Monday, 18 June 2012

10 makinat më të çmendura



Audi A1 quattro është padyshim modeli i makinës më të lajthitur. Shpejtësia e saj maksimale arrin deri në 400 km/h ndërsa 100 km ajo i kap brenda 5.7 sekondash. Por ka një të keqe; është shumë e shtrenjtë. Vetëm 333 të tilla janë prodhuar, dhe që të gjitha me timon nga krahu i majtë.
Toyota Aygo Crazy
Dikujt tek Toyota i lindi ideja për të krijuar një Aygo super-mini sport. Ajo kap një shpejtësi prej 100 km në 6 sekonda.

Renault Clio V6
Nëse jeni në kërkim të një makine të çmenduar duhet të provoni njëherë Renault Clio V6 pasi në çdo centimetër ajo ngjan një super-makinë.

Mitsubishi Evo X FQ400
Kjo makinë ka një start mbresëlënës, pasi vetëm në 3.8 sekonda arrin 100 km. Por çmimin e ka paksa të kripur, pasi nis nga 50 mijë paund.

Volkswagen Golf W12
Kjo makinë është realizuar për festivalin e GTI në Uorthersee në Austri që u mbajt në vitin 2007. Shpejtësia maksimale e saj arrin në 325 km/h.

BMW M3 pick-up
Disa njerëz mund të kenë mbetur të befasuar kur BMW prezantojë M3 pick-up në vitin 2011. Një makinë me një motor super të fuqishëm dhe me vetëm 450 kg peshë. Gjithsesi nuk ishte koincidencë që prezantimi u bë me 1 prill.

Renaultsport Megane R26.R
Kur Renault tha se po realizonte një makinë familjare me dy vende, kjo gjë u mor si një reng. Por në fakt nuk ishte një shaka, e tillë ishte.

Vauxhall VXR220
Këto ditë është e vështirë të imagjinohet që Vauxhall të prodhojnë një makinë si VX220. Makina ka një balancë perfekte. Ajo kap 100 km në 4.2 sekonda.

Vauxhall VXR8 Bathurst S
Nëse VXR220 është një makinë e lehtë, Bathurst S është e kundërta. Ka një motor V8 që bën të mundur që edhe pse një makinë super e madhe të kapi një shpejtësi deri në 300 km/h.

Nissan Micra 350SR
E ndërtuar në 2007, ajo është një makinë mjaft mbresëlënëse vetëm se gomat e saj duhen ndërruar sa më shpesh

0 comments:

Post a Comment