Për disa sekonda, e vetmja gjë që mund të dëgjohej në fushë ishin pasthirrma frike, murmurima dhe ankth.
Megjithatë, “viktimat” e vetme të kësaj ngjarje ishin vetë spektatorët, të vendosur në vendin ideal për të rënë pre e një iluzioni optik.
Në të vërtetë, dy aeroplanët ishin të ndarë midis tyre me një mijë metra lartësi, një distrancë tërësisht e sigurt për të kaluar mbi ose nën një tjetër mjet fluturues.
Aeroporti i Londrës, si më i madhi në Europë dhe një prej më të ngarkuarve me trafik në botë është i detyruar të vendosë avionët në një linjë pritje për t’u ulur dhe kalimet në të njëjtën vijë, në lartësi të ndryshme janë të zakonshme.
Megjithatë, në rastin e fushës së golfit, ekspertë të iluzioneve optike shpjeguan se këndi me të cilin spektatorët shihnin pamjen nga fusha ishte i tillë që e zhdukte ndarjen, duke bërë që të dukej sikur avionët ishin ngjitur, siç dëshmojnë edhe disa fotografi të marra nga turneu i golfit.
0 comments:
Post a Comment