Saturday 2 June 2012

Ronaldinho largohet nga Flamengo

Ronaldinho largohet nga Flamengo  

Ronaldinho nuk është më një lojtar i Flamengos. Pas një viti e pesë muajsh, 32-vjeçari brazilian është i lirë dhe mund të negociojë me çdo klub tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

“Kontrata është zgjidhur, por nuk do të flas për vlera monetare”, bëri të ditur avokatja e ish-lojtarit të Barcelonës dhe Milanit në një komunikatë për mediat.

Sulmuesi po kalon një moment shumë të vështirë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të nënës së tij dhe për këtë arsye klubi i kishte dhënë leje që nga e shtuna e kaluar.

Ditën e enjte duhej të prezantohej në stërvitje, gjë që nuk e bëri. Drejtuesit morën vendimin për ta larguar nga skuadra për arsye se Ronaldinho nuk e ka për herë të parë thyerjen e rregullave të klubit brazilian.

0 comments:

Post a Comment