Shqipëria ka një rritje të numrit të përdoruesve të drogave, duke regjistruar rreth 50 mijë përdorues dhe 15 për qind të tyre janë përdorues intravenoze.
Sipas specialistëve këto shifra kanosin për shpërthim të hepatiteteve, pasi shpesh përdoruesit e drogave e injektojnë atë me shiringa të përdorura.
"Prevalenca e infeksionit HIV te përdoruesit e drogës është nën 1 për qind. Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të Hepatitit C, që nga të dhënat studimore që ka organizata 'Stop Aids', personat që janë përdorues të drogave intravenozë, përqindja e Hepatitit C është mbi 30 për qind. Transmetohet kryesisht përmes shkëmbimit dhe ripordimit të shiringave të përdorura për injektimin e drogës. Me keqardhje them që programet e shkëmbimit të shkëmbimit të shuiringave që nga marsi i vitit 2012, për mungesë financimesh janë mbyllur dhe ky grup vulnerabël i shoqërisë sonë, sot gjendet pa një shërbim dhe na vë përballë rrezikut të shpërthimit të epidemive të tilla si Hepatiti B, Hepatiti C apo virusi HIV", thotë Arian Boci,nga organizata 'Stop Aids'.
Ne Shqiperi perdorimi i substancave abuzive eshte rritur shume sidomos tek adoleshentet. Madje sipas statistikave ka një rritje te perdorimit të tyre edhe nga femrat. Ne Diten Botërore të Luftës Kundër Drogës eshte organizuar nje aktivitetet sensibilizues mbështetur nga Ambasada Amerikane.
Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik thanë se në luftën kundër drogës duhet te kete bashkepunim ndersektorial.
"Vendi ynë po përballet me një çështje të tillë, është një problem i cili është lehtësisht i parandalueshëm falë mekanizmave apo koordinimit shumësektorial, i cili është i mundshëm dhe është i parashikueshëm dhe është i parashikuar, ndërkohë që kurimi i personave të cilat kanë krijuar varësi është një problem më i komplikuar dhe më i vështirë", thotë Gazmend Bejtaj, drejtor i Shëndetit Publik.
Ministria e Shendetsise ka miratuar tashme strategjine e re ne luften kundër drogës per vitin 2012 -2014, ku perfshihet ngritja e nje Qendre Kombetare per Informimin e të Rinjve në ISHP.
0 comments:
Post a Comment