Thursday, 14 June 2012

Shenjat E Horoskopit Qe Tradhtojne Me Shume

http://publialb.com/wp-content/uploads/2012/02/astrology-signs-300x300.jpg

Mund të duket diçka e pabesueshme por tradhtia, si një nga arsyet themelore të ndarjes së çifteve mund të përcaktohet duke u bazuar në shenjën e horoskopit. Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t`u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit për shkak të emocioneve.
Shenjat e zjarrit
Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë për të kontrolluar epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan të duken.
Për pjesëtarët e këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm.
Shenjat e tokës
Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë.
Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet oreksi seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm
Shenjat e ajrit
Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prira që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t`ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër atëherë për të gjërat bëhen të rrezikshme.
Shenjat e ujit
Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera. Gaforrja dhe peshqit janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme. Akrepi është krejtësisht i veçantë. Kjo shenjë erotike nuk mund të duroj tradhtinë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia “…derisa vdekja të na ndajë!”.

0 comments:

Post a Comment