserisin veten. Gjithsesi, arti ne Shqiperi nuk i perkrah risite, po nuk i perkrahu dhe bota. Duke qene se s’kam dhe mbase s’kam per te pasur ndonjehere mundesine te dal neper ekranet boterore, do perfundoj dhe une duke kenduar kenge vetem komerciale. Mbase s’ka lidhje, por eshte si ne rastin e Rona Nishliut, qe asnje nuk e pelqeu kengen ne fillim dhe pasi u ngrit e gjithe Evropa ne kembe duke e duartrokitur, nuk u ndalen duke e lavderuar…
Ke shikon si kenge fituese?
Eshte nje kengetare qe quhet Ronela Hajati, qe nuk ka asnje klip, sepse ka luftuar gjithmone me gjak dhe me shpirt per te bere nje kenge. Ka nje kenge te bukur kete vit ne “Top Fest” me duket… Pervec kesaj, kete vit nuk e di, ndryshe nga heret e tjera, i uroj sukses disa kengetareve te rinj qe jane aty dhe shpresoj t’u hapen dyert, sepse kane shume me teper talent sesa disa te tjere… Faleminderit te gjitheve atyre qe kane mbeshtetur dhe pelqyer kengen time.





0 comments:

Post a Comment