Kardashian: Kanye di gjithçka për mua

Kanye West njeh gjithçka rreth Kim Kardashian, të paktën sipas vetë vajzës së famshme të “reality show” në SHBA..

Zbulohet lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Metit të BB5

Besojme se edhe ju e dini që këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke e bërë shumë shpesh rrugën Tiranë- Prishtinë.

Bes Kallaku (Gjini Portokallis): Tërbohet në Londër (Foto)

Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja.

Gerta dhe Liami lidhje intime pas daljes nga Big Brother 5?!

Brenda shtëpisë së Big Brother 5, ata të dy nuk kanë pasur ndonjë raport intim. Megjithatë kanë qenë pjesë e të njëjtës aleancë.

Saturday, 30 June 2012

Matura, 4 mesuese ne pranga

Nje note e mire apo kaluese ne provimet e matures ne Kamez, ne shkollen “Ibrahim Rugova” kushtonte 250 mije leke, ndersa me i veshtiri ai i historise se avancuar deri edhe 350 mije leke.
Kjo eshte tarifa e vendosur nga kater mesuese te kesaj shkolle ndaj kater maturanteve, e zbuluar nga njesia e perbashket hetimore dhe strukturat e krimit ekonomiko-financiar ne perfundim te hetimeve me metodat speciale ne baze te nje autorizimi te leshuar nga Prokuroria e Tiranes. Ne perfundim jane arrestuar kater mesuese te kesaj shkolle, dy prej te cilave ajo e fiskultures dhe historise u kapen ne kushtet e flagrances brenda ambjenteve te shkolles duke korigjuar testet thote nje burim i policise. Ndersa dy mesueset e tjera, ajo e matematikes dhe letersise u kapen ne shtepi, por qe implikohen nga pergjimet dhe vezhgimet e gjata te agjenteve kunder krimit ekonomiko-financiar ne Policine e Tiranes. Burimet e policise thane se rasti i fundit ben fjale per nje vajze nga Kamza e cila ka nderhyre nepermjet nje familjari tek mesuesja e fiskultures qe dyshohet se bente rolin e sekseres ka paguar shumen prej 250 mije lekesh per note kaluese, ndersa shoqja e saj kishte paguar nje shume te ngjashme per note te mire.

10 kuriozitete per gjoksin femeror

Gjinjte e femrave gjithmone jane teme interesante, sidomos per gjinine mashkullore. Edhe pse gjithkush mendon se di gjithçka rreth tyre, fakti eshte se ka shume gjera misterioze te cilat jane zbuluar koheve te fundit.
10 fakte interesante per gjinjte e femrave: 1) Nje gji mesatarisht peshon rreth nje kile dhe permban rreth pese per qind e trupit yndyre totale. 2) Ashtu si penisi edhe gjiri zgjohet gjate marredhenieve seksuale. 3) Mesatarisht “thiri”i gjirit te femres gjate seksit rritet me shume se nje centimeter. 4) Mesatarisht madhesia e gjinjve te femrave eshte 36 centimetra, qe tregon se grate diteve te sodit i kane gjinjte e medhenj. Ne fakt para ca viteve madhesia e gjinjve ishte 34 centimetra. 5) Ne mesjete gjinj terheqes ishin konsideruar ato me nje boshllek te madh ne mes te gjirit, ndersa tani konsiderohen ato me te bukur ne te cilat kjo hapesire eshte minimale. 6) Shumica e femrave duan te kene gjinj te bukur dhe gjeja kryesore eshte se nuk duhet te pine duhan! Ne menyre te veçante, pirja e duhanit kontribuon ne uljen e gjirit. 7) Femrat, ndryshe nga burrat, ne disa plazhe nuk mund te ecin pa pjesen e siperme. Per te ndrequr kete padrejtesi, u themelua sajti GoTopless.org qe promovon te drejten e grave per te ecur pa pjesen e siperme. 8) Asnjera grua nuk i ka gjokset me madhesi te njejte. Siç tregohet nga hulumtimet, zakonisht gjiri i majte eshte me i madh se ai i djathti. 9) Studime te shumta kane treguar se gjinjte jane gjeja e pare qe burrat shikojne tek grate. Dhe kjo nuk eshte nje gje e re, apo jo? 10) Nje hulumtim i kryer nga nje kompani thuhet se gjinjte me te medha ne Evrope i kane britaniket.

Friday, 29 June 2012

Tanket "Pushtojne" Tiranen

Që prej trazirave të 1997 nuk na kishte ndodhur ndonjëherë të shikonim mjetë të rënda luftarake që të kalonin përpara syve tonë në qendër të kryeqytetit.

 Në këtë ditë të nxehtë qershori një kamion i madh mbante mbi “supe” një tank… Sytë kureshtarë u habitën kur përpara syve të tyre u shfaq mjeti i akullt dhe i fortë… Nuk ishte as paradë kalimi ushtarake apo ndonjë ekspozitë, por duke parë dhe gjendjen e amortizuar të mjetit luftarak, tanku ishte i destinuar për skrap.
Pavarësisht faktit se në mesditë nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në zona urbane, kamioni vijoi pa u shqetësuar nga askush rrugën drejt daljes së Tiranës. E ndërsa ai ecte, sytë kureshtarë e shoqëronin deri ku u humbte shikimi… Teksa kudo po zhvillohen luftëra dhe shikojmë tanke që pushtojnë qytetet edhe banorët e Tiranës u “pushtuan” për pak minuta nga tanke

Breshëri plumbash nga Lazarati, banorët përreth në panik

GJIROKASTER – Zhurma e armëve nga Lazarati shoqëron çdo natë banorët përreth zonës problematike. Breshëritë e armëve nisin pak para mesnate, për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

E përcaktuar si një zonë ku mbretëron karteli i drogës, pas goditjeve të fundit nga policia banorët e këtij fshati kanë vendosur të mos lejojnë sërish futjen e forcave të rendit në zonë.

Disa Grupe te xhirimit te televizioneve kombetare kan vëzhguar situatën nga një kodër, që prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme e deri ne orën 2.30 të mëngjesit të sotëm. Breshëritë e armëve kallashnikov duket se vinin nga të gjithë cepat e fshatit.

Të rrezikuar nga kjo situatë janë veçanërisht banorët e lagjes periferike “Zinxhira” në Gjirokastër, të cilët në panik deklarojnë se disa prej plumbave kanë përfunduar në muret dhe depozitat e banesave të tyre.

Por të qenit në një zonë të vogël, sjell stepjen e këtyre banorëve, të cilët refuzojnë edhe fotografimin e plumbave në banesat e tyre.

Përballë kësaj situate, nga policia e Gjirokastrës bëhet e ditur se forca të kësaj policie hyjnë çdo natë në fshat, ndërsa mohojnë të shtënat e armëve.

Burime zyrtare të policisë deklarojnë se nuk ka mbërritur asnjë telefonatë shqetësuese lidhur me të shtëna armësh, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë. Kjo situatë është bërë e përditshme, që pas futjes për herë të parë, pas disa vitesh, në fshatin Lazarat të forcave RENEA, një javë më parë, duke arrestuar njërin nga banoret e kësaj zone, për kultivim të rreth 600 rrënjëve me kanabis sativa.

Adelina: Flej me të dashurin tim për centimetrat e tij

Këngëtarja më e njohur kosovare e viteve të fundit, Adelina Ismajli ka rrëfyer jetën e saj në emisionin Rubikon të KTV-së. Fillimisht, ajo ka folur për të dashurin e ri Valin, duke thënë se dëshiron ta mbajë personale lidhjen e larg publikut, por prapë ka folur për të.

Unë nuk flej me xhirollogarinë e të dashurit tim, por me centimetrat e tij”, ka thënë Adelina.

E pyetur për lidhjen me Enver Sekiraqën e Triumf Rizën, ajo ka mohuar se është bërë shkak ndonjëherë për përleshjet midis tyre.

Madje, për Sekiraqën ka thënë se janë të tjera këngëtare që e njohin shumë më mirë se ajo.
Adelina i është kthyer edhe rrahjes me Leonora Jakupin, duke thënë se nuk pajtohet asnjëherë me të, për shkak se ajo e ka shfrytëzuar këtë rast edhe më vonë për ta sulmuar e për të popullarizuar veten. Këngëtarja e shumë hiteve ka thënë se vazhdon të mbetet Rugoviste, por nuk do të thotë se është akoma me LDK-në.
Po ashtu Adelina gjatë emisionit ka thënë se do të jetë një nënë e mirë për deri sa fëmijët e vet do të rriten në Zvicër. Ajo ka treguar se vjehrri e vjehrra e saj janë profesor të Gjuhës Frenge përkatësisht Gjuhës Shipe.

Pukë, masakër për një copë tokë

Një konflikt dhjetëravjeçar në fshatin Mardhnac të komunës Qel të Pukës ka shkaktuar dy të vrarë dhe tre të plagosur.

Konflikti eshte mes dy familjeve Markaj dhe Permarkaj, per nje toke disa dynyme mes banesave te tyre. Mengjesin e së premtes anëtarët e familjes Markaj po udhetonin me nje autobus, ndersa po ktheheshin nga nje vizite familjare. 200 metra larg baneses se tyre kane rene ne priten e ngritur nga anetaret e familjes Permarkaj, te cilet kane qelluar me bresheri kallashnikovi mbi komshinjte e tyre. 

Per pasoje mbeti i vrare ne vend Paulin Markaj,

43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit te tij privat dhe vellai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Eshte plagosur rende Tone Markaj, 39 vjec, bashkeshorte e nje prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Policia gjeti te plagosur ne vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Permarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se eshte qelluar gabimisht nga familjaret e tij gjate prites se ngritur komshinjeve te tyre. Sipas policise e cila arrestoi edhe shtetasin Seferin Permarkaj, ne prite kane marre pjese edhe persona te tjere. Rreth 70 forca policie nga Shkodra dhe Puka kane rrethuar zonen e pyllezuar afer banesave, ku mendohet se qendrojne te armatosur pjesëmarresit ne kete masaker.

Dy familjet e medha kane qene te njohura per policine. Vazhdimisht ata kane patur perplasje te dhunshme mes tyre jo vetem ne Puke, por edhe ne Kamëz, ku serish banojne prane njera-tjetres. Disa here meshkujt e dy familjeve jane shoqeruar nga policia. Konflikti kulmoi me nje masaker me disa viktima dhe me nevojen qe shteti te nderhyje perfundimisht qe ngjarja te mos pershkallezohet.

Zbulohen armet e Saddam Hussein te gjitha ne flori (FOTO)

Keto jane armet personale qe zoteronte Saddam Hussein perpara se te vritej nga ushtria amerikane. LajmiDites raporton se te gjitha keto arme prej floriri tashme gjenden nen zoterimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe pikerisht tani jane bere publike kete foto.