Friday, 1 June 2012

Genta e BB5 kerkon takim me reperin Stresi

Genta Gjalpi, e renditura e treta nga votat e publikut ne reality-show-n “Big Brother 5”, ka shprehur deshiren per te takuar reperin e hitit “Lamtumire”, Arkimed Lushajn, i njohur me emrin e artit, Stresi. Tanime qe Genta eshte shnderruar ne nje personazh te njohur fale eksperiences ne BB, eshte e qarte qe do te kete mundesine te takoje shume kengetare apo VIP-a te tjere, por cfare e lidh ate me Stresin?!


Eshte mesuar se Genta deshiron ta takoje “rivalin” e Noizy-t per te vellane, te riun e quajtur Elton, i cili aspiron qe te behet nje reper i njohur. Te gjithe e mbajme mend performancen e tij ne mbremjen finale te “Big Brother 5”, teksa nje nga surprizat qe iu be vajzes nga fshati Baban i Devollit ishte pikerisht kenga me klip qe i vellai i kishte kushtuar asaj, mbi bazen muzikore te kenges se njohur te 50 Cent “In da club”.

Sa u takon thashethemeve Genta ka thene: “Big Brother ka ndikuar per mire tek une. Tani dua dicka te mire per jeten time, por ne radhe te pare qetesi shpirterore dhe psikologjike pas atyre qe kam kaluar. Kam deshire te punoj ne televizion. Fotot ishin nje abuzim nga nje person tek i cili une kisha besim”.

 

0 comments:

Post a Comment