Femrat që kishin në dispozicion të ardhura të mjaftueshme, por që s’kishin gjetur njeriun e duhur, i janë drejtuar fekondimit artificial. Të gjitha këto nëna kanë kënaqësi të madhe të sjellin në jetë një fëmijë dhe të kujdesen për të, edhe pse vështirësitë janë të mëdha: shumë prej tyre vuajnë problemin financiar, vetminë dhe mospasjen e kohës së lirë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, në vendet europiane nënat e divorcuara me një fëmijë përbëjnë mbi 11 për qind të popullsisë. “Zanati” i nënës beqare është zanati më i vështirë në botë. Tensioni psikologjik që ndiejnë është i madh kur shtohet pesha e përgjegjësisë që një nënë duhet të përballojë e vetme. Ndonjëherë ka nga ato nëna që ndihmohen nga prindërit, motrat, vëllezërit dhe të afërmit, por ka të tjera që mbështeten vetëm te forcat e veta. Energjia që kërkohet është shumë e madhe. Të jesh nënë dhe të punosh në të njëjtën kohë është tepër e vështirë, edhe kur një grua ka burrin pranë. Kënaqësi e madhe, por edhe shumë përgjegjësi: të jesh një nënë e vetme është një detyrë mjaft e vështirë, ndoshta më e rënda që mund të ekzistojë.
Pas punës një nënë nuk di se çfarë të bëjë më parë: të marrë fëmijën në shkollë, të bëjë pazarin, të shkojë në shtëpi që të ndihmojë fëmijën të bëjë detyrat, të gatuajë, të vendosë rrobat në lavatriçe për t’u larë apo të pastrojë shtëpinë? Ajo e di se të gjitha punët presin atë, kështu që vendos të bëjë disa minuta pushim duke bërë një banjë me ujë të nxehtë. Pas gjithë kësaj sforcoje është normale të ndihet në ankth dhe e lodhur ose t’i duket sikur është e izoluar. Mikeshat beqare, ose ato që mund të mbështeten te një shok të paktën bashkëpunues, sigurisht që kanë një jetë më të thjeshtë. E mira do të ishte që të kërkoni të ndërtoni një rrjet shpëtimi me të tjera mama beqare për të pasur ndihmë reciproke. Duhet të shihni me kujdes anën pozitive të gjendjes suaj familjare.
Gabimi që bëjnë mamatë e vetmuara është pikërisht fakti që nuk e vënë veten asnjëherë në vendin e fëmijëve. Nëse keni krijuar bindjen se ekzistoni vetëm për fëmijën, sigurisht që kjo nuk është një mënyrë e drejtë të jetuari. Nuk do të ishte keq që njëherë në javë për disa orë t’ia besonit fëmijën një dadoje, një mikes suaj, apo gjyshes, ndërsa ju shkoni disa orë në palestër apo bëni diçka tjetër për të hequr mendjen. Një nga gabimet e shpeshta që bëjnë mamatë e vetmuara është mënyra e të qenët prepotente dhe shumë e pranishme në jetën e fëmijës. Lërini fëmijët të bëjnë jetën e tyre, mos u bëni të bezdisshme. Përpiquni që edhe ju të viheni në kontakt me realitetin, mos u mbyllni si në guaskë. Kujtoni se fakti që fëmija juaj është duke u rritur vetëm nga një prind nuk do ta bëjë atë të mos ndihet i dëshiruar. Gjëja më e rëndësishme është të mos mbizotërojë dëshpërimi. Të gjesh një ekuilibër nuk është e lehtë, por jo e pamundur. “Kur vajza jonë Eva ishte 15-muajshe, bashkëshorti im më la dhe iku jashtë shtetit me të dashurën e tij të re. Prindërit e mi jetojnë larg. Në atë periudhë ndihesha totalisht e pafuqishme për të përballuar e vetme jetën”, tregon Meri. E kush nuk do të kishte ndier të njëjtën gjë? “Për fat të mirë, sidomos gjatë periudhës së parë, më ndihmoi tezja e ish-bashkëshortit tim. Problemi më i madh pas parave ishte menaxhimi i kohës dhe organizimi. Për këtë gjë vendosa ta ndërgjegjësoja dhe ta vija para përgjegjësisë vajzën time. Nuk kishte asgjë të veçantë: do t’i mësoja të vishej dhe të lahej vetë, të rregullonte krevatin, të bënte gati rrobat për ditën tjetër, të shtronte dhe të ngrinte tavolinën”. Nëse divorci ose ndarja është e freskët, mos ia mohoni fëmijës prezencën e figurës atërore. Babai nuk do të jetë i përditshëm në familje, por ai vazhdon të jetë prindi i tij. Jo më pak i rëndësishëm është edhe kontributi në rritjen e fëmijës: një krizë financiare është gjëja e fundit nga e cila do të vuajnë.
Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
ReplyDeleteEmail: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp+17168691327
Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
ReplyDelete*nëse dëshironi të dashurit tuaj.
*nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*nëse doni një fuqi shpirtërore.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}