
Facebook” përjetoi një ndërprerje të shërbimit për një pjesë të 900 
milionë përdoruesve të tij në orët e para të së premtes, pasi ra pre e 
një sulmi kompiuterik të grupit famëkeq të piratëve, “Anonymous”.
Duke përdorur rrjetin tjetër shoqëror, “Twitter”, për të shprehur 
pakënaqësinë e tyre, mijëra përdorues nga Shtetet e Bashkuara të 
Amerikës dhe Singapori shprehën irritimin e tyre për pamundësinë e 
hyrjes në faqe për rreth tre orë, nga ora 2-5 të mëngjesit me orën 
shqiptare.
Goditja e “hackers” vjen në momentin më të keq të mundshëm, teksa 
kuotimi i rrjetit më të madh shoqëror në bursë ka shkuar gjithmonë e më 
keq, ndërsa vlera e aksioneve ka rënë me 22% nga kuotimi fillestar, dy 
javë më parë.
Këto lajme të njëpasnjëshme të këqija vijnë në momentin kur 
themeluesi dhe aksioneri kryesor i rrjetit, Mark Zuckerberg, ndodhet në 
Itali në muaj mjalti, pas martesës surprizë që realizoi më parë.
Në një komunikatë, “Facebook” pranoi vështirësitë teknike: “Më parë 
gjatë ditës, përjetuam disa vështirësi në përdorimin e faqes sonë. Këto 
probleme janë zgjidhur dhe kushdo tashmë ka akses në rrjet. Kërkojmë 
ndjesë për çdo shqetësim”.
Kjo është hera e parë që gjigantët e “Facebook”, nëse do të 
verifikohet, bien pre e një sulmi nga “hackers”. Në të shkuarën, 
Zuckerberg ishte krenuar me faktin që rrjeti nuk kishte pësuar kurrë 
vështirësi apo të kishte rënë që prej lëshimit të tij fillestar, në 
shkurt 2004.
Friday, 1 June 2012
Facebook per here te pare hackohet nga Anonymous
Subscribe to:
Post Comments (Atom)






 
 
 
 
 
 
 
 
0 comments:
Post a Comment