Monday, 18 June 2012

Shkoi t’i lajë këmbët në lumë, gjeti 77 mijë dollarë




Duket se fati i ka trokitur më në fund një të pastrehi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili ka gjetur 77 mijë dollar me prerje 100 dollarëshe fare rastësisht. 46 vjeçari Timothy Yost ishte duke larë këmbët e tij në bregun e lumit Kolorado, në Teksas, kur pa një çantë të fshehur në anë të lumit. Ai e mori dhe kur e hapi nuk ju besonte syve, pasi çanta e vjetër ishte e mbushur me dollarë madje në të kishte edhe me disa monedha ari.Edhe pse i pastrehë, Yost bëri denoncimin në polici, por kjo e fundit e arrestoi duke dyshuar se mos paratë kishin lidhje me ndonjë krim. Pas hetimeve, u verifikua se 46 vjeçarit i kishte ardhur “dhuratë nga Zoti” kjo shumë e majme. Gjithashtu edhe pronari i çantës nuk u zbulua edhe pse policia bëri njoftime të shumta nëpërt media.Tashmë, paratë do ti kthehen endacakut, i cili ka dalë nga burgu dhe është shprehur se kurrë nuk e kishte menduar se do kishte ndonjëherë kaq shumë para.

0 comments:

Post a Comment