Kurrë nuk ka qenë sekret se themeluesi i
Apple Steve Jobs ka qenë qejfli i drogave dhe në filmin biografik
paraqitet në vitet e tij kur merrte LSD.
Aktori që do të interpretojë Jobs është Ashton Kutcher dhe në këto foto të marra nga sheshxhirimi 34-vjeçari duket nën efektin e LSD-së me krahët e ngritura drejt qiellit dhe duke bërtitur.
Filmi po xhirohet në Santa Clarita të Kalifornisë.
Dokumente të lëshuara nga Pentagoni tregojnë se Steve Jobs ka thënë se LSD-ja I ka ndryshuar jetën. Nga viti 1972-1978 Jobs, sipas dokumenteve të Pentagonit, ka marrë 15 herë LSD dhe gjithashtu ka pirë hashash.
Steve Jobs vdiq në tetor të vitit të kaluar në moshën 56-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas. Filmi do të tregojë historinë e biznesmenit vizionar, i cili nga një “hipi” arriti të bëhej bashkëthemelues i Apple.
0 comments:
Post a Comment