Friday 1 June 2012

Charlize mrekullon edhe një herë më shumë

Charlize mrekullon edhe një herë më shumë  
Charlize Theron shfaqi edhe një herë më shumë të gjithë hiret e saj të mrekullueshme, ndërsa “zbukuroi” premierën e filmit “Prometheus”, në Londër.

Aktorja nga Afrika e Jugut ishte arsyeja kryesore përse mijëra persona mbushën sheshin Leiçester, ndërsa në sallën e kinemasë “Perandorake”, ku u transmetua filmi fantastiko-shkencor ajo shoqërohej edhe nga aktorët e tjetë, Micheal Fassbender, Noomi Rapace dhe regjizori Ridley Scott.

36-vjeçarja u paraqit në ceremoni me një fustan të shkurtër, jashtëzakonisht tërheqës, me një të çarë tepër joshëse në njërën kofshë.






Theron zgjodhi të dukej në mënyrë krejt të natyrshme, duke mos vendosur në trup asnjë bixhuteri, duke mbajtur një pamje të thjeshtë e natyrale.



0 comments:

Post a Comment