Saturday 2 June 2012

Cristiano: Reali mund të fitojë gjithçka

Cristiano: Reali mund të fitojë gjithçka  

“Kemi një ekip të madh, baza është e njëjta dhe do të vijnë përforcime nga merkato. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë një sezon të shkëlqyer dhe për të fituar të gjithë titujt.”

Këto janë deklaratat e Cristiano Ronaldos, futbollistit të Real Madrid, në një intervistë për firmën ‘Castrol’.

“Është e mundur që në vitin 2013 të fitojmë të gjashtë titujt, ashtu siç bëri Barcelona në vitin 2009”, shtoi sulmuesi portugez.

Në këtë intervistë Cristiano thekson gjithashtu se gjatë karrierës së tij ka mësuar nga dy trajnerë: Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinho.

“ E vlerësoj shumë Fergusonin sepse isha vetëm 18 vjeç kur shkova në Angli dhe ai më mësoi gjithçka. Është si një baba i dytë për mua. Ndërsa tani jam i lumtur që po vazhdoj karrierën me Mourinho, i cili më ka mësuar shumë gjëra të reja”, deklaroi Cristiano.

0 comments:

Post a Comment