Shumica e shteteve të botës, i kanë makinat e tyre me timonin të pozicionuar në anën e majtë të tyre.
Por me anglezët pse nuk ndodh kështu? Mos ndoshta duan të tregojnë se janë ndryshe nga ne? Jo, nuk është kjo arsyeja.
Rregullat e para të pashkruara mbi drejtimin e mjeteve, nisin në
kohët mesjetare, kur ushtritë nisin të urdhërohen të ruanin krahun e
majtë, pasi e kishin më të lehtë kështu, që të luftonin me shpatën në
dorën e djathtë.
Një porosi kjo, që u kthye në detyrim nga Papës Bonifaci VIII. Të cilin, duket se e ndryshoi Robespieri dhe më pas Napoleoni.
Ndërkaq, automobili i parë u prodhua me frena dore të instaluara në
anën e djathtë të makinës. Kjo e bëri të detyrueshme që dhe timoni e
shoferi, të qëndronin në të djathtën.
Më tej, frenat e dorës u zhvendosën brenda në makinë, të pozicionuara
në qendër, duke lejuar që vendi i shoferit të kalonte në të majtë.
Ndoshta në këtë moment, britanikët, nuk kanë dashur që të ndryshojnë
si pjesa tjetër e botës. Dhe në fakt, ka ende vende si disa shtete të
Afrikës Jugore, Australia ose Japonia, ku makina drejtohet në krahun e
djathtë.
Saturday, 23 June 2012
Pse anglezët e kanë timonin e makinës në të djathtë?
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment