Një 22-vjeçare me inicialet L.S. me prapambetje mendore nga fshati 
Mesaplik i Vlorës ka abortuar fëmijën e saj rreth 6 muajsh. Sipas 
mjekëve, fëmija kishte vdekur në bark dhe se ishte mrekulli që nëna e 
foshnjës arriti të mbijetonte.
Ndërsa policia e Vlorës ka deklaruae se fëmija ishte fryt i një abuzimi 
seksual. Kjo konfirmohet dhe nga prindërit e viktimës, si dhe nga burime
 zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Dyshohet se 
20-vjeçarja është përdhunuar nga një banor i fshatit Mesaplik, emri i të
 cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore. Ky i fundit akuzohet për 
“Kryerje të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona që janë 
të pazotë për t’u mbrojtur”.
 Ndërkohë policia dhe prokuroria e rrethit 
të Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në 
lindjen e parakohshme të 20-vjeçares.
. 
Friday, 1 June 2012
Vlorë, përdhunohet e mbetet shtatzënë e sëmura mendore
Subscribe to:
Post Comments (Atom)






 
 
 
 
 
 
 
 
0 comments:
Post a Comment