Thursday, 14 June 2012

I hedhin ekstazi ne gote, vdes vajza 15 vjec

Vdes 15 vjec prej nje koktejli alkolik ku nje i panjohur i hodhi pa dijenine e saj nje tablete ekstaze.
Kjo i ndodhi nje vajze angleze, Rose Farley, qe nuk kishte fat dhe vdiq ne spitalin e Liverppol, pas shtrimit ne urgjence sepse kishte ndier dhembje ne mes te festes se ditelindjes se nje shokut te saj.
Sipas njoftimeve paraprake te siguruara nga hetuesit britanike, vrasjen e shkaktoi nje tablete ekstazie qe dikush e kishte hedhur ne goten e saj. Vajza pasi e piu ra ne toke, u thirr direkt urgjenca por nuk kishte cfare te benin.
Kjo tragjedi erdhi dy dite pasi autoritetet angleze ngriten alarmin se po qarkullojne tableta MDMA qe jane vdekjeprurese dhe kane shkaktuar dy vdekje ditet e fundit.
Policia tashme po merret me hetimet per pergjegjesin e vdekjes se Rose, qe miqte dhe te afermit e pershkruajne se ajo kurre nuk do te konsumonte droge me dijenine e saj.

0 comments:

Post a Comment